Prof Dr Eshref Ymeri: Shqetësimi i një intelektuali të shquar nacionalist

Në internet lexova një shënim të analistit dhe publicistit të nderuar Skënder Kapiti, i cili, me shumë të drejtë, shprehte habinë e vet se pse rinia studentore e Dardanisë nuk po tregon solidaritet me protestat e rinisë studentore në Shqipëri?
Përgjigjja është e thjeshtë: rinia studentore dardane nuk mund të shprehet publikisht në përkrahje të protestave të rinisë studentore në Tiranë, sepse nuk mund të dalë jashtë ritualit shumëshekullor të përçarjes ndërshqiptare, e cila zë fill që nga Pellazgoiliria.
A nuk ishin pellazgët ata, që zotëronin krejt pellgun e Mesdheut, por që, për shkak të përçarjes së tyre, lejuan jevgoevgjitërit e luginës së Nilit dhe të Gadishullit të Sinait t’u rrëmbenin trojet dhe t’u grabitnin historinë, duke krijuar mitologjinë e gënjështrave dhe të mashtrimeve greke me të ashtuquajturit filozofë, shkrimtarë dhe dramaturgë me Homerin në krye, i cili Iliadën dhe Odisenë i pati shkruar në gjuhën pellazge, siç e ka pohuar përkthyesi i Iliadës, i Madhi Gjon Shllaku?
A nuk ishin princat ilirë ata, të cilët bashkëpunonin me romakët, ndërkohë që princesha e shquar, Teuta e Ilirisë, (figurën e së cilës e ka përjetësuar në një vepër artistike të gjinisë së romanit shkrimtarja e talentuar Mira Meksi), luftonte kundër legjioneve romake? Për shkak të asaj përçarjeje tragjike, gjenerali romak, Pol Emili, pati shkatërruar 70 qytete Ilire, i pati vënë zjarrin krejt trashëgimisë kulturore iliroepirote dhe 150 mijë banorë vendës i pati shitur si skllëvër në Romë? E ç’ishte Roma pata Ilirisë, e cila shtrihej që nga Deti i Zi deri në Detin Adriatik? Por Roma kishte organizim shtetëror model, të cilit ilirët, si të përçarë që ishin, nuk ia kishin idenë absolutisht.
A nuk ishin shqiptarët ata, të cilët, gjatë sundimit 500-vjeçar të errësirës otomane, nuk u bashkuan kurrë me njëri-tjetrin për të mbrojtur trojet amtare dhe Shqipen tonë Hyjnore? Përkundrazi, kur në jug të trojeve tona shpërthente ndonjë kryengritje antiotomane, në veri shqiptarët flinin gjumë, dhe e kundërta, kur në veri shpërthente një kryengritje e tillë, në jug njerëzit flinin gjumë.
A nuk ishin shqiptarët ata, të përçarë kashtë e koqe, të cilët nuk u bashkuan kurrë për t’i treguar vendin kurvës së motit me emrin Europë, siç e ka demaskuar publikisht Fishta i Madh, e cila, në vitin 1878 dhe në vitin 1913, na i copëtoi trojet amtare në gjashtë shtete dhe, siç e ka theksuar kancelarja gjermane, Zonja Merkel, Shqipëria është i vetmi vend në botë që rrethohet gjithandej nga troje shqiptare?
A nuk ishin shqiptarët ata, të cilët, si kombi më i përçarë në kontinentin tonë, nuk u ngritën peshë më këmbë në mbarë trojet tona etnike dhe të rreshtoheshin përkrah vëllezërve tanë dardanë, me në krye ushtrinë e tyre çlirimtare, për shporrjen e Serbisë fashiste nga Dardania?
A nuk ishin shqiptarë e Republikës së Shqipërisë ata, të cilët, gjatë kohës që populli dardan dhe ushtria e tij çlirimtare luftonin kundër bishës fashiste serbe, në Veriun e vendit kishin të instaluar 400 tanke, por nuk urdhëruan qoftë edhe një tankist të vetëm ta zhvendoste tankun matanë kufirit, në ndihmë të vëllëzërve tanë të një gjaku?
A nuk ishin shqiptarët e Republikës së Shqipërisë ata, të cilët nuk kundërshtuan fare kur kryetradhtari Rama, miku i Vuçiçit, vendosi trarin në hyrje dhe në dalje të tunelit të Kalimashit, për t’u vjelë taksa vëllezërve tanë dardanë dhe për të shprehur tërë urrejtjen e vet kundër Profesor Berishës, i cili pati meritën e jashtëzakonshme për ndërtimin e Rrugës së Kombit, të shoqëruar me hapjen e dy tuneleve të Kalimashit me një gjatësi prej 11 km, çka bëri që largësia mes Tiranës dhe Prishtinës të përshkohet në më pak se tri orë, ashtu siç pati të njëjtën meritë edhe për hapjen e dy tuneleve të Krrabës?
Intelektuali i nderuar nacionalist, Skënder Kapiti, ka shumë të drejtë të shpreh habinë e vet për heshtjen e rinisë studentore dardanë para revoltave të rinisë studentore në atdheun amë, por përçarja tradicionale ndërshqiptare, nuk i lejon ata të rreshtohen në një front të vetëm.
Kaliforni, 18 tetor 2026








I nderuar Profesor Ymeri, shqetësimi juaj prek një plagë të vjetër të ndërgjegjes sonë kombëtare, atë të përçarjes që, në momente vendimtare, na ka penguar ta shndërrojmë afërsinë e gjakut, gjuhës dhe historisë në një forcë të përbashkët veprimi. Solidariteti ndërshqiptar nuk duhet të mbetet një formulë ceremoniale, e përdorur në festa e përkujtime, por duhet të dëshmohet pikërisht atëherë kur liria, dinjiteti dhe e ardhmja e brezave kërkojnë mbështetje të ndërsjellë.
Studentët e Shqipërisë dhe të Kosovës mund të kenë realitete e rrethana të ndryshme, por aspirata për drejtësi, dinjitet dhe përgjegjësi publike është universale. Heshtja, kur kthehet në zakon, rrezikon të bëhet bashkëfajtore me padrejtësinë; ndërsa solidariteti, kur shndërrohet në veprim qytetar, mund të kapërcejë kufijtë që politika…