top of page

PUTHJE


PUTHJE


Të athëta këto netë

Pa ty


Hijëzuar Syzanë

Gjethesh,

Fëshfërijnë ndjenjat

Tek ngjiten ëngjëj

Majë gjoksesh


Rrënqethëse e mishtë

Vjen inazhi yt


Ku sytë mpakur

Presin joshjen


Ta ushqejnë

Lugjeve të zemrës


Perla puthjesh

Po rënkojnë

T’më vijnë


Pikë ,pikë

Kërcet ritmin

Krojeve të shpirtit

Jehonë e zërit tënd

Që po më thërret ëndrrash


Mbushim kupa puthjesh

Mbretëreshë e trëndafiltë


Mbreti I kupave

Po të ofron dashni


Do të shohësh

Se ofshama puthjesh

Do të ndezin gushën


Kapu lisharëses

Së ëndrrës

Të përkundim zgjimet


Arkapiat ,

Le të thyhen tutje


Zotat,

Po këndojnë për ne

Këngë me lutje dashnish


TRAFIK


Trafik në rrugë

Trafik në mendje

Trafik në shpirt


Tmerr

Autostop diku

Mbaroi dhe pritja

Rrugësh u fashit


Vend numëro

Parakalon dhe ankthi

Si I marrë

Po ndjek qetësinë

Ta shprishë


Me kilometrazh zero

Përpara

Na çon dhe vetja

Drejt hiçit u mahnit


Kur ndjenjat boshe

Rrotullohen turbulencash

Nxehin dhe ditët më të ftohta

E jo më këtë ditë të gushtit


E trishtë

Parakalojmë

Sa mundim vetet

Pa ditur se për ku

Përpara veç të shkojmë

Dhe pse ecim kuturu.





NUK JAM MË SI DIKUR


Monotoni,

Thërmuar në pjesëza

Çorientuar


Englediset shpirti

Sa atje këtu


Sa për të thënë

Ja u duka

Që t’më shihni


Por nuk jam më si dikur

Nuk jam më

Ta dini


Pa ty

Dhe me ty


Se unë,

S’jam aty me shpirt

Por vetëm me trup


E ky është ndryshimi.

Oh sa më dhemb.



HËNA VETMITARE


Kundërshtitë

Po thyejnë fjalët

Dëndur


Me grusht mērzie

Rishtaz

Vrasin,

Mu nē sqep të ditës

Der ti thyejnë dhëmbët

Heshtjes


Tehe shpatash

Sysh vëngër

Po zhurmojnë

Tē presin shpirt


Se braktisën dritën

Në shtëpinë e dielltë

Për hënën vetmitare

Netëve


Ajo po gërmon

Me thonj babëzie

Plagëve


Të bëj strehë nga pak

Gjer të kullojë dhembje.


Valbona Kolaveri

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page