top of page

PËR TY, O GJENERAL PIRRO I EPIRIT


Vullnet Mato


Pas njëzet shekujve, nga vdekja jote sipër kalit, për ty, o gjeneral Pirro, bir i mbret Bardhylit ilirian, shkrova këto vargje e mbi tullën simbolike të varrit, vura dy trëndafila diellor, nga muzgu Adriatik e Jonian;


Për vringëllimat e shpatës tënde nga Apolonia në Vardar, dhe deri poshtë, buzë brigjeve jugore të Peloponezit, ku ushtonin mijëra kalorës, me elefantët luftëtarë: “O Pirro Shqiponja, na prij drejt Romës, përtej detit!”

Për ty që çove lirinë, në Sicili e në krejt Italinë jugore, duke u mbuluar kudo, me dafina të blerta lavdie, ku të pritën me kurora të shumta, për çdo fitore, kudo ku çove të përparuarin, qytetërim Pellazgjie.

Për aftësitë, si teoricien e udhëheqës i luftëtarëve, monedhat e Sicilisë morën emrin tënd mbret epirot. Ndaj ti, Pirro, shqiponja krahëhekurt e Shqiptarëve, mbete i gdhendur në histori, nga lashtësia deri sot.

Për ty, që me vringëllima shpatash në gjithë Ballkanin dhe në të tëra brigjet jugore, rreth Mesdheut, frymëzove shpatat arbërore, për të çliruar vatanin, nga prijësi kryetrim, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Për ty, o mbret, goditur me tullë, nën ballkon të Korintit, nga nëna hakmarrëse, për djalin e vrarë në luftime, ndonëse fitoret e tua i mbylle, me humbjen e shpirtit, do thuren ndër kohëra, himne lavdie me kurora dafine.

Grekët thonë: Pirro ishte gjeneral grek dhe burrë shteti, që i përket i periudhës helene, në luftërat e të parëve, por ti, o Pirro, do të mbetesh përgjithmonë, mbreti dhe shqiponja e përjetshme Pellazgo-Ilire e Shqiptarëve.

Lavdi të përjetshme, o prijës epokal, i papërsëritshëm, O i madhi i të gjitha kohërave, gjeneral Pirro ilirian! Për ty, do çelin kurdoherë dy trëndafila diellor të ndritshëm, në muzgjet e horizonteve të kuq, të deteve Adriatik e Jonian!

18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page