top of page

Pëllumb Kulla: Dashuria për vetveten është e vetmja dashuri


DIKU, ARRITA E THASHË

                   Duke përfituar nga errësira, Resuli e mbaroi me nota të larta shkollën e natës. (Skena, Fier. 1979).

*

                  Çdo natë, komshinjtë tanë ngrenë në këmbë lagjen, duke i bërtitur gjyshit të zgjohet, që t’i japin ilaçin e gjumit! (Koncert i Vitit të Ri 1976, RTSh)

  *

                  Dashuria për vetveten është e vetmja dashuri që nuk vuan nga tradhtitë. (Shënime, 1984)

  *

                 Dikur, një i përbuzur i regjimit urrehej më shumë po të rastiste të shuante ndonjë zjarr, që rrezikonte të shkrumboste fabrikën, apo kombinatin. Preferohej më mirë të digjej kombinati, se sa armiqtë e klasës të fillonin dhe të na shpëtonin kombinatet! (Intervistë Faruk Myrtajt, për “Zëri i Rinisë”, 1991)

*

                 Pritjet për lirinë paskëshin qenë më të bukura nga vetë liria. (Në Cellino San Marco, Itali. Vizitë këngëtarit Albano Carrisi, 1991)

*



                 Mbretërit shpesh zbrisnin nga maja e shtetit… Duke fshehur identitetin, shkonin të bënin punë të rëndomta, si hamenj dhe pjatalarës, që të njihnin jetën poshtë. Sot, tek ne po ndodh e kundërta: njerëz të rëndomtë, hamenj dhe pjatalarës, duke fshehur identitetin, venë në majë të shtetit, që të njohin jetën, atje, lart… E pastaj, aha! - Nuk kthehen më poshtë! (Fjalë në Festën e Flamurit. Hartford, CT, 2010)

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page