top of page

Prof. Dr. Fejzulla Berisha në vizitë zyrtare në Akademinë...

ree

Prof. Dr. Fejzulla Berisha në vizitë zyrtare në Akademinë e Shkencave, Arteve dhe Kulturës Shqiptaro-Amerikane në New York

New York, SHBA – Nëntor 2025

Në kuadër të vizitës së tij akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Prof. Dr. Fejzulla Berisha, studiues dhe ekspert i njohur i së drejtës publike, zhvilloi një takim të nivelit të lartë në Akademinë e Shkencave, Arteve dhe Kulturës Shqiptaro-Amerikane në New York.


Takimi u zhvillua në një atmosferë të lartë akademike, kulturore dhe kombëtare, ku u diskutuan drejtime të reja të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve akademike të Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës shqiptaro-amerikane.

Në veçanti, u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit kërkimor-shkencor, nxitjen e dialogut intelektual ndërkombëtar, dhe ndërtimin e një platforme të përbashkët për ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare në hapësirën globale.

Gjatë kësaj vizite, Prof. Dr. Berisha u prit me respekt institucional nga Dr. Skënder Kodra, Kryetar i Akademisë, dhe Prof. Dr. Musa Limani, anëtar i nderuar i saj, një personalitet i mirënjohur i shkencave ekonomike dhe figurë me kontribut të çmuar në jetën akademike shqiptare.
Gjatë kësaj vizite, Prof. Dr. Berisha u prit me respekt institucional nga Dr. Skënder Kodra, Kryetar i Akademisë, dhe Prof. Dr. Musa Limani, anëtar i nderuar i saj, një personalitet i mirënjohur i shkencave ekonomike dhe figurë me kontribut të çmuar në jetën akademike shqiptare.

Në fjalën e tij, Prof. Dr. Fejzulla Berisha theksoi rolin strategjik që ka Akademia e Shkencave, Arteve dhe Kulturës Shqiptaro-Amerikane si institucion i dijes, identitetit dhe diplomacisë publike shqiptare në SHBA. Ai vlerësoi përkushtimin e Kryetarit, Dr. Skënder Kodra, dhe të anëtarëve të Akademisë për afirmimin e vlerave kombëtare dhe për kontributin e tyre të palodhur në mbështetje të kauzës së Shqipërisë Natyrale, të kuptuar si një koncept gjithëpërfshirës shkencor, kulturor dhe paqësor në përputhje me vlerat e demokracisë perëndimore.

Në përfundim të takimit, palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional, për zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore, historike e kulturore, si dhe për krijimin e mekanizmave të përhershëm bashkërendues ndërmjet akademikëve të Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës.

Ky bashkëpunim, u theksua nga të dy palët, do të shërbejë si model i diplomacisë së dijes dhe i bashkimit të potencialit kombëtar në funksion të afirmimit të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page