top of page

“Profil në gotë”: Dukuri feministe dhe mesazh tipologjik poetik


“Profil në gotë”: Dukuri feministe dhe mesazh tipologjik poetik


Fatmir Terziu


Hyrje


Profil në gotë” është vëllimi poetik i Mirela B. Terziut. Është në fakt një “profil” që mbledh në një grusht të përshpirtshëm poezish mjaft dukuri filozofike. Dukuri që lidhen me jetën dhe personalitetin e njeriut. Tërësinë e jetës, parë dhe ndikuar nga aspekti femëror e më tej arsyes dhe logjikës femërore. Të gjitha këto janë ndjesi të një bashkimi arsyetor që dalin mes përditësisë dhe jetikes. Shumë dukuri të këtij bashkimi jo rastësishëm duan të thonë “ngushëllim” për njëjësin “unë“. Sepse ai nuk ka nevojë ti nënshtrohet një trishtimi të tij më të thellë, por me një shokim për përditësinë dhe vetë jetën, që e bën këtë situatë më të lehtë.

Megjithatë ky është një interpretim i çuditshëm, mjaft larg tutje e tej dashurisë dhe asaj që dukuritë jetojnë së bashku, ku vetë dukuritë nuk janë vendosur në perspektivën e një të ardhmeje shpresëdhënëse dhe të ndritshme, por në perspektivën e pikëllimit të strukur tek vetë njëjësi “unë”.

Në dritën e fakteve që karakteri femëror dhe rëndësia e saj kanë ndryshuar në mënyrë të habitshme dhe kur ajo tani i referohet një personi, e “vetë” dedikimit të një kohe të krisur si vetë profili në një gotë, e ka ruajtur prirjen e këtij profili, mënyrën e tij të vlerësimit, i cili është padyshim trishtim në qendër, por vrull i qartë poetik që sjell jetën në binarë të duhur e të pjekur.


Faktori i arritshëm poetik


Në këtë kuptim, poetja Mirela Terziu, kap ndjeshëm faktorin më të arritshëm poetik, dhe ajo natyrshëm meriton të quhet poete, duke lëvruar dy lloje të mirëfillta të poezisë së vargut të bardhë. Të dy llojet e poezive nuk janë brenda strukturave që të hetohen si të izoluara, por në vendozicionin e duhur nga pikëpamja metrike dhe jetike, dhe tek ajo e cila i lidh ato si pjesëza romantike dhe lirike jete.


Ashtu si në veprat e poetëve të mëdhenj meshkuj dhe poeteve të cituara me emër nga kritika, kjo poezi dashurie ka ruajtur perceptimin e përgjithshëm “mashkull”, i cili vë theksin në përvojat personale, veprimtarinë dhe karakteristikat e “vetes”, në një kënd mashkullor dhe në raport të atillë me të e me të cilin individet femra mbeten të errëta dhe pasive, por jo në këtë rast me vargun e Mirelës, kur kërkon vetëdijen kritike dhe ecjen përpara.

Me një shembull të marrë nga kritika feministe ku është një shkëputje nga monografia e László Kardos (1955) koncepti i cituar në vitet 1980 për të arritur vetëdijen kritike dhe ecjen përpara në jetë, kur arsyetimet kanë të bëjnë me tekstet dhe vetë intuitën për të sjellë mes vargut arsyetoren, natyrisht është edhe qasja më e mirë mes sugjerimit poetik.

Ajo sugjeron duke lexuar tekstet kundër vetë arsyes në mënyrë që të zbulojë, duke përdorur terminologjinë e psikoanalizës, mes termave “pa ndjenja”, se struktura e thellë e poezive vjen kur njihet gjuha e tyre. Sidomos versioni britanik i teorisë feministe letrare realizuar me këtë metodë ka arritur vlera duke kerkuar për shenjat e arsyes dhe mesazhit femëror nga këndi femëror në tekst. Këtë e bën dukshëm dhe mirë Mirela, poetja në rrugën e saj të mbarë, poetja që kërkon vetveten e arsyes mes tekstit.


Aprior për një konceptim pozitivist


Mirela ashtu si në rastin e teorive kritike femërore në poezi, duket se rreket dhe kërkon apriori për të marrë një konceptim pozitivist në librin e saj, pasi shumë herë ajo shpjegon fenomenet në poezi me detaje biografike. Ajo vëren dallimin kryesor në mes të dy grupeve të poezive të vetes, unit dhe asaj që lind e bashkohet mes dashurisë, e cila ka të bëjë me atributet e ndjesive dhe atyre që përcjellin ëndrrat e thyera: Ndërsa femërorja e poezive të Mirelës, fund e krye duket e vlefshme, aty është vetë femra që rrok ndezje në poezitë e para dhe e bën këtë ndezje të jetë gjithmonë e gjallë, mes një ambienti dhe ndjesori që pasohet tek arsyetimi i sjellshëm, i bukur, i ri dhe shpesh duke provokuar dhe njenjë të thellë erotike.

Përmbajtja nuk është kështu vetëm tek jeta e tyre që citohet se është për të sjellë dritë në jetën e njeriut, por tek vetë femra që gjen ndezje në imagjinatën e poetes, teka jo vetëm ato dukuri që nuk japin përshtypjen e të qënit mes të barabartëve të ndjenjave. Mirela shkon më tej duke gjetur edhe të vonuarën e përshpirtjes të flasë e ti referohet dashamirësisë së poetes që lidh veten, jetën me fëmijët dhe kërkesën e vetme të jetë vetëm Grua.

Këtu, poezitë duket se nuk kanë një qëllim, ose më saktë nuk janë në kërkim për të gjetur një mesore e një të barabartë me biografinë e autores së tyre, por kjo pikë e zhbërjes jetëpoezi, zbulon edhe diçka tjetër. Ajo gjen tek këto dy lloje të poezive të dashurisë natyrore në lidhjen e saj me jetën reale të poetes, larg nga gratë që marrin nofkën nga burra të “poshtër” e i farkëtohet grupit të parë që kërkon të bëhen të shumta, të dashuruara, të rëndësishme dhe ti bashkëngjiten vetvetiu asaj sfere ku gruaja e grupit të dytë bëhet gruaja, e cila është përmbi të gjitha vetë jeta e jetës. Ajo gjithashtu duket se e konsideron progresion të këtyre dy llojeve, që të jenë të dukshme dhe të rëndësishme në jetën e njeriut, duke përfshirë edhe faktorin e thellë të mendimit, si në atë mënyrës dhe në atë të cilësisë, ku vetë femra është jo thjesht rëndësi në lidhje me termin dhe terminologjinë “grua”.


Konkluzion


Me pak fjalë, poezitë e “Profil në gotë” kam provuar se janë një arsye e qartë për të ilustruar se dashuria, mund të vendoset në kuadër të konceptimit feminist letrar, dhe se ajo mes stilit të Mirelës natyrisht meriton vëmendje.

Si përfundim, mund të them se kjo prurje poetike ndriçon mes vetë vargut pak më ndryshe arsyen e mjaft dukuri që dalin nga pershpirtja dhe rreken përshpirtshëm në vetë arsyen e arsyetoren e jetës, se sa kur përdorimi i një gjuhe zhargon i “mbyt” me vetë mënyrën konservatore të interpretimit.

Kjo është për shkak të faktit se ajo tregon se si dy grupe të qarta të poezive të vargut lirik, sipërfaqësisht duken të lira dhe nuk promotojnë të jenë të izoluara nga njëra-tjetra, që pikëtakojnë mesazhin së bashku në kuptimin e imazheve të tyre si një sfidë reale e jetëditësisë të grave. Përveç kësaj, kjo prurje mund të konsiderohet interesante në rastin e vetë mesazhit, pasi ajo zbulon perspektivën mes disponimit, e cila i bën përfundimet dhe vlerësimet e saj pothuajse të arsyeshme.

37 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page