top of page

Përparim   Hysi: 70-km  me humor



 Libri i THOMA GOGËS"Në kilometrin 70-të"

                   (ese)

 

Nga Përparim   Hysi

 

   Kam patur një "gërç" edhe shëndetësor,por dhe kompjuterik,por edhe në këtë statue qo timen. librin nuk e kam hequr nga dora. Para dy-tri ditësh,miku im,THOMA GOGA më dhuroi librin e tij me humor e satirë"Në kilometrin  70-të". Titulli është pak simbolik dhe  THOMAI godit drejt e në shenjë. Ai sapo mbush 70-vjeç dhe  e "pagëzon" këtë ditëlindje me këtë libër. Unë si"nun", duke i "prerë kërthizën" e urova:ke bërë 70-km me humor!

Dhe mos kujtoni se hiperbola ime nuk është e qëlluar. Vërtet që THOMA GOGA rend drejt 70-vjetëve,por ka mbi 50-vjet e ca që shkruan,sa në poezi ,por dhe në prozë. Dhe,po të hulumtosh në arshiva (gjithmonë,nëse janë të ruajtura),që nga koha kur Thomai ka botuar shkrimet e tij,t'i marrësh këto shkrime,mund të shtrohet një rrugë e gjatë (dhe humor për humor),sa këtu dhe në BERAT. Është tip impulsiv dhe buçet,shumë prudent dhe,njëkohësisht, asgjë nuk i shpëton syrit të tij vëzhgues. Ka mbi 50-vjet që shkruan dhe le ta kem gabim,është jo vetëm nga më  veteranët e shtypit,por në gjininë e humorit e të satirës,një nga   më  të mirët.


*Unë kam mbi 50-vjet që e njoh THOMA GOGËN.


Mësues shumë i mirë për gjuhë e Letërsi SHQIPE dhe hobia e tij e veçantë është gazetaria. Në lëmin e gazetarisë është,pothuaj,profesionist. E ka kultivar penën dhe jo vetëm shkruan,por e"kompozon" nxjerrjen e gazetës.Ka dorë piktori, ka një syvëzhgues dhe,si humorist ka një zemër të çiltër dhe,kur të "vretë",të "vretë" me pambuk. Në një vështrim të përgjithshëm,ngaqë e njoh mirë,THOMA GOGA është vevetja. "Të jesh vetevetja,-ka thënë OSHO,- është gjëja më e çmuar".

Të flasësh për një humorist si THOMA GOGA nuk është e lehtë.Më duket se ai  e quan si "kohë të humbur",po nuk zbrazi qoftë dhe një batutë që të bën të qeshësh.Sikur ka dalë nga "lëkura" e ÇARLI ÇAPLINIT që thoshte:"Dita më e humbur në jetë, është dita kur nuk qesh". Por qeshja që sjell me humorin e tij,THOMA GOGA, s'është as e stisur dhe as e sforcuar. Ajo është e llojit qesh e ngjesh dhe kurrë nuk e kalon masën.Humorin bajat e vulgar ua ka lënë atyre shfaqjeve aq neveritëse,si:"Bigbrader" apo "Përputhen". Sikur të kishte një"panel" të vërtetë vlertësimi dhe të vinte në skenë këto skica humoristike të Thomait, do të shihnit se ç'humor do të shijonit.

                                                      *

Në këtë trazicion made in  "Maraton",kur shoqëria është tejet e polarizuar,THOMA GOGA godet  me humorin e tij me aq"kripë". Merrni skicën"Vogëlushi uron" dhe jo vetëm do shkuleni së qeshuri,por do i "thyeni notën në sjellje" qeverisë që e ka katandisur arsimin e kulturën për të qarë e jo për të qeshur. Po të marrësh gjithë  çfarë ka shkruar THOMA GOGA në këtë libër,me një"emërues të përbashkët",mund të thuash atë që këndohet në një këngë popullore:"Bir Selman i nënës/kë të qajë më parë/njërin e kam nip dhe tjetrin e kam djalë." Mund të vazhdoja,si:"Sa shumë policë";"Taksë për kanarinë";"Eh,moj intelengjenca artificiale!"."Në punë sipas qejfit";"Kap çfarë të kapësh" dhe të tëra daulle që bien mbi qeverinë.Po qeveria nuk ka veshë.

Qeshja është gjallëri,çlirim dhe relaksim.Ai që të dhuron humor,kur ke dhimbje(dhe dhimjeka shoqëria jonë)sikur ta ka marrë dhimbjen në duartë e tija dhe loz me të.Pa dyshim që kush bën humor hyn në grupin e iintelegjntëve.

Dhe në shtroni pyetjen se si mundet të arrijë THOMA GOGA të shkruajë me kaq korajo qytetare? Po u për gjigjem me fjalët e LOUIS AUGUSTE PETIT"Njeriu është i lirë,kur nuk i frikësohet asgjëje dhe nuk dëshiron asgjë".

Ja, i tillë është THOMA GOGA! Urime dhe me libra të tjerë!

 

                                          Tiranë, 7 maj 2025

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page