top of page

Prokosovarizmi fallco i politikës dhe i mediave të Tiranës


Skënder Sadri KAPITI

Prokosovarizmi fallco i politikës dhe i mediave të Tiranës

Nga Skënder Sadri KAPITI

Që Shqipëria, politika ,akademia,intelektualizmi dhe mediave të saj nuk u ka interesuar sa duhet dhe as si duhet Kosova, as lufta e përpjekjet e saj për liri, për të drejta kombëtare dhe për Bashkim me Shqipërinë, këtë unë e kam ditur gjithmonë sepse jam shqiptar me prindër nga Zallqi i Istogut të i Kosovës por lindur e rritur në Shqipëri dhe e njoh shumë mirë politikën, ideologjizmat dhe mediat në Shqipëri të cilat patriotizmin dhe prokosovarizmin shqiptar e kanë fallco dhe sa për dukje . Madje familja jonë për bindje nacionaliste është edhe e përndjekur nga regjimi komunist, por më shumë si kosovarë, prandaj edhe kam shkruar 5 shkrime plot me fakte e argumente me titull “Tiranë mjaft më me antikosovarizëm”, pasi as politika e paskomunizmit nuk është se solli ndonjë gjë të madhe në raportet e saj me Kosovën dhe për çeshtjen kombëtare,por u duk se ajo ndryshoi vetëm kur, dhe sidomos kur ndërhynë SHBA-të dhe NATO për Çlirimin e Kosovës.

Ky realitet ndiferentizmi dhe pandjesie për Kosovën në Shqipëri ishte i pabesueshme për opinionin e shqiptarëve të Kosovës.

Por tashmë realiteti dhe koha ka nxjerrë në pah këtë të vërtetë që si politika ashtu edhe mediat në Shqipëri prokosovarizmin e kanë pasur dhe e kanë sa për dukje dhe falso.

Politika si opozita dhe pozita në Shqipëri Kosovën dhe interesin gjithshqiptar e kanë përdorur vetëm si retorikë dhe sa për pikë politike në favor të interesit personal si dhe për manipulim edhe të ndërkombëtarëve për ta vetëpersonalizuar veten e tyre si individë dhe politikë që kanë ndikim jo vetëm në Shqipëri por edhe te shqiptarët e Kosovës, me qëllim që ta kenë mbështetjen ndërkombëtare për të marrë apo për të qëndruar në pushtet në Shqipëri.

Serbisë dhe Greqisë por edhe Europës i intereson stabiliteti jostabil në Shqipëri dhe stabilokracia në Ballkan dhe si e tillë që është Europa asaj i intereson që në Shqipëri të ketë në pushtet politikanë të papersonalitet, egoist, arrogantë dhe mospërfillës, injorantë, përçarës e ngatërrestarë dhe të painteresuar për interesin kombëtar dhe shtetëror në Shqipëri, njerëz puthadorë e servilë të cilët kanë mbi të gjitha interesin personal dhe paranë, pra individë të lehtëshitur.Dhe kësaj edhe ia kanë arritur.

Politika shqiptare “prokosovarizëm” ka vetëm kur është në opozitë, në pozitë sillet e vepron krejtësisht kundër ineresave kombëtare e shtetërore të Kosovës.Po kështu edhe gazetat e televizionet në Shqipëri nuk është aspak e vështirë për ta konstatuar shtirjen mashtruese të tyre se janë proKosovë, kur ato si politika dhe mediat , gazetarët, analistët e opinionistët në Tiranë “akuzohen” edhe nga vetë sponsorizuesit e tyre se marrin paranë për t’u shërbyer kauzave antishqiptare.

Atë të cilën unë e kam vënë re që në kohën e regjimit komunist të E. Hoxhës , dhe më pas edhe në demokraci si me pushtetitin e PD -së dhe të PS-së është interesimi dhe “vigjilenca e kujdesi” i madh për të mos lejuar që shqiptarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Shqipëri të mos u jipen as detyra dhe as poste të larta shtetërore. Kjo vihet re edhe sot kur Rilndja socialiste e Edi Ramës nuk ka asnjë deputet, asnjë ministër dhe as në dikastere të rëndësishme shqiptarë, as ne kuvendet vendore bashkiake nuk ka ne to shqiptare me origjinë nga Kosova, të lindur e rritur në Shqipëri dhe shtetas të saj. Edhe këta dy farë ministrash që i importoi Rama nga Kosova ishin të zgjedhurit e një farë Baton Haxhiu dhe janë vetëm fasadë mashtruese se: ja kam edhe dy ministra “garnityre” nga Kosova. Por arsyeja e vërtetë është për t’i përdorur ata sa për mashtrim publik dhe justifikim kombëtar për të arriur qëllimin e tij për planin e coptimit të Kosovës dhe të platformës antiKosovë të minishengenit ballkanik.

Kosova e pati gjithmonë Tiranën thikë pas shpine si Enver Hoxha me Titon dhe vllazërim-bashkimin jugosllav, ashtu edhe regjimi i Berishës me thyerjen e embargos së naftës mbi Serbinë, me liberalizimin e njëanshëm të vizave për serbët për të ardhur lirshëm pa viza ata në Shqipëri,kur Serbia as nuk e njeh Kosovën dhe as simbolet, dhe as pasaportat e Kosovës; proautonomisti kulturor për Kosovën dhe më vonë edhe për një Pavarësi të Kushtëzuar; dhe tani edhe Edi Rama për coptimin e Kosovës dhe për neojugosllavinë moderne të “minishengenit”. Pra Kosova nga politika e Tiranës është përdorur si manovër dhe për “pazar” politik. Nuk është se e kanë pasur ndonjëherë seriozisht problemin kombëtar të Kosovës dhe as atë kombëtar gjithshqiptar si problem kryesor.

Kur shikon në emisonet televizive të Tiranës individë të ftuar në studiot televizve për të dhënë mend për Kosovën të vjen për të vjellur, sa injorantë , sa të papërgjegjshëm, sa të pandjeshëm dhe sa “të paditur” duken , janë dhe deklarohen në lidhje me Kosovën, për marrëdhëniet e Serbsë me Kosovën dhe për genocidin mbi 100 vjeçar të Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës. Por edhe se sa djallëzorë dhe hipokritë shprehen, deklarohen dhe komentojnë për historinë, për politikën , për Ballkanin , për Serbinë, për ndarjen e Kosovës, për “minishengenin”, a thua se Kosova nuk është shtet shqiptar por është diku larg edhe gjeografikisht nga Shqipëria, sikur marrëdhëniet dhe konflikti historik mes shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë të ishte si nje konflikti hebreo-palestinez.

Më shumë politika dhe media në Shqipëri është e interesuar për marrëdheniet Shqipëri-Serbi dhe për minishengenin Shqipëri-shtetesllave të ishrepublikave të Jugosllavisë se sa për marrëdhëniet shqiptaro-shqiptare, Shqipëri-Kosovë. Unë gjithnjë i kam thënë këto të vërteta, por tashmë po e thonë dhe janë ndërgjegjsuar edhe politika, edhe politikanët, edhe intelektualët por edhe publiku në Kosovë, të cilët Shqipërinë e kanë konsideruar si djepin e tyre, nënën e tyre, strehën dhe shpresën e tyre; dhe Bashkimin me Shqipërinë ëndrrën dhe qëllimin e pashmangshëm dhe më të madh të tyre, Bashkim për të cilin kanë sakrifikuar breza e breza shqiptarësh të Kosovës.

Ja cilat “mite” duhet të ngrenë e ndërtojnë sot shqiptarët


Të kaluarën duhet ta respektojmë, duhet t’u jemi mirënjohës brezave të së shkuarës, por më shumë e rëndësishme është shikimi i së tashmes, përgjegjsia për të tashmen, janë detyrat e së tashmes. E kaluara nuk zgjidh problemet e së tashmes sepse ajo ka shkuar. Ne duhet ta mësojmë të shkuarën që të mos përsërisimgabimet e së shkuarës për të mos gabuar në të tashmen dhe për t’u ngatërruar, grinder dhe as për të harxhuar kohë dhe energji për ta ndrequr politikisht e historikisht të shkuarën.

Tashmë kohët kanë ndryshuar, dhe ndryshimin po e sjell Kosova, Kosova e luftës, Kosova e paqes; po e sjell ndryshimin e madh Kosova , djepi i patriotizmit dhe nacionalizmit të vëtetë shqiptar.

Shqiptarët e Shqipërisë tashmë po i mësojnë të vërtetat e mëdha historike,po mësojnë se sllavët kanë qenë prej 1500 vitesh armiku dhe rreziku më e i madh për ekzistencën e Kombit shqiptar; po mësojnë se sa e dëmshme paska qenë coptimi i trojeve shqiptare nga Europa, lënia e Kosovës jashtë shtetit shqiptar të Shqipërisë.

Kurrë më parë në historinë kombëtare shqiptare shqiptarët nuk kanë qenë kaq afër dhe kaq pranë njëri-tjetrit me dy shtete shqiptare; kurrë më parë në historinë e tyre nuk është ndërkombëtarizuar cështja dhe problemi kombëtar shqiptar se sa me luftën e UCK-së dhe me krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës.

Tani shqiptarët janë aktori dhe faktori kyc në Ballkan.

Pa shqiptarët nuk ka stabilitet , as qëndrueshmëri dhe as integrim europian për Ballkanin. Këtë tashmë e dinë edhe shtetet e Ballkanit, edhe Europa, por edhe Bota, si dhe po e mësojnë edhe politika , edhe mediat , edhe historianët e Shqipërisë.

Kosova e ka shkruar historinë kombëtare me gjak, me sakrifica , me politikë, me diplomaci. Kjo historia më e re dhe moderne e fundshekullit të 20-të është edhe më e lavdishmja për shqiptarët, dhe nuk është më e nevojshme që të grindemi e të përpiqemi për të kërkuar ndihmën e heronjve të së kaluarës , as mitet, legjendat dhe as që të harxhojmë kohë për ta ndrequr atë politikisht.

Duhet të shohim përpara.

Demokracia dhe patriotizmi i vërtetë sot nuk ka nevojë për heronj.

Hero sot është ligji, sundimi i tij kundër korrupsionit, vjedhjes, krimit e tradhëtisë publike dhe të interesit kombëtar. Sot mite janë progresi e mirëqënia, Të gjithë mitet, “shpëtimtarët” dhe ata që duan të hyjnë në histori sot si heronj kanë rezultuar antiheronj dhe dështakë të mëdhenj. Sot heronj dhe “mite”janë shteti, ligji, drejtësia, demokracia. Sot mit është ligji demokratik, shteti ligjor,demokracia e vërtetë dhe patriotizmi real i cili është përgjegjshmëria, ndershmëria ,morali dhe drejtësia.

Skënder Sadri KAPITI, autor i Librit “TRIUMFI I KOMBIT”

Nga #Skënder Sadri #KAPITI

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page