top of page

PROVE E DASHURISE


Minush Hoxha dhe Bashkeshortja e tij

Nga Minush Hoxha


Duket se brënda dites, tek shihte ose bente një bisedë të shkurtër me koleget me të cilet takohej gjatë kryerjes së punes ose ato që kishte e që ia përforconin dyshimet , ose dhe përmbledhte ato që i ishin ngulitur thelle në kujtesë, të lidhura ndërmjet vedi, nxitnin memzi ndalshëm te mos veproj si ia thonte oguri. Ne gjendje te tille plasëse, memzi pritte të përfundoj orari i punes dhe punet që i ishin grumbulluar tash e sa ditë t’i hedhte tek cepi anash dhe të shkonte në shtëpi. Tashme intimja e tij bubulluese kishte mberrijtur piken e shperthimit.

Aty, nga ora 18, ndofta pak më shumë, me nxitime e duke mallkuar, me ,,t’ju marre dreqi!! Ferr më shndërruat jeten!” perplasi syzin e tavolines dhe pa e mbylluar si herave të tjera me çeles, vajti nga dera ngutshem dhe përplasi dhe ate në shpejtësi.

,,E kreve?” e pyeti kalimthi Limi kurse ky ia këtheu

“E kreva të mallkuaren. Një dite do plasi nga kjo!” ia tha kalimthi dhe doli në rrugë për në shtëpi.

Tek e mendoj, si diç që ndërhyn pa leje e tinzisht, në mës është më mirë , e vendosi atypëraty se për më shumë arsye, do t’ishte i mirëseardhur një pushim në kafenë Bekrinjtë, nëse jo për tjeter sa për diskontinuitet të asaj që i vlonte në vete dhe këte duke përkujtuar se aty rrinte sipas një itinerari shumëpvjeçar të pandryshuar me shoket dhe pa shqetesimet e tanishme ndrydhëse. Dhe, tek gjet më shumë arsye nuk e mendoj më gjatë dhe hyri. Pasi u ulë në një karrikë e tavoline më pak frekuentuese se i duhej qetësia, e mendoj nëse të pijë një kafe apo një gotë alkool. E dyta i duhej më shumë dhe më shumë se një gotë bile ngaqë ishte i tensionuar deri në plasje, ama, druhej në mos po e nxjerrë nga gjëndje njëherë e qetë, e po bënë ndonjë gjest a veprim te pamenduar te parakoheshem. ,,Po piva më shumë, do përplas të tërat kurse Lilin e do e plas nga gusha! Mllefi! Të gjithë bashkeautor, ta marr djalli”

Pasi e zotëroj një çast esell, e tha tashmë i

vendosur: ,,Vetem një…sa të më ul tensionin” dhe thirri kamarierin dhe ia dha porosinë. ,,E di…0,7o dhe ate të rrushit hamburg!

Ai, në cast ia solli kurse Lua, sikur i thonin shokët si shkurtesë për luanin, ngriti një gëllënjkë të vogel fare dhe zu ta mendoj, ate që e gërryente tash e sa kohë pas.

,,Po, po. Ska dyshim. Ajo tashmë i është dhënë atij rrugaçit. Po si!” dhe shihte nga rruga sikur kërkonte personin e dyshimit.

,, Disponimet e kësaj times-Lulkes, pa ndonjë shkas, përherë janë të gëzuara. Ka një vullnet të punoj kurse gjithë diten këndon këngë dashurie, thua tani është martuar!

Sekush më mendon të marr, se gjenë tradhëtinë aty ku s’gjëndet fare, por, janë sjelljet, është mimika, është sjellja e saj në shtratë, veshja nëpër shtëpi kur është vetem!” dhe ngreu një gëllenjkë jo dhe me aqë kënaqësi.

,, Mirë, kam dhe unë mangësi, por njerëzore janë, të kohes. Por. Gjithë ato nuk zvetruan dashurinë. Nuk kisha tjetren përkundra vardisjeve të pa prera.Ofertave për një jetë aristokrate të një babai në pyrg oligarkie. Ajo tjetra së ciles-t’jatit donte ti kopte konto nga financat, Por, jo ta haj dreqi…Këte kisha diell. Nëpërmjet saj mirrja frymë dhe kjo ishte nyja që lidhte për vete gjithë që kisha në jetë!”

Pas kësaj, njëherë dy i ra me grushta tavolines kurse të gjithë që ishin prezent u tremben por edhe u habiten nga veprimi i tij.

I këtillë në shqetësime , i kaloj përskaj Loni-një shoku i tij i herëshem dhe tek e pa ashtu të vetmuar e të rrentqethur, e përshëndeti, pastaj ndaloj pa folur në npritje të fteses së tij që të ulej dhe, pasi ai nuk reagoj me ndonjë ofertë a fjalë, ia tha: ,,Mu duk se kishe nevojë për dikend pranë. Ndaj, u ndala” ,,Më fal! Jam i çmendur fare dhe, edhe se kam dëshirë të cakrroj goten me ty, nuk kam zemër të të rëndoj me katrahurat e mija” Kurse ai, ,,O të lutem, kohë hallesh është kjo! E Kuptoj vetminë si domosdoshmëri dhe një përmbledhje serioze në vete për një vendim të drejtë, E natyrshme! Më falë! ” dhe u largua tek tevolina tjetër.

Më pas, ashtu i vetmuar, tashmë sadopak, por nën ndikimin edhe të alkoolit, zu të meditoj: “ E ç’të bëjë…? Dyshimi më brenë. Dy fëmijet e vegjel! Të ndahem? Kaluan të 40-tat! Si ta përballoj këte mënyrë të sjelljes, Si ta përballoj jeten pa te! Tashmë ka hyr në jeten time, ka zënë gjithë hapsiren dhe, po e ndoqa…si mund të jetoj në atë zbrazëti!, E ajo, e ajo është mbërthyer nga një mendje rinie, pa përgjegjësi dhe-se ç’më kujtohet, se si i vardisej dhe se si me epsh vallzonte me te valsin. Pastaj, ate të qeten, gadi të përqafuar, Këto më nuk ishin mirësjellje. Ishin vardisje që kaluan hapin e parë dhe u futen nga nuk ka këthim prapa.”

Nxorri me rrëmbim cigaren dhe thua se e qetsonte, e ndezi dhe thithi tymin dy tre here, pastaj një tjetër sikur të paren dhe të treten sikur dy të parat dhe i hedhi.

,,Vërtetë, një situate e ngatrruar. E ngatrruar ngaqë, si do që veproj, e keqja të pret!”

Pas kësaj zu të mendoj në zgjidhjet më të këqija dhe nga lemeri I atyre pamjeve, ngriti një gëllenjkë paksa më të gjatë. Paksa I dejur e shumë më tepër i tensionuar filloj të përfytyroj variantët e zgjidhjeve dhe kur ndaloj tek ato me përfundim tragjik, sa i dhimbeshin fëmijët, por edhe Lulka tek i kujtoheshin diten e herëshme të pasmarteses, ato gazet, ata gazmendet, ato gjezdisjet qytetit e rrethines, pushimeve në Greqi e Turqi, vitet e ri në shtëpi me familjaret etj. I vinte sikur t’iua shtrengonin mishin me dara,

Në mendime të tilla të mynxyrshme, tashmë i hutuar, disi i plogshtë, kaloj më shumë se dy orë ndërkaqë që piu disa kafe, bile dhe një çaj dhe i dha fund të qëndruarit me një gëllenjkë alkool.

Doli nga aty i tëri në dridhëtime pa këthyer kryet anash. Nuk këtheu asnjë përshëndetje deri tek shtëpia.

Kur mbërrijti në shtëpi, disi hapi deren sikur me dhunë dhe morri drejtimin e dhomes së ndejes, aty ku kishte kausha, tv. e gjëra të tjera të nevojshme.

U ulë skaj një kaushi të gjerë, mu përballë tv. Dhe ndonëse punonte tv. Ky e shikonte por nuk përcjellte çfarë jipte programi.

Në të hyrë, e veshur me një fustan të bukur, me një grim të qëlluar, flokë të rregulluara poashtu bukur, hyri gruaja që vërtetë impononte me dukjen.

,,Mirëmbrëma Lua. U lodhe? Si e kalove diten?” e pyeti ajo si zakonisht por kësaj here më e disponuar dhe në një qeshje të lehtë të bukur.

,,E si mund ta kaloj diten një njeri të cilit i shkaktohen aqë shqetësime sa nuk di ç’të bëjë me veten!”

,, E po, Lua, unë nuk shoh gjëndjen sikur ti dhe habitem me përgjigjën tënde. Ke familjen, fëmijët, shtëpinë, punen, mua! C’i duhet njeriut për të jetë i lumtur, më shumë se këto”. ia tha ajo në këmbë mu para tij por nga një distancë dy a tre metra.

,,Ty?! Thua ty?! Një gruaje që tërë kohen e gjatë kaluron e harreshme me…di ti se me ke!”

,,Paj, tek sheh përherë një fytyrë që reflekton gjëndje të rënda, kriza, neuroza dhe të hedhë pas krihesh si një leckinë pavlerë, syri do pamje tjera. Është natyrë e njeriut: ia tha ajo. ,,Më pas, një Lulka sikur jam unë, tek sheh sjelljet e tilla, zhytet në dyshime dhe e mendon: kam të drejten të më duan, të më do sekush, e më pas mendja tek e ndjekë emocioni, ai instikti të duhet, dhe po dashte, nuk ndalet!”

,,Di ti-do duhej ta dijshe se, ka një fre që mu nga shkaqet që detyrojne fluturimin e mendjes në gjetjen e shpëtimit-atij trimit që zbutë e zhdukë rrënkimet, dhe, do pezulloj përjetëshem ato fluturimet e kandshme dhe të ndalë në një pike. Nga nk lëvizen dot. Di ti këte grua imja, flutura gazmore. Di ti që ka një që nuk do lejoj shkretërimin e jetes së vetë tek i ikë flutura nëpër mbretërinë qiellore”

Pas kësaj dhe pasi Lulka e mendoj se Lua tashmë kishte hyrë aty ku ajo ëndërronte që në e para të hyj, ia këtheu:

,,Lua! Të ka mbërthyer gjëndje hutie dhe nuk di të diferencosh emocionet. ?Nuk di të identifikosh dashurinë e as mënyren e shpëprfaqjes!“

Heshtje. Lua tek i rritet pezmi, Lulka tek i rritet prova për dashurinë e të shoqit ndaj saj.

,, Lua, im burrë me shkrim e nënshkrim, me dëshmitarë juridik e ocular. Dashuri nuk është vetem ngjitje fizike e dy trupave sa për një kënaqësi thuaja të çastit. Është ajo futja në jeten e përbashket pa fund e cila përfundon vetem me vdekjen!” ia tha ajo paksa e zemruar dhe vajti e ul mu në kaushin ku ishte ai por më në skaj.

,,Dhe, shih ti. Një Lulka që di të definoj mire dashurinë e martesen, që të jetësoj thelbin e kërkeses dashurore, ia jep fluturimit qiellor si një flutur. Pastaj, gjezdis e gjezdisë, dhe, tek sheh ate që ka një të kuptuar sikur tëndin të marteses, nuk ngjiten më me te vetem trupat lakuriq por fuzionohen dy botëra në një. Në idilë romantike sikur në drama dashurie. Kjo je ti! Je ajo që, nuk të iken çasti pa t’a mendosh atë bandillin tend bukurosh, që di të qeshë si një zuskë e sprovuar.Dhe-shtoj më pas-kjo të jep

disponime, kjo të bënë të vishesh sikur për darsma gallatë, sikur për pranim në qarqe zyrtare të rendësishme.Lulka e betuar që jipte premtime për përjetësinë e të takuarit mua me tërë shpirtin”

Lua tashmë u tërbua dhe, shikuar nga distance, pritej dhe ndonjë veprim fare fare i pamatur.

Lulka e shikonte dhe nga dyshimi që shpërfaqte, vetem qeshte. Nuk thonte asnjë fjalë, vetem uklte pakes koken e qeshte. ,,Një bandilli bukurosh” ia përsërite fjalet me sarkazem. Më pas ,,bashkim truprash me bandillin” dhe prap qeshte.

Kurse Lua i mirrte këto si prove e sigurtë se dyshimi i tij, tashmë i provuar ishte i sigurtë sikur që ishte i sigurtë se ajo kishte dale përfundimisht nga jetë e tij.

Dhe këte, anise parafytyronte pasojat e ndonjë akti te pamatur, tashmë e kishte bërë aqë të sigurtë sa nuk mund ta mendonte ndryshe.

Tek i mendonte këto e i rritej tensioni, u ngritë sa për të marrë një gotë me ujë tek lavoabo dhe sa arriti aty, pau një thikë kuzhine dhe fluturimthi i ardhi në mendje ta vras Lulken dhe t’i jap fund dyshimeve e mynxyrave të tjera

Morri thiken e mprehtë tek I dridhej dora dhe krejt trupi dhe nisi nga ku ishte ardhë, por sa u afrua tek vendi si nje fantazmë, Lulka pa e cillur fare nëpër mendje u ngritë për ndonjë nevojë të veten.

Shtya fuqishem Lulken tek donte ajo të eci dhe u shtri në dysheme.Për çudi, ajo, ashtu e shtrirë, as që provoj as te ngritet e as të kundërshtoj. Lua , tashmë tek qëndronte mbi te me thikë të ngritur që e nxorri nga pas dhe ashtu sikur ishte shtrirë Lulka e tëra duke qeshur, e therri mu skaj zemres. Lua mbet i shtangur duke shikuar Lulken e përgjakur dhe nuk kishte me aftësinë të diferencoj gjërat. Akti kriminel ose jo, i detyrueshem ose jo! Kurse Lulkes zu t’i rrjedhi gjaku por ishte ende e këthjelltë dhe në atë gjëndje, vetem qeshte. ,,Ha,ha… E lumtur jam! E tha sadopak me vështirëse tek i rridhte me ngadal gjaku, por, vazhdonte të qeshte kurse Lua, tek shihte se dhe në atë gjendje, ashtu i errësuar nga xhelozia përfundoj se ja, dhe tek po vdes, është aqë e dashuruar n’atë bandillin e fundqytetit, sa kjo po i duket një episod sikur në improvizime filmash tek gjirojnë skenat kryesore.

Ashtu çmendurisht ziliqar thuaja në të njejtin vend, por tashti dhe në vajë tek dneste e therri dhe njëherë dhe kësaj rradhe aty nga shkaktohet vdekja, Dhe më tutje, i rrodhen lotet, dhe tashmë, i hutuar për çmenduri thirri në rrenkime ,,Zot, o zot…” e nuk dinte ç’të thot më shumë.

Në një gjëndje të rendë dëshprimi,I shtangun fare, me thiken njësoj në doren e djhathtë, tek kishte ngulitur syrin tek Lulka, tashmë mbuluar me gjak tek shihte Lulken se po fikej dhe pasi ajo ashtu sa të dëgjohet e me fjalë të rralla, ia tha: ,,ti me doje! Vërtetë! Jam e lumtur!Dyshimi….! “ Me zërin që memzi dëgjohej, dhe rrokje nga pak të ndara, Lulka mbërrijti t’ia thot: ,,Flm. që më ke dashur Po iki e lumtur!”

Pas këtyre fjalëve, pas gjithë kësaj, Lua, tek pau krimin që kishte bërë, tek ndjeu në thellësi dhimbjen dhe pendimin, pa mundur të përballoj dhimbjen, me po ate thikë të përgjakur në doren e djathtë, me tërë fuqinë që kishte, sikur t’i hahmirrej vetes mizorisht therri veten mu në zemer.

Tek ndahej nga jeta, ra mu përskaj Lulkes, thika i iku më largë dores dhe ashtu I shtrirë në ndërkohë, sikur mga një fuqi që nuk fiket me trupin e tërë të njeriut, Lua këtheu koken nga ajo e Lulkes dhe në një çast tek arriti me vështirësi t’ia thot ,,më falë!”, ia puq ne perqafim me te Lulkes. Ishte kjo e paparë. Një dashuri e vërtetë nga jeta, e eklipsuar nga ndjenja e dashurins e vërtetë, u bë jeta pas ikjes së dy të dashuruarve. Ikja e tyre la një kujtim të përjetshëm e te cudicem: dashurinë e vërtetë te shperfaqur pakuptueshem

26.08.20

68 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page