top of page

Promovim me vlera dhe emocione




Promovimi i një Antologjie është një kohë e ndjeshme. Dy pjesë të saj, thuajse voluminozë, kanë një arsye më shumë në këtë kohë. E ndjeshmja është diskurs më vete, pikërisht kur koha, vendi dhe hapësira pikëtakojnë atë kohë dhe atë mund që duhet të bësh përmbledhjen e dy antologjive, që natyrshëm presin vazhdën e tyre të tretë, të katërt e kështu me radhë. Duke ditur se në botimin e librit, një antologji është një përmbledhje veprash letrare të zgjedhura nga hartuesi; mund të jetë një përmbledhje dramash, poezish, tregimesh, këngësh ose fragmentesh nga autorë të ndryshëm, në këtë rast ajo është më shumë se një e tillë, pasi ka në përbërjen e saj edhe shënime jetike të autorëve, edhe krijimtari, edhe shkrime që lidhen me ta dhe krijimtarinë e tyre.

Kësisoj këtë punë e ka bërë një penë, një poete, një Njeri human, një humaniste e madhe sikurse dihet që është dhe mbetet poetja mbarëkombëtare, Iliriana Sulkuqi. E në një promovim të tillë në Atdhe në Ambasadën e Paqes në Tiranë ajo bëri bashkë politikën, shtetin, pushtetin lokal, artin dhe kulturën, krijuesit dhe krijueset e shumta, mjaft të tjerë të jetës civile dhe shoqërore. Bëri bashkë Bashkinë me Këshillin e Qarkut dhe Prefekturën, pasi ishte një zëri dhe mesazhi i të gjithëve.

Kështu folën Prof Dr Majlinda peza, Prefekte e Elbasanit, Inxhinieri Bukurosh Stafa, Kryetar i Qarkut të Elbasanit, intelektualja e mirrënjohur Vesa Llanaj, nënkryetare e Bashkisë së Elbasanit. Kështu foli Nderi i Kombit Margarita Xhepa, Mjeshtri i Madh Pëllumb Kulla, dhe aktorja fine Xhuljeta Kulla, e mjaft e mjaft të tjerë. Dhe kështu iu dha përgjigjja dhe thelbin se „Çfarë do të thotë antologji në lexim?“ Një antologji mund të jetë një koleksion shkrimesh nga një sërë autorësh të ndryshëm që të gjithë përdorin të njëjtin formacion letrar. Mund të jetë gjithashtu një koleksion shkrimesh nga një autor i vetëm. Fjala antologji rrjedh nga fjala greke 'anthologiai' dhe do të thotë 'koleksion lulesh', kjo sepse lulet simbolizojnë ndjenjat që vetëm një poezi mund të shprehë. Një antologji mund të përbëhet gjithashtu nga një koleksion mjetesh të tjera si tregime të shkurtra, poema, kompozime muzikore dhe shkrime dramash. Të cilat redaktohen së bashku për të rrjedhur dhe tingëlluar natyral.

Prandaj dhe kjo antologji, sikurse të gjitha Antologjitë që janë të shkëlqyera për t'i dhënë lexuesit një përvojë të re dhe emocionuese duke eksploruar një sërë historish të ndryshme që të gjitha janë të lidhura ngushtë me një temë, temë ose tematikë, në syrin e Iliriana Sulkuqit kanë më shumë se një mesazh të tillë. Kur një antologji përbëhet nga vepra të autorëve të ndryshëm, redaktori punon shumë për t'i lidhur ato së bashku në mënyrë që ato të rrjedhin dhe të tingëllojnë natyrshëm, duke shmangur tingullin e ndryshëm ose të ngjeshur së bashku, sikurse poetja Sulkuqi ka bërë një art më vete.

Antologjitë, sikurse kjo antologji, janë gjithashtu të shkëlqyera për lexuesit që shpesh mund të mërziten lehtësisht pasi i lejojnë lexuesit të eksplorojnë tema të ndryshme që janë të lidhura të gjitha së bashku në një redaktim. Antologjitë dhe natyrisht dhe kjo e Sulkuqit, mund të jenë gjithashtu të shkëlqyera për leximin akademik, duke i bërë ato një zgjedhje të shkëlqyer për studentët. Ato i lejojnë studentët të gjejnë ese, komente etj në një vend duke e bërë rishikimin ose shkrimin e esesë shumë më të lehtë dhe shmang nevojën për të shkuar në vende të ndryshme për tekst. Ata gjithashtu i lejojnë lexuesit të eksplorojnë lexime mbi ndjenjat e tyre ose temën e dëshiruar, ndërsa zbulojnë autorë të rinj për të cilët mund të mos kenë dëgjuar më parë, ose dhe emra që natyrisht përjetësohen në këtë vlerë të ndërtuar me zemër të madhe.

Promovimi i dy Antologjive, 1 dhe 2 të Iliriana Sulkuqit shënuan dhe dhënien e disa certifikatave dhe vlerësimeve për disa autorë dhe shkrimtarë të mirënjohur si Faruk Myrtaj, Robert Martiko, Xhuljeta Kulla e mjaft e mjaft të tjerë. Natyrisht dy antologjitë „Zërat që më ndjekin“ të Iliriana Sulkuqit, dhe ajo që u shënua me këtë rast tek Ambasada e Paqes në Tiranë, ishin një shembull i mirë i asaj që humanizmi i krijuesve dhe shpirti i Sulkuqit e bëjnë një model më vete.

Momente gjatë ceremonisë së promovimit të dy vëllimeve me poezi MIRËNJOHJE PA KUFI PËR "ZËRAT QË MË NDJEKIN..." të poetes së madhe Elbasanase Iliriana Sulkuqi. Një ceremoni e zhvilluar në Tempullin e Paqes në mënyrën më të bukur me të pranishëm artistë dhe figura të njohura të cilët kanë bërë emër dhe kanë lënë gjurmë kudo nëpër botë. Kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Shumë emocionuese ishte dhënia e titujve Ambasador të Paqes për shumë të pranishëm të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kanë dhënë shumë për shoqërinë dhe do vazhdojnë të jenë njerëz të paqes së përbashkët. Prefektja Znj. Majlinda Perriu me shumë kënaqësi i dha titullin Ambasadore e Paqes Znj. Marie Lasgush Poradeci, vajzës së poetit tonë Lasgush Poradeci. Të gjithë ne kemi nevojë të jetojmë në një shoqëri të paqtë duke dhuruar më shumë dashuri për njëri-tjetrin, kështu shkruan Prefekja e Elbasani.

Yllka Agim Mërkuri shkruan „Një veprimtari krejt e veçantë nga promovimet e zakonshme të librave zhvilluar mbasditen e datës 27 Tetor 2022, në "Ambasadën e Paqes”. Autorja e dy antollogjive MIRËNJOHJE PËR “ZËRAT QË MË NDJEKIN…” Iliriana Sulkuqi, promovoi në mjediset e kësaj Ambasade, miket dhe miqtë e saj krijues, të cilët i kishte brenda faqeve të Antologjive. Pjesëmarrës në këtë veprimtari ishin miqtë e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë .E veçanta ne kete veprimtari ishte dhënia e titujve dhe çertifikatave nga Ambasada e Paqes , Qendra Mbarëkombëtare e Artit dhe e Kulturës, Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve. Aty u vlerësuan individë të fushave të ndryshme për punën dhe vlerat e tyre humane. Pata fatin që të isha dhe unë një prej tyre. Do mundohem ta vazhdoj deri ne fund misionin tim të paqtë. Urime të gjithë atyre që morën vlerësimin prej punës së tyre.“

Moment prekës dhe i emocional ishte dhënia „Ambasador i Paqes“ poetit që nuk shikon Luan Qosja, por që është një shembull për mjaft të tjerë në disa drejtime. Gjithashtu dhe mjaft vlera u qasën duke nderuar dhe Blendi Gremin një intelektual i ri me vlera.



44 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page