top of page

PËR FATMADHIN, FATMIR TERZIU


Nga Vullnet Mato

                       PËR FATMADHIN, FATMIR TERZIU


Kur erdhi në jetë, Fatmir Terziu,

në Elbasan këndonte kumria.

Nga qafa e Krastës frynte veriu,

mjegull të kuqe kish Shqipëria.

Rrapi shumëshekullor i Bezistanit,

i dha frymën e Dhaskal Todhrit,

të aspironte hapësira tej Elbasanit,

t’ia çonte zërin, të gjithë globit.

Në fillimet e lirisë demokratike,

Fatmirin e thirri gazeta e parë,

në “RD” redaktor i frymës kritike,

për frontin e popullit opozitar.

Më tej në Mbretërinë e Bashkuar

njohur prej tij, vetëm nga harta,

me dhunti e zell për t’u admiruar,

mori disa diplomime të larta.

Së fundi Londra e largët u bë fole,

për këtë djalosh ëndërrimtar,

“fjalën e Lirë” të përhapte në re,

fjalën e dënuar, për shqiptarë.

Bëri me autorë, publikime radhe,

për të njohur bota letrat shqipe,

mik me të gjitha penat shqiptare,

rrezatoi burime të reja drite.

Me seri botimesh e kritikë letrare,

me studime dhe filma elektronik,

bëri të flasë shqip Britania e Madhe,

nga brigjet e Oqeanit Atlantik.

Kështu fatmadhi, Fatmir Terziu,

fatin madhështor e bëri vet,

ngjiti lartësinë që ëndërron njeriu,

Everestin kulmor të dijes në jetë...   

42 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page