Prof Dr Eshref Ymeri: Spiunit të UDB-së
- 7 hours ago
- 7 min read

Spiunit të UDB-së, Agim Vinca, i është çjerrë maska
Pasi botova në gazetën “Bota Sot” (13 shkurt 2026) shkrimin me titull “Agjenti i UDB-së, Agim Vinca, servil i Enver Hoxhës”, më 16 janar, ky spiun i UDB-së, po në këtë gazetë, botoi artikullin me titull “Sulmi i pabesë i njeriut të pafytyrë”. Aty ai më fyen rëndë dhe më përçmon me shprehjet në vijim:
dy fjalë për paskuilin e Eshref Ymerit, një njeri me emrin Eshref Ymeri, ky farë Eshrefi, matufi plak Eshref Ymeri, njeri i pafytyrë dhe shpifës ordiner, është dashur ta injoroja që në fillim, më vjen ndoht t’ia përmendi edhe emrin, le të vazhdojë po qe se do të rrëmojë edhe më tutje me turirin e tij në internet.
Atëherë vendosa ta zbardh pjesën e fundit të intervistës së Sadri Imerit me Nafi Çegranin në median “Kojshia Show”, të cituar nw artikullin e lartpërmendur. Ja dialogu i tyre në vijim:
Sadri Imeri: Po Ukshin Hotin kush e spiunonte?
Nafi Çegrani: Ukshin Hotin më shumë të vetët aty.
Sadri Imeri: Për shembull?
Nafi Çegrani: Edhe i ke këto që kanë qenë, që janë si kolegë.
Sadri Imeri: Kush prej tyre, profesor, që të flasim me emër sot?
Nafi Çegrani: Mirë, me emra, por duhet do sende edhe të kursehen. Ke rastin, për shembull. E kanë spiunuar edhe Ali Hadrin.
Sadri Imeri: Po.
Nafi Çegrani: Me Agim Vinca, ato krejt janë të regjistruara në arkivat e UDB-së, Rexhep Qosja.
Sadri Imeri: Rexhep Qosja e Agim Vinca e ka...
Nafi Çegrani: Ali Hadrin e kanë spiunuar. Po, ka dhe informacione të tjera, që ende mbahen sekrete rreth fatit tragjik të Ukshin Hotit.
Siç e kam theksuar në artikullin tim të 13 shkurtit, prodesorit Agim Vinca i pata shprehur dëshirën për të bërë recensionin e librit që kam gati për në shtyp “Kadarea në truallin e politikës”. Shpresoja se profesori, si intelektual i njohur i letrave, pasi ia dërgova librin, do të më ndihmonte me recensionimin e tij. Profesorit iu drejtova edhe për një arsye tjetër: disa vite më parë, ai kishte botuar në internet analizën me titull “Ismail Kadare është bërë pjesë e një “darke të gabuar”, njëzet vjet më parë, me shkrimtarin apologjet të Millosheviçit” (faqja e internetit “Kultplus”. 19 tetor 2019). Profesori nuk pranoi ta recensiononte, duke theksuar se për shumë gjëra nuk ishte dakord. Libri im është përgatitur, duke u bazuar në 97 materiale burimore dhe ka si objekt kryesor jo analizën e veprave artistike të Kadaresë, por servilizmin politik të tij ndaj diktatorit Enver Hoxha dhe përkrahjen që i dha në luftën e klasave, të argumentuar me gjuhën e fakteve të pakundërshtueshme. Meqenëse profesori nuk pranoi të bënte recensionimin e librit, dyshova se mos i shkela në kallo: mos vallë edhe vetë ai ka notuar në kënetën e servilizmit politik? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, fillova të shtegtoj nëpër faqet e internetit dhe aty zbulova se, së-pari, profesori Agim Vinca paska qenë servil i Enver Hoxhës, të cilit i paskej kushtuar poezinë elegjiake me titull “Rënia e Enver Hoxhës”, pas rrëzimit të shtatores së diktatorit më 20 shkurt 1991, e shkruar një ditë më pas në Prishtinë. Së-dyti, profesori paskej qenë edhe agjent i UDB-së, sepse, në median e lartpërmendur “Kojshia Show, moderatori i saj, zotëria i nderuar Sadri Imeri, më 03 qershor 2025, kishte transmetuar në youtube intervistën me titull “Nafi Çegrani: Rexhep Qosja e Agim Vinca spiunuan për të vrarë Ukshin Hotin!”.
Pasi u njoha me këto dy fakte tronditëse për vlerat intelektuale të këtij profesori, botova në disa portale artikullin e lartpërmendur “Agjenti i UDB-së, Agim Vinca, servil i Enver Hoxhës”. Në atë artikull nuk kam përdorur absolutisht as edhe një fjalë apo shprehje fyese, as edhe një shprehje të vetme përçmuese ndaj tij. Shprehjet fyese që përdor ky profesor kundër meje, që në titull të artikullit, dëshojnë për një arsye tejet bindëse: spiunët tremben tmerrësisht nga demaskimi, si djalli nga vetëtima. Prandaj, kur u çirret maska, ata shpërthejnë me shprehje histerike fyese, përçmuese dhe shpifëse ndaj atyre që i demaskojnë. Kur përmenda servilizmin e tij, të shprehur në poezinë elegjiake për shembjen e shtatores së diktatorit Enver Hoxha, profesori Agim Vinca më sulmon mua se kam qenë përkthyes i veprave të atij diktatori. Me sa duket, ishte interesuar për jetëshkrimin tim dhe, sipas të gjith gjasave, të dhënat i kishte marrë nga një mikesha e tij, e cila ka pasë punuar në Redaksinë e përkthimeve të “veprave” të atij diktatori. Pra, sipas këtij profesori me paha të madhe, unë nuk duhej të pranoja kur shteti më ngarkoi detyrën për përkthimin (së bashku me përkthyes të tjerë) e atyre “veprave”, çka do të thotë të përfundoja në burg. Në mbyllje dëshiroj t’ju rekomandoj lexuesve të nderuar të njihen me “rezonancën magnetike” që i është bërë profesorit Agim Vinca me analizën në vijim.
Sylejman Aliu
Tito, Qosja dhe Vinca
Faqja e internetit “Zemra Shqiptare”
06 tetor 2009
Njësoj si Rexhep Qosja “plak”, kur në librin renegat të zisë për vdekjen e të madhit të tij, kolonialistit Tito, kishte shkruar: “Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë në triumf përfundimtar luftën nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë - ja një meritë e mjaft historike për të gjitha kohërat. Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë deri në triumf përfundimtar luftën që ka përmbysur monarkinë - ja një meritë tjetër e mjaftë për historinë. Tito i ka thënë “JO” Stalinit, në një kohë kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij - ja një meritë e mjaftë historike për historinë. Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve e kombësive - ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike. Tito i ka prirë idesë së madhe që u reziston fuqive të mëdhaja - ja dhe një meritë tjetër, aq e madhe, aqvendimtare në historinë e përbotshme” (R. Qosja, “Një “JO” e madhe dhe shumë merita”, “Rilindja”, 11 maj 1980), edhe profesori dhe poeti “i ri” Agim Vinca, me dëlirësinë e pazorshme dhe të paimponueshme rinore të emocionit, i kushtoi vargje të mëdha ndiesish Titos së tij në poezinë “Titos” (“Gëzimi”, 11 qershor 1961). Në këtë qasje mbase më pak do të flas për vlerat intelektuale dhe morale të të parit, të Rexhep Qosjes, që manifestohen si bindje e thellë e tij për Titon që “i ka prirë idesë së madhe që u reziston fuqive të mëdhaja”, në një kohë kur shqiptarët në Kosovë përjetonin pushtimin më të egër titist, sepse s’ka se si të thuhet më mirë dhe më bindshëm se ç’i ka thënë ai vetë, jo vetëm në librin e tij të zisë për Titon, por edhe më herët në “Morfologjia e një fushate”, që nuk ishte tjetër, pos një dosje famëkeqe në shërbim të UDB-së për gjithë garniturën e vetëdijshme kombëtare të intelektualëve, edhe ashtu të paktë shqiptarë në Kosovë. Nuk do të flas as për vlerat e pafrenueshme emotivo-poetike të poezisë “Titos” së Agim Vincës, në strofën e fundit të së cilës shpërthen emocioni i tij zotues:
Tito, sot kangë të këndojmë,
Për trimninë tande pa kufi.
Tito, çdo herë të kujtojmë,
Sepse ne jemi në liri”.
Më tepër se për këto, mbase do duhej të thuheshin pak më shumë disa dimensione të tjera morale, jo vetëm për njërin, por për të dy këta që u zunë në gojë. Derisa i pari, që nga atëherë, kur secili intelektual i mirëfilltë dhe, mbi të gjitha, i dëlirtë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, ishte vënë (dhe vazhdojnë të vihen) në shënjestrën më rrënuese të Qosjes, i dyti, Agim Vinca, nuk ka kursyer të rrënojë jo vetëm opuset letrare të krijuesve meritash të veçanta letrare, por edhe të vlerave të tyre kombëtare e intelektuale, të cilët, mu pse ishin të tillë, ishin gjithnjë të kërcënuar nga UDB-ja ish-jugosllave. Disa nga ata ishin të shtrënguar, ose të shpëtonin jetën, duke shkruar vargje të pakëta për Titon, duke vënë gjithë situatën brenda metaforave reale të jetës së kombit, që po i shkatërrohej furishëm bërthama, pavarësisht nga të gjitha rezistencat në atë kohë të tmerrshme pushtimi titist, Agim Vinca, as si poet, as si profesor universiteti, kurrë s’kishte dashur t’i mendonte këto rrethana, në të cilat jetonin krijuesit dhe intelektualët “gabimtarë”, por kishte hedhur mbi ta gjithnjë zjarrin denoncues. Si ishte e mundur kjo, kur ai vetë, pa e detyruar askush, pa qenë asnjëherë i kërcënuar, kishte shkruar poezi për Titon e tij, kurse shante të tjerët, pse, me lakun e UDB-së, ishin detyruar të bënin ca vargje demagogjike për Titon, që të shpëtonin lëkurën?
Si i pari, si i dyti, nga këta dy personazhe, duke ngrehur lart zhurmën për vetveten e tyre, të përmasave folklorike, të patriotizmit zhurmues, sikur duan të tregojnë se sa të larë janë vetë dhe ç'vullkan të papërmbajtshëm intelektual, moral e patriotik kanë në vete, jo karshi armikut, Titos dhe pushtuesve, por ndaj gjithë klasës tjetër intelektuale, krijuese dhe kombëtare, që kishte dhe ka Kosova (të kujtojmë një shembull veprimi të Rexhep Qosjes: Në Mars të vitit 1999, ai iu drejtua shqiptarëve që të mos e braktisnin Kosovën gjatë gjenocidit të egër serb “sepse s’kemi atdhe tjetër”. Ai, pak ditë më pas, i debdilosur fare, mjekërruar, e braktisi Kosovën dhe iku në Shqipëri. Pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s, gazetarët në Shqipëri e pyetën se çfarë mendonte për ata, që, gjatë kohës së bombardimeve, kishin qëndruar në Kosovë? Ai qe përgjigjur se ata që s’e kishin braktisur Kosovën, ishin lojalë të Serbisë)! Hiq dosjen “Morfologjia e një fushate” të Rexhep Qosjes, me të cilën u shërbye UDB-ja kundër intelektualëve më të dalluar shqiptarë e më me shumë sakrifica, për të parë nivelin e pamoralshëm moral të këtij akademiku, po përmend një shembull tjetër, ndërmjet shumë e shumë shembujve të tjerë, që vërtetojnë këtë që thuhet dhe dihet për këtë akademik. Ai shkroi librin “I kthyeri i penduar”, që, për temë, kishte ardhjen e monumentit të Skënderbeut në Prishtinë. Të gjithë ata që e sollën dhe gjithë ata që dolën ta prisnin me festë këtë monument, ishin quajtur nga autori Qosja si qen e kudra, kurse Kosovën e kishte emërtuar si fermë qensh! Nuk është vështirë, prandaj, të shihet dhe të dihet se me ç’përmbajtje vlerash morale njerëzore e intelektuale, patriotike e kombëtare, i servohet ky njeri opinionit tonë, që nuk është tjetër, përveç një “fermë qensh”! Në anën tjetër, profesori dhe poeti Vinca, për ta fshehur veten dhe të bëmat e tij “poetike”, që i ka shkruar vetë poezi Titos, pa e detyruar askush, shan të tjerët në emër të patriotizmit të tij të shpifur, shkruan “Kolumne” urrejtëse për flamurin dardan, derisa nuk nxitet djegia e tij në sheshin e Prishtinës, duke dashur që kështu të digjet patriotikisht historia shqiptare e Dardanisë antike. Çfarë ishte e rëndësishme kjo Histori, kur atë e kishte sjellë simbolikisht i urryeri i tij i përmotshëm, i pari i Kosovës, Rugova? Sëmundja e pashërueshme e vetveteve të këtyre dy vetave, Qosjes dhe Vincës, deri vonë shërbente edhe si dergjë e një numri të madh përkrahësish të tyre, të cilët mendonin se me mllefe e urrejtje mund të shquheshin më shumë, apo që të mos dukeshin të harruar fare. Megjithatë, tash këtyre dyve u ka dalë boja. Dihen e shihen fare nëpërdukshëm me të gjitha dimensionet e tyre imorale.









Comments