top of page

PSE SHET MEND PËR SHQIPËRINË?!!!.


TI QË JETON NË AMERIKËN TËNDE, PSE SHET MEND PËR SHQIPËRINË?!!!....


NGA KRISTO ZHARKALLIU


Kam afro një vit e gjysmë-qëkurse filloi epidemia e tmerrëshme të Covid 19 që nuk kam marrë mundimin të shkruaj diçka (shumë rrallë kam hapur kompjuterin) duke qënë i vetëdijëshëm se nuk kam shumë gjëra të shkruaj,( dhe kujt t’ja them dhe kush do të më dëgjojë?) Ndoshta mosha ka ndikuar në këtë drejtim-por kryesorja ishte se askush më nuk na e vë veshin. Shqiptarët që jetojnë (akoma) në trojet e tyre janë të zotë të fjalës dine vetë hallet e tyre dhe përpiqen t’i zgjidhin. Këto tridhjetë vjet “demokraci” ku shumë shqiptarë u a mbathën kmëmbëve për të gjetur “lumturinë” në vendet e tjera,u shfaqën dhe ata që po na shesin mënd nga larg duke share e akuzuar vendlindjen e tyre thua se në vendet ku kanë shkuar kanë gjetur lumturinë mirëqënien dhe, kryesorja “drejtësinë” absolute. Disa prej tyre flasin dhe shkruajnë thua se ata i dine të gjitha kurse ata që kanë mbetur në Shqipëri janë syleshë, vagabondë dhe kusarë…dhe drogaxhinj që, sipas tyre nuk gjenden në vendet e tjera kësi maskarallëqe…Disa here kam shkrojtur për komentuesit e shumtë anonimë të emigracionit që nuk i lënë kusur pa i ngarkuar Shqipërisë…Na qënka kaq e keqe Shqipëria? Qënkeshin të gjithë shqiptarët syleshë,kusarë dhe drogaxhinj? Vetëm ata që kanë shkuar në emigracion janë njerëzit e zgjuar dhe të trurit shqiptar apo thjesht shesin mënd duke u fshehur prapa anonimisë?

Përveç “komentuesit” e shumtë me pseudonime qesharake, janë të shumtë ata që tregohen si intelektualë, njerëz të artit dhe të kulturës që një fjalë të mirë për vendin e lindjes nuk u mban zëmra ta thonë. Më duket se të gjithë këta e urrejnë Shqipërinë, urrejnë shqiptarët kudoqofshin. Nuk është rastësi që shumica e emigrantëve shqiptarë kanë marrë shtetësi të huaj madje nxitojnë që fëmijët e tyre të integrohen (të asimilohen)në vëndet ku ndodhen duke u a mohuar akoma dhe gjuhën amëtare. Madje dhe vetë përpiqen të flasin gjuhën e vendit ku ndodhen e punojnë ndonse nuk e njohin aspak mirë dhe bëhen qesharakë.

Ajo që më nxiti të shkruaj këtë shkrim është një “letër-shkrimi” që u botua në gazetën elektronike DITA me titullin antishqiptar:”Shumë kurva na paska kjo Shqipëria e vogël..” nga një ish shqiptari që banon në Amerikën e tij të bukur dhe prrallore…Emri i tij është Ahmet Çollaku dhe që nga Nju Jorku ka konstatuar se të gjitha shqiptarkat, akoma dhe deputetet na qënkan kurva!!! (Në një vend që respekton femrat ky do të dënohej si poshtërues dhe fyes të femrave, akoma dhe të Nënës ë tij!)I shkreti është i mërzitur se për shkak të epidemies e braktisi dhe e dashura e cila nuk pranon të bashkëjetojë me të përderisa nuk e puth! Dhe megjithë se ka shumë shqiptarë gjithandej nuk gjen dot ndonjë kurvë se ato kanë mbetur të gjitha në Shqipëri!.. Flet -ose llomotit- për të gjitha të këqiat që ka Shqipëria që tashmë nuk qënka E PAVARUR si ishte dukur (Kur? Në kohën e diktaturës ma merr mëndja!) dhe si nxjerr inatin kundër ish atdheu i tij, duke share e ofenduar femrat shqiptare në mënyrë të poshtër, gazeta në fjalë u lë dorë të lirë komentatorëve që e duartrokasin! Bravooo! Bravo dhe ti DITA që paske bashkëpunëtorë të tillë nga përtej Atllantikut! Çuditërisht të gjithë komentatorët pajtohen me Ahmetin por çudi do të ishte t’i dilnin në mbrojtje atdheut të tyre…

Pse duhet të botohen shkrime të tilla që ofendojnë kaq rëndë Shqipërinë? Ka kaq urrejtës që duartokasin shkrime të tilla, madje gjen dhe tribune të hapur në një gazetë shqiptare? Gruaja shqiptare, vajzet shqiptare aspak nuk mund të shahen, përkundrazi e kanë nxjerrë Shqipërinë faqebardhë. Mjafton të përmendim grate që punuan kudo, çdo punë, pa u ankuar në emigracion kur burrat, në shumë raste kalonin duke lojtur domino nëpër sheshe! Sa më kujtuan vargjet e Çajupit “Burrat nënë hije lozin kuvendojnë,pika që s’u bie se nga grate rrojnë!” Dhe jo vetëm kaq. Vajzat shqiptare na kanë nderuar dhe në muzikë e arte të tjera..të kujtojmë sopranon njohur apo këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Maks e dhjetra të tjera që shkëlqejnë kudo! Grua shqiptare ka qënë dhe Nënë Tereza që është bërë në të gjithë botën emër i dashur dhe sinonim i mirësisë globale… Ku i gjeti Ahmeti nga Amerika kaq shqiptarka kurva, madje dhe deputete e ministrat shqptare na qënkan të tilla? Mos do të donte të ishin vetëm burrat deputete e ministra dhe na thotë se…jeton në Amerikë? PO të shkruante diçka të tillë për femrat amerikane burgun do ta kishte të garantuar…

NJë pyetje të fundit e kam si për Ahmetin ashtu dhe për komentatorët që e duartrokasin: në vendet ku jetojnë nuk ka kurva, nuk ka kusarë nuk ka kriminelë? Nuk ka drogë, apo vetëm në Shqipëri ndodhin këto? Kanë gjetur parajsën e vërtetë,larg atdheut të tyre, ku ujku fle me qëngjin?

Turp të kenë! Turp që e quajnë veten shqiptarë! Sado që ta shajnë, sado që të bërtasin kombi shqiptar nuk do të humbasë,përkundrazi ditë më të mira do të vine Që të plasin armiqt e tij…

KRISO ZHARKALLI, Athinë 19 korrik 2021.

49 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page