top of page

PUSHTETARI I BABËZITUR


Fiqri Shahinllari

Nga Fiqri Shahinllari -Njeriu shëmbet nga madhështia e vet- Në një nga veprat e tij studimore, Kristo Floqi duke folur për Pirron e Epirit, mbret i Mollosëve(çamët e sotëm) ve në dukje guximin e trimërinë e tij të çartur por unë duke e lexuar me vëmëndje vura re se Kristua tek tuk krahas madheshtisë së Pirros përmënd për të edhe fjalë të tilla si njeri vërtet të madh por edhe të çuditëshëm. Një nga çuditë është se ai jo vetëm që i donte shumë ushtarët e vet të cilët i kishin ngjitur nofkën "Shkabë"por ua dinte atyre edhe emrat .Mirëpo "Pirrua ishte tepër megalloman....." dhe ambicioz .Ai "..ëndërronte të bëhej si Leka i Madh..." Thuhet se Aleksandri i Madh kishte dajo babain e Pirros së Epirit. Desha t'u kërkoja ndjesë lexuesve kur shkruajta këtë shkrim sepse nuk isha i sigurtë për këtë fakt që nuk e di si e qysh është futur e ka zënë vënd përciptazi në memorien time. Mirëpo kur lexova në mes të Janarit 2020 një shkrim të Profesor Dr. Kopi Kycykut u binda se nuk e paskam patur gabim. Kopi saktëson faktin se nënën e Aleksandrit të madh, Olimbinë me origjinë ilire, Pirroja e kishte hallë(hallo). Pra Aleksandri dhe Pirroja kishin qënë kushërinj të parë. Midis miqve të shumtë që kishte Pirroja po përmend Kinëan ministrin e këshilltarin e tij kryesor, njeriun e ditur e të zotë por, me sa duket jo të gjitha këshillat e tij eprori i vinte vëth në vesh. Mbase nuk duhet ta ketë zbatuar këshillën e Kinëas për të mos shkuar në qytetin Argos të Greqisë e si pasojë Pirroja u vra me një tullë kokës nga një grua... Histori të njerëzve të pushtetëshëm ka patur në lashtësi, ka patur edhe me vonë, ka edhe sot. Disa prej këtyre njerëzve të pushtetëshëm janë shndrruar në diktatorë zullumqarë e të babëzitur, si pasojë janë shëmbur nga "madhështia" e tyre. Sepse lakmia për sa më shumë famë e pushtet të pakufizuar i ka "marë ata në qafë" në një mënyrë a në një tjetër. Njerëz të tillë ngjitin shkallë hierarkie e arrijnë në "mal" jo për të parë ata botën me halle shumë por për t'i parë bota ata. Dhe ç’ndodh në fund? Ndodh të krijohet premisa që këta persona të "mëdhenj" të groposen nga madhështia e tyre.Ngadhnjimi u kthehet ne mashtrim. Jam i vogël të analizoj veprimet e pushtetarëve të tillë por, me sa kam lexuar, arrij në përfundimin se dashuria për pushtet është ku e ku më e madhe se sa dashuria midis një çifti grua -burrë, e një femre për një mashkull e anasjelltas. Nisur nga rrastet që rrefen historia para e pas Krishtit por edhe nga tregimet e kollosëve të letërsisë botërore mendoj që në këto shënime të nënvizoj se njerëzit e pushtetëshëm, diktatorët rrënohen nga madhështia e tyre, ashtu sic mund të rrenohen edhe nga mllefet e tyre qoftë për inat, qoftë nga zilia për dikë tjeter rival me të. Nga "madhështia" e tyre rrënohen jo vetëm mbretërit, diktatorët apo perandorët por edhe udhëheqës të tjerë qofshin civilë qofshin komandantë ushtarakë. Të gjithë këta së pari janë politikanë janë njerëz që përmes politikës ngjitin shkallët e hierarkisë. Përgjithësisht ata janë oratorë që me gjuhën brisk e të zjarrtë bëjnë për vete turmat që shkojnë pas oratorëve e jo pas njerëzve të heshtur si peshku sado të mirë, të drejtë e të ditur të jenë këta të fundit. E keqja është se ka mjaft rraste kur turma duartroket atë që i ka hipur mbi zverk.Kujto Duçen, Hitlerin që ishin gojëtarë të mëdhenj. Para këtyre diktatorëve dëgjonte në ekstazë turma që duartrokiste frenetikisht. Nuk ka hiç rëndësi se në atë turmë kanë qënë edhe intelektualë , njerëz me reputacion në shoqëri, që realiteti ua ka plasur buzën. Ekstaza e turmës e rrëmben edhe intelektualin me vete dhe e bën njësh me të. Në turmë humbet individualiteti i personit, gelltitet nga mitingashët duke u bërë njësh,palë me psikologjinë e tyre.Sa keq që nga diktatorët shpërthejnë edhe luftërat të cilat nuk bëhen për dritën e diellit, as për ajrin e as për ujin se nga këto ka boll universi. Luftërat bëhen për nevoja ekonomike, për dinjitet , për kufijtë shtetërorë.por edhe për shkrepje manirash të diktaorëve për pushtet të pakufizuar Te pushtetarë të tille turma shikon një flakë që ndrit por nuk e kuptin se ajo flakë nuk ngroh. është flakë kashte. Për shoqërinë e civilizuar është i dëmshëm rrezatimi që përcjellin pushtetarët pa din e iman.për ata që nuk kanë frena ndaj vartësve të tyre. Janë jo të paktë shëmbujt që tregojnë se si vartësit u ngjajnë shefave të tyre. Duket sikur eprori e ka nxjerrë nga hundët, sic thotë populli.Tamam si matrushkat ruse.Rëndësia qe njeriu i jep vetes është ndjenjë e rrezikëshme edhe per veten e tyre dhe për të tjerët po se po. Sepse vjen një ditë që atyre u "rrëshket" këmba nga lartësitë ku kanë hipur pa e ditur se ç'i pret.Eshte fakt që cdo njeri kërkon të vlerësohet për cka bën. Kjo është e drejtë. Për pushtetarët akoma më shumë . Sepse ata duan te lenë pas emër të mirë. Ndryshe harrohen. Nuk ka më keq se harresa. Nuk thonë keq kur mallkojnë:Tu harroftë emri.Në një farë mënyre njeriu vdes jo kur mbulohet me dhe' por kur harrohet.Të lesh emër në histori nuk do të thotë që të të kujtohesh vetëm për vepra të mira. Historia rrëfen edhe për mostra që për hir të manisë për t'u kujtuar i venë flakën qytetërimit. I tillë është Neroni I cili donte të kujtohej brez pas brezi nga njerëzimi packa veprës që bëri. I vuri flakën dhe dogji Romën e lashtë.. Mëndjet e ndrituvra të hartuesve të Kushtetutës Amerikane vendosën që njeriu më i pushtetëshëm i vendit të mos ""mbretërojë" më shumë se dy legjislatura sado i përkryer që të jetë njeriu i mandatuar nga populli. Kështu shpëtohet presidenti që të mos shëmbet nga madhështia e vet por edhe populli të provojë alternative të reja në qeverisje. Një udhëheqës i tillë bëhet njësh me hallet e dertet e populli. Sjellja jo arrogante e eprorit të spikatur ka pushtet të padukshëm por që ndjehet shumë te vartësit e njerëzit e thjeshtë. Nga lartësitë e pushtetit ai shikon se si zjen e pluskon kazani i shoqërisë me nevoja e halle të mëdha.Pushtetari i urtë që ka marë përsipër të qeverisë di të orientohet mirë në erërat e e tufanet e kohës. Ai nuk mund të jetë nga ata tipa të cilët nuk i lenë zilet të dëgjojnë këmborët. Zgjedh prioritetet. Shikon mundësinë e zgjidhjes në radhë të parë të halleve që fërkohen me nervat e njerëzve të thjeshtë pasi këto halle krijojnë nervozitete e prishin personalitetin e njeriut. Politikani dinjitoz kur e ndjen vetë se me veprimet e tij nuk "qullos" gjë , nuk e justifikon dot besimin që kanë patur për të elektorati, kur e shikojnë që një vit në politikë për të është shumë atëhere ai jep dorëheqjen pa një pa dy. Këtyre shënimeve cdo lexues mund t'i shtoje fakte të tjera. Megjithatë cdo fakt nuk vlen pa interpretim. Pranohet se pesha e madhe ,mendjemadhësia,e qorrolleps mushkën e pushtetit.  

34 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page