Përparim Hysi: bri me poezi "Qerpikë të shqetësuar" të Poetes, HAVA MIHASI MUÇOLLARI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 4 min read

Libri me poezi"Qerpikë të shqetësuar" të Poetes, HAVA MIHASI MUÇOLLARI
(ese)
Nga Përparim Hysi
Fare,rastësisht hasa me këtë libër me poezi. Në klubin "AJAN" ku pi kafenë,pak a shumë i "abonuar" atje,pronarja e klubit,zonja VALBONA KOÇI,ngaqë e di që shkruaj dhe,sidomos,poezi,sot më tha:-A e njeh një Poete HAVA MUÇOLLARI? Kur pa që ngrita supet me shenjë mohimi,rendi nga klubi në shtëpi dhe ma dha librin. Unë,sado që jam i rënduar shëndetërisht,por leximin e kam si karburant që ia hedh "motorit" tim dhe relaksohem shpirtërisht. Jo vetëm e lexova me një frymë se,edhe po të doja,ta ndërprisja,nuk më linin poezitë,si në atë përrallën e Nastradinit që thuhet:sa më tutje zhytesha në lumë(e kishih hedhur për ta mbytur si"prishës të qetësisë") aq "syska" dhe "bjejka" nxirrja.
*
Jam çuditur dhe jam befasuar në të njëjtën kohë. Dhe kam arsye pse? Autorja ka mbaruar të lartën për ekonomi bujqësore dhe,mandej,ka një varg diplomash si në ekonomi,por edhe në drejtësi, por veç tyre,është një POETE që në vlerësimin tim, i gjithë libri me poezi është si"Parfum i shtrenjtë". Francezët që kanë lincencën botërore të parfumeve,thonë:- Sa më i shtrenjtë parfumi,aq më e vogël shishja ku rri mbyllur". Analogjia për poezitë e saj,është veç një opinion vetjak që,pak nga pak,do ta mbrojë me shkrimin tim.
Kur përmenda arsimimin e HAVA MIHASI MUÇOLLARI,e kini vënë re që asnjë degë e arsimimit të saj,nuk ka të bëjë as me letërsinë dhe,ca më pak,me poezinë. Atëherë,drejtpërdrejt,lind pyetja:- Po si është e mundur,që jo vetëm shkruan poezi,por ato,siç deklaron qenkan si një"parfum i shtrenjtë"?
Për të mbrojtur idenë time, më vjen ndërmend, veç tjerash,POETI i madh ruso-hebre-amerikan JOSEPH BRODSKI.
Kur jetonte në Rusi,rebelohej shpesh me regjimin(qe pushteti sovjetik),e patën arrestuar dhe në një nga gjyqet(me sa më kujtohet qe rasti i trembëdhjetë që dilte në gjyq),e pyet gjykatsi:
-I pandehur,çfarë pune bën?
- Unë jam poet, -tha Brodski.
-Poet ti? Po ku e gjete shkollën për poet,- u tall gjykatsi.
- Unë e di, - tha poeti,- që poezia ëhtë peshqesh nga ZOTI. Dhe ky,gjasme i pashkollë për poezi, u arratis nga Rusia,shkoi në AMERIKë dhe në vitin 1988 mor çmimn Nobel.
Dhe një shembull tjetër për"peshqesh nga ZOTI". LEO BASGALIA thotë:"Talenti është peshqesh nga ZOTI dhe pastaj varet nga ti si e shpërndanë këtë dhuratë nga ZOTI". Duke botuar këtë libër si"peshqesh nga ZOTI" ajo ua ka dhuruar lexuesëve dhe e ka faqen të bardhë,se,"Kur boton një libër(unë e kam jetuar këtë ndjesi),-thotë CEZARE PAVEZE,- ndjen një gëzim të dyfishtë:për vete si autor,por mbush me gëzim një mori lexuesish. Dhe së,fundi,meqë autorja është profesioniste në ekonomi, i kemi me fakte POETË si,MITRUSH KUTELI apo i mrekullueshmi FATOS ARAPI që vinin me arsim ekonomik.
*
Libri "Qerpikë të shqetësuar" që në titull pohon një botë shpirtërore të POETES. Para se të ndalem në poezi të veçanta të saj,siç vë re,kjo është një tumb me poezi të dala nga një shpirt i brishtë,që kërkon që bota të jetë sa më paqësore. Tek hyj brendapërbrenda të çdo poezie, e përfytyroj POETEN sikur e qendis vargun,ashtu si nuset e dikurshme qendisnin pajën mbi gjergjef. Siç e shoh dhe gjykoj,mbi"gjergjefin e saj,janë përdorur"moline" të ngjyrave të ndryshme: aty gjen të kuqen e dadhurisë dhe të lirisë,të blertën e shppress,të bardhën e paqes,por dhe të verdhën e trishtimit.Shkurt,ky libër me poezi është si një qilim me të gjitha motivet. Se asgjë njerëzore,nuk është e huaj për poeten. Aty gjen gëzimin,gjen dashurinë,gjen natyrën, gjen rrugët ku ka shkelur,gjen mallin për vendlindjen;për prindërit dhe, po ta ndjekësh, ashtu siç ka mallin e dashurinë që merr me vete, ka dhe poezinë. Me të ka ndodhur po ajo"risi" për të cilën..i pavdekshmi,DRITËRO AGOLLI,këndoi:"Shkoi në EVROPË/brodhi në AZI/por nga flokët gjer tek thonjtë/mbeti DEVOLLI:" Shikojini poezitë:të shkruar në vende të ndryshem ,deri në ishujt pranë Oqeanit Indian dhe mbresat e poezisë janë me ADN malli për ATDHENË.
Nga ana letrare: në katër reshta.jep një mesazh të madh. Poezitë e saj janë lirike Dhe herë e ruan rimën,herë me asonancë,por sa fine: "Një poezi ilirike,-thoshte liriku i madh Rus,SERGEJ ESENIN,nuk duhet të jetë më e gjatë se katër strofa". Koniçize,por kuptimplote, Ajo që ia rrit vlerë vëllimit është një fakt shumë domethënës: në poezitë saj, has me nje realitet(të kthyer në art,sigurisht).gjen një copë fshat; gjen qiell,det,ngjyrë dhe aspak,në asnjë poezi nuk gjen diçka abstrakte. Figurat letrare,si,krahasimi,metafora janë ato,që me një gjuhë pak poullore"thela mbi bisht",apo me deliatesë"qershia mbi tortë". Poezitë e saj janë si një muzikë që të kënaq shpirtin.Nëse e titullon librin "Qepikë të shqetësuar",se ajo e di mirë që,nën qepikë, janë sytë.Sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe mjafton të lexosh poezitë dhe do hasësh një shpirt të brishtë që di,sa të gëzohete,por dhe të trishtohet,se ajo botën e do paqësore d he të ngrohtë.
*
Për të shijuar pak nga vëllimi:
Mall
Ra nata dhe dritat e natës u shuan
Ylli që shoqëron hënën po ndrin aty
Neonët ndan rrugice i fshehën teje hijet
Si unë që kërkoj të fsheh mallin për ty.
Ose në njëpoezi tjetër.
Kush e shpiku mërinë
Që shpesh e rëndë rri si kurorë
G J I T H Ç KA do të jepja për një fjalë
Veç për një fjalë.Një fjalë të gjorë
Miqtë e mirë
Miqtë e mirë flasin pak
Miqësia e tyre flet më shumë
Tek sodis një det të tërë
Brenda tij sodis ço lummë.
Ndiej hapa të harruara
Nëpër rrugicat e shpirtit tim
Zgjohet përmallshëm kujtimi për ty
Ka kohë që një lule e qendisur në ag
Bën që ato hapa të harruara,t'i ndiej përsëri
Pulsi i dhimbjes
Bie përmallshhëm telefoni
Harrohet,zmbrapset e bie përsëri
Ka kohë që mat pulsin e një dhimbjeje
Që drejtohesh nga muaj nga ti
Sikur.mos privohesha nga shëndeti do sillja dhe të tjera, por duke e mbyllur JU them:"kam shkruar ashtu siç i shijova dhe i uroj POETES(sa pashë,më duket është libri i pestë i saj me poezi),me poezi të tjera që janë sa të"shkurtëra" aq të gjata e me vlerë,për mesazhet që sjellin.Po të përdorja një metaforë,do të thosha:"Siç ka emrin HAVA,POETJA të ngre peshë me vargun e saj dhe të çon në hava!!! NGa"havaja" të zbret në tokëse poezia e saj është sa njrëzore,po dhe aq artistike. Përsa i përket stilit,ka një stil të thjeshtë, të "tretshëm" për çdo"stomak lexuesish" dhe ajo që ia rrit vlerat poezive të kësaj autoreje,është shkurtmëria. "Shkurtmëria, është mençuri, thotë SHEKSPIRI.
Tiranë,9 dhjetor 2025.









Comments