top of page

Përparim  Hysi: DITA e NOVRUZIT


DITA e NOVRUZIT


   (poezi)

Nga Përparim    Hysi


Nesër është DITA e NOVRUZIT,edhe unë jam bektashi!

Dua t'i hip autobuzit dhe të shkoj në fshat tani

Dua...është dëshirë imja,porse pritë më vë shëndeti

Dhe tani që jam burrë me thinja,për në fshat  ma ka qejfi.


Më kujtohet mua dikur,kur festonim ne në fshat

Dhe më bëhet sikur, sikur të jem atje këtë natë.

Qëngjin pirës ther babai(shpretkën unë e ha të gjallë)

Dhe në hell e vë pastaj,zu ta pjekë me ngadalë.


Nëna ka mbushur furrën me simite e ëmbëlsira

E kujtoj tani qëkurën dhe më shumë tani u "thinja"

Se përlotem kur kujtoj si festonim ne në fshat

Më vjen keq që dot nuk shkoj, se tensionin kam të lartë.


Prindërit e mi më nuk janë,as shtëpia nuk është më

Por kujtimet më vijnë pranë,aq sa lemza mua më zë.

SE  është DITË e SHËNUAR për besimtarët bektashi

Ndaj i  uroj gëzuar, me këtë timen poezi.

                                                               Tiranë,21 mars 2024

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page