top of page

Skënder Sadri KAPITI: Historia nuk mësohet me legjenda dhe as me parulla politike

  • 7 hours ago
  • 2 min read

Historia nuk mësohet me legjenda dhe as me parulla politike

Skënder Sadri KAPITI

 

Duhet të rishkruhet historia , sepse atë na e kanë shkruar të tjerët, dhe kur ta shkruajnë të tjerët ata e shkruajnë si duan ata dhe interesat e tyre, si dhe historia është shkruar si ka dashur politika ,propaganda dhe letërsia politike.Ato  janë shkruar si ka dashur dhe don pushteti dhe partia e pushtetit. Historia  nuk është ose nuk duhet të jetë e të tregohet si përrallë politike, as si mit dhe as si legjendë, por historia duhet të shkruhet e të studiohet me të vërtetat e saj.

Duhet t’u griset maska shkrimtarëve dhe intelektualëve enveristë që janë shterp e bosh nga nacionalizmi në Shqipëri dhe të atyre serbo-sllavo-titistë të Kosovës, këtyre mbeturinave të dëmshme dhe shërbëtorë të antinacionalizmit shqiptar, që sillen akoma si fantazma intelektuale e mediatike.

Bashkë me të shkuarën servilosllaviste të komunizmit shqiptar ka shkuar edhe epoka e këtyre sahanlëpirësve komunistë intelektualë e shërbëtorë të serbosllavisë, të cilët si shërbëtorë  të zinj të së kaluarës antishqiptare na u konvertuan në patriotë e kombëtarë. Fatkeqësisht ka pak dokumente të shkruara për historinë e Shqipërisë, dhe ata të cilët duan të nxjerrin në dritë të vërtetën ata sulmohen nga politika dhe nga  intelektualizmi i errët dhe i verbër.

Shqiptarët në historinë e tyre nuk kanë një ,dy apo tre heronj, dhe hero është populli sepse historinë e bën dhe e shkruan populli me punët dhe me sakrificat e tij.

Historia nuk mësohet me parulla partiake, as nga pseudohistorianët politik sic vepronte diktatura komuniste , ku cdo faqe muri, fasadë e shpatet e kodrave e maleve shkruheshin e gdhëndeshin parullat për Partinë komuniste dhe për shokun apo xhaxhin Enver.

Po nuk kishe notë të lartë në lëndën e marksizëm-leninizmin  ideologjik dhe Historinë e PPSH, nuk të jipej e drejta e studimit në universitet.Fëmijëve më parë u mësohej emri i diktatorit se sa ai i prindërve të tyre.Si Historia ashtu edhe të gjitha shkencat e sidomos letërsia duhet të përshkoheshin nga fryma e partishmërisë socialiste.

Sot vazhdohet akoma të përndiqen si “heretikë” ata të paktë historianë  e shkencëtarë që thonë të vërtetën kritike ; atyre nuk u botohen në Tiranë shkrimet, letersia dhe as opinionet kritike.

Pra kështu, edhe në demokraci, ku gjithcka cfarë arrin demokracia shqiptare i dedikohet partive politike dhe kryetarëve të tyre.Sot madje me zhvillimin e teknologjisë më shumë përhapen parullat e injorancës dhe e “kompetencës” së tyre . Edhe në kohën e diktaturës komuniste trumbetoheshin e thuheshin nga propaganda ngjarjet dhe “arritjet” me parulla të tilla si clirimi i dytë i Shqipërisë, por dhe në demokraci, jo një por  shumë evente  i dedikohen politikes patiake e pushtetit si ngjarje të mëdha të dyta pas shpalljes së Pavarësisë.

Nuk është pas edhe Kosova  pasi heronjtë e kryetarët e partive na i paraqesin si heronj apo mbiheronj kombëtarë, si Presidetë , si kryeministra dhe me emrat e tyre partitë identifikojnë veten dhe sikur liria ka emrin e tyre etj.etj.Edhe rrugët apo ndonjë investim publik që bëhet me taksat e shqiptarëve dhe me paranë publike , politika dhe mediat i quajnë rezultate dhe fitore të partive e pushtetit, kur ata në të vërtetë vetëm sa abuzojnë me to.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page