Informohemi nga familja se sot në orët e para të mëngjezit mbaroi në një spital të Tiranës nga një sëmundje e zemrës poeti, shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë Dr. Bardhyl Maliqi.
Bardhyl Maliqi u lind në qytetin e Konispolit më 19 Korrik 1955.
Punoi ndër vite si mësues i gjuhës dhe letërsisë, psikolog shkollor, aktualisht drejtues i Njësisë Psiko-sociale dhe pedagog i Filialit Universitar të Sarandës prej disa vjetësh. Ka kryer fakultetin gjuhë – letërsi në Shkodër (studime të thelluara në psikologji – pedagogji), master në mësimdhënie, doktor në shkencat e edukimit.Është autor i mbi 20 librave ku përfshihen vëllime poetike, poema, dhe studime e analiza letrare.
Bardhyl Maliqi ka qënë antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë qysh kur ishte student në Shkodër dhe një ndër themeluesit dhe drejtuesit e Degës së Sarandës.
Pas viteve 90 ka qënë një ndër themeluesit dhe drejtuesit për shumë vite i Klubit të Krijuesve Jonianë të Sarandës.
Krijimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të Ballkanit dhe Europës.
Është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku vlerësimin e fundit e mori para një jave në formën e dekoratës Aleksandri i Madh nga Klubi i Ideve të Salaminës në Greqi.
Me ikjen e tij familja humbi njeriun e dashur, Saranda qytetarin model dhe Klubi i Krijuesve Jonianë antarin themelues dhe aktiv me një krijimtari të gjerë shumë dimensionale
Comments