Përparim Hysi: Një dhuratë si urëmiqësie
- 4 hours ago
- 3 min read

Nga Përparim Hysi
Isha në një promovim libri të mikut ntim, SEJDO HARKA, dhe atje zura një mik "me hajmali". Miku kish ardhur enkas nga RRËSHENI dhe m'u prezantua: FRAN NIKOLL BROZI. Jo vetëm kaq,por,kur mori vesh, që unë kisha qenë mësues, më dhuroi një libër shumë sinjifikativ:" 65-vjet të Gjimnazit RRËSHEN,1960-2025". Më poshtë,po në kopertinë:"MARIE DONA,NIKOLLI(BROZI),ish-nxënëse,mësuese dhe drejtoreshë e këtij Gjimnazi. E falnderova mikun dhe,ngaqë nuk kisha asgjë si këmbim, po bëj këtë shkrim të thjeshtë "për të paguar pak si "doganë" për dhuratën e çmuar.
*
Unë shumë gjëra nuk i di,po kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di. Ndaj iu futa dhuratës nga faqa e parë e deri tek e fundit dhe jam i mbushur me emocione pozitive. Kam njohur një mësuese;kam njohur një kolege dhe sikur po më bën apel "thirrja" e një profesioni të shenjtë si mësuesia,ku nga 84-vjeç që kam mbi kurriz,gjysmat i kalova në arsim,kur dola në pension në vitin 2000. Dola në pension,por sikur ta dini, sa herë nëpër gjumë marr e jap provim; sa herë më duket sikur me nxënësit e klasës së tetë nuk kam realizuar planin mësimor për hartimet;sikur nga 7,vetëm katër dhe mend bërtas në gjumë. Mos u çuditni:puna e gjatë dhe me pasion ndikon dhe të bëhet e pranishme për tërë jetën.
Këto që shkruaj unë,mund t'i vlerësojë veç një mësues i vjetër,.por,siç shoh tek "dhurata",pak a shumë,nëpër këto"hulli" gjatë jetës si mësuese, ka kaluar kjo,MARIE DONA,NIKOLLI (BROZI).
Duke parë veprimtarinë si mësuese,shikon një mësuese me kualifikim të lartë që asnjëherë nuk pushon së "mësuari" për vete,se është e ndërgjegjshme;po nuk mësove vet,nuk ke se çfarë u jep të tjerëve. Nëse,profesionalish është investuar me gjithë dijet e saj tek nxënësit, shpërblimi më i madh i saj, janë fanderimet e nxënësve për të. Duke e parë me imtësi,në çdo hap të saj në arsim, them se me MËSUESEN MARIA DONA,NIKOLLI (BROZI) ka ndodhur ajo që ka thënë prej kohësh,historiani Amerikan, HENRY ADAMS:" Kurrë nuk mund të thuhet se ku mbaron influenca e mësuesit."
*
Si e shoh unë,në aspektin pedagogjik,punën e MËSUESES (enkas e shkruaj me gërmë të madhe) MARIE NIKOLLI.
Kam parasysh,Pedagogun Zviceran.ROBERT DOTTMUS i cili në vitin 1966 ka shkruar një status për mësuesin.Po rreshtoj këtu vetëm katër pika të programit dhe,mbasi t'i lexoni, verifikojini në i ka zbatuar MARIA apo jo?
Ja tani: 1. Do ta kryej detyrën me ndërgjegje të lartë.
2. Nxënësit e mi do t'i trajtoj si fëmijët e mi.
3. Do ta mbroj me gjithë mjetet nderin e profesionit tim.
4. Kolegët,çdo herë, do jenë miqtë e mi. Në bashkëpunim me ta,do përpiqem që,vazhdimisht, të buçasë veprimtaria në shkollë.
Tani, pasi rreshtova këtë status, arrita në përfundmin e paluajtshëm:"Kostumi, i "prerë" dhe i"qepur" nga pedagogu zviceran,i rri pas trupit,MËSUESES MARIA DONA;NIKOLLI (BROZI). Hapni librin dhe do shikoni,vlerësimet,certifikatet,dekoratat dhe,mbi të gjitha ai "dekretim i veçantë" si"Ambasadore e Paqes". Nëse ndalem pak tek ky titull honor, se gjej firmat e dy të njohurëve të mi: Të ndjerit dhe të paharruarit të Profesor-Doktor MURAT GECAJ alias BABUSHI dhe të mirës YLLKA BEÇI,ish-nxënsja ime në shkollën "PETRO BAZE" në rrethin e FIERIT. Tej dekoratava e vlerësimeve nga dikastere e deri në MINISTRI të ARSMIT, do të veçoja vlerësimet e atyre që e kanë njohur MARIEN, por,mbi të gjitha velërësimet, qëndron ajo e nxënësve të saj. Tek fraza:" Të faleminderit Zysh MARIA" qëndron mbi gjithë dekoratat që mban. Nga pëvoja ime kam thënë:"Nuk është e vërtetë që vetëm ne, mësuesët vëmë nota për nxënësit,por janë dhe nxënësit që na vënë nota neve, mësuesëve. Ne,ndoshta,ndonjëherë gabojmë,por nxënësit janë shumë të saktë në vlerësim. Ky vlerësim me superlativa nga nxënësit e saj,e rrit karizmën e kësaj mësueseje.
*
OSKAR UALD thotë: "Njeriu është më pak vetevetja,kur flet për veten e tij. Jepu mundësi të tjerëveqë të flasin për ty dhe mëso të vërtetën".Dhe në libër del i plotë portreti profesional i kësa mësueseje që është model që duhet ndjekur.
GANDI e ka lënë porosi:- Mëso sikur nuk do vdesësh kurrë! Dhe MËSUESE MARIA jo vetëm mëson,por është bashkëautore e disa veprave në fushën e Arsimit e Kulturës dhe,kur theksonte VIRGJILI:"Të ngresh lart emrin tënd me vepra,është arritja e virtytit". Këto arritje,veç tjerash, se ajo vazhdimish mëson. Se,siçthotë, Doktor Charles D.Mclver:"Kur mëson një burrë,ke mësuar një individ. Kur mëson një grua,mëson një familje të tërë."
Sa për familjen,ajo ka një familje që trashgon bujarinë e MIRËDITËS,besnikërinë dhe ATDHETARINË!
E falnderoj, "mikun me hajmali" FRAN NIKOLL BROZI dhe familjarisht të kenë vetëm gëzime.
Tiranë, 15 qershor 2026








Comments