Prof Dr Eshref Ymeri: Pabesia dhe pasojat e saj

(Odiseja e Ilir Metës në burgun e Ramës)
Pabesia e ka burimin te pandershmëria. Shkrimtari satirik dhe oratori romak, Juvenali (50-127), ka thënë:
“Ka njerëz, të cilët, të gjitha ngjarjet ia veshin rastësisë dhe janë të mendimit se gjithësia lëviz vetvetiu, pa ndonjë arsye të caktuar... Njerëz të tillë prekin pa frikë martirët e shenjtë”.
Te pellazgu i famshëm, Homeri (shek. VIII-VII p.e.r.), Agamemnoni betohet për perëndeshat e hakmarrjes nën tokë. Ai shqipton kundër vetes fjalë të magjishme dhe dëshiron që, për shkeljen e betimit, perënditë ta ndëshkojnë me të gjitha fatkeqësitë, të cilat, zakonisht, goditin fajtorët për një krim të tillë.
Në njërën nga veprat e pellazgut tjetër, Hesiodit (shek. VIII-VII p.e.r.), poet, rapsod, përfaqësues i rrymës së eposit didaktik dhe gjenealogjik, thuhet se në kohën e tij, përgjithësisht, pabesia konsiderohej si një krim i tillë, për të cilin ndëshkoheshin madje brezat pasardhës.
Para zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013, Ilir Meta ishte në aleancë me Kryetarin e Partisë Demokratike, Prof.dr. Sali Berisha. Para fushatës zgjedhore, pikërisht në muajin prill, Ilir Meta e braktisi aleancën me Partinë Demokratike dhe hyri në aleancë me Partinë Socialiste. Pra, ishte Ilir Meta ai që solli Ramën në pushtet atë ditë të 23 qershorit, si ruzultat i pabesisë që manifestoi ndaj Profesor Berishës, çka solli si pasojë varfërimin skandaloz të shumicës dërrmuese të popullit dhe braktisjen e vendit nga më shumë se 1,5 milionë qytetarë. Me këtë qëndrim të pabesë, Ilir Meta dëshmoi se ishte njeri pa karakter, ishte politikan i pandershëm në marrëdhëniet me Profesor Berishën. Ilir Meta harroi që dikur Profesor Berisha, pa të drejtë, e pati shpëtuar nga burgu pas botimit në faqet e internetit të asaj videos së fashme të Dritan Priftit.
Ilir Meta ka harruar që njeriut të pabesë, aq më tepër kur ai është politikan, nuk i zë besë kush. Ishte e çuditshme verbëria politike e Ilir Metës, kur pati hyrë në aleancë me një politikan kryetëpabesë, si Rama, i cili harroi nderin që Ilir Meta i pati bërë në vitin 2013, duke e sjellë në pushtet. Pikërisht kryepabesia e Ramës është ajo që Ilir Meta dergjet në qelitë e burgut që prej tetorit të vitit 2024. Kulmi i pabesisë së Ramës u shfaq në një skenë skandaloze për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës, mënyrë kjo që është karakteristike për shtete fashiste.
Këta dy kryepolitikanë të pabesë, të pakarakterë, të korruptuar dhe mashtrues të opinionit publik, harrojnë që pabesia në politikë, me kalimin e kohës, vjen e shndërrohet në një varr të hapur për ta.
---------------0---------------








Comments