Prof Dr Eshref Ymeri, ose Filozofi modern mes dy kohёve




Prof Dr Eshref Ymeri

Prof Dr Eshref Ymeri, ose Filozofi modern mes dy kohёve


Prof dr Fatmir Terziu


Teksa pija njё gotё raki Shqipёrie nё kryeqytetin shqiptar, Tiranё, pas disa vitesh larg saj, me tё ndjerin, njё nga penat qё bёri mjaft pёr letrat shqipe, shkrimtarin Siri Sulejmani, natyrisht dhe njё nga shёndetet tona, do tё shkonte pёr Prof. Dr Eshref Ymerin, (tё cilin fizikisht ende nuk e kam takuar asnjёherё). Nё bisedё e sipёr ai mё tha fjalё pёr fjalё kёshtu: “Eshrefi ёshtё njё “antioksidant” ideologjik i ditёve tona qё jetojmё”. E thellova pyetjen time dhe kurreshtja ime dёgjoi me vёmendje se “Eshrefi, pra pёr njeriun tё cilin e dёgjoja nё atё bisedё nga njё shkrimtar si Siriu, mjaft rebel nё mendime, ishte dhe mbetej njё intelektual mjaft i rrёndёsishёm, fisnik, i kompletuar dhe mjaft didakt. Pra, i saktё, i qashtёr, i rreptё nё mendimet e tij.”

E kёshtu fillova tё lexoj ngadalё dhe me vёmendje, hap pas hapi njeriun qё kishte lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Ndёrkaq nё jetёrrugёtimin e tij do tё gjeja edhe shkollimin e tij qё fillonte me arsimin fillor nё Mesaplik, shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe me Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs qё e kishte mbaruar në vitin 1959 me rezultatin “shkёlqyeshёm”.

Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, i ishte dhёnё e drejta pёr tё studiuar nё Leningrad të ish-Bashkimit Sovjetik pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte vazhduar Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e kishte mbaruar me rezultate të larta nё vitin 1966. Emёrimi pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse dhe mё pas shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990, e kishin formёsuar mё tej figurёn komplekse tё Profesor Ymerit. Gjatё kёsaj periudhe ai kishte drejtuar redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja. Mё pas viti 1992 sërish me punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, e mbajti nё vёmendjen e madhe dhe pasionin e tij intelektual deri kur doli nё pesion. Dhe vёrtet ka dalё nё pension Prof Dr Eshref Ymeri? Kёtu qёndron enigma e njё intelektuali tё tillё “antioksidant” ideologjik, qё nё leximin e filozofit tё kohёve moderne, Slavoj Žižek ёshtё i lidhur jo thjesht me reklamёn, por me punёn qё jep dhe merr Tjetri nga njё “benefit” i tillё i mjaftёdobishёm mendimi, filozofie dhe intelektualizmi nga mё tё radhёt nё shoqёrinё e sotme shqiptare.

Ndёrsa Slavoj Žižek e lidh kёtё me paketёn e çajit “Çaj qiellor”, ku ka një shpjegim të shkurtër të përfitimeve të tij: ‘Çaji jeshil është një burim natyror i antioksidantëve, të cilat neutralizojnë molekulat e dëmshme në trup të njohura si radikalet e lira. Duke zbutur radikalet e lira, antioksiduesit ndihmojnë trupin të mbajë shëndetin e tij natyror.” Ky lloj “çaji qiellor” nё kuptimin filozofik, është nocioni i pastёr qё lufton me rrёnjё aspektualitetin e totalitarizmit dhe ёshtё një nga antioksidantët kryesorë ideologjikë, funksioni i të cilit gjatë gjithë funskionit jetik ёshtё të zbusё radikalët e lirë dhe kështu të ndihmojё trupin social që të ruajё shëndetin e tij politiko-ideologjik. A nuk e bёn njё tё tillё Prof Dr. Eshref Ymeri me tё gjitha shkrimet dhe veprat e tij? A nuk e ka treguar dhe me analizat e thelluara, apo dhe me komentet e thjeshta?

Shkrimet e tij, thellimet nё mendime, sigurisht që janë jo thjesht një lexim stimulues, por dhe njё morfologji dhe sintaksё mё vete pёr mjaft udhёrrёfime nё fusha tё ndryshme, pёrfshirё historiologjike, gjuhёsore, inter-kёrkuese, nacionaliste dhe mё tej artdashёse. Në stilin tipik të tij Profesor Dr Eshref Ymeri, prezanton tёrёsinё e tematikave qё trajton si një meditim mbi përdorimin e nocionit logjik të shprehjes. Ajo që Ymeri shërben, është një diskutim i çuditshëm rreth temës sё sotme tё shqiptarit tё kudogjendur, rreth angazhimeve dhe mendime intelektuale dhe politike, rreth tёrёsisё sё vlerave dhe mangёsisё qeveritare, duke u mbështetur në interesin e gjerë akademik, duke filluar nga psikoanalizmi deri te materializmi dialektik dhe studimet moderne kulturore.

Por për të gjitha këto, ai të bën të mendosh. Seksioni i shkrimeve tё tij mbi tё sotmen dhe tё djeshmen shqiptare sfidon lexuesin të reflektojë nëse ekziston një shpjegim i thjeshtë dhe çfarë mund të thotë një kompleks. Ai si njё njohёs didakt dhe mjaft profesional nё shkrimet e tij shfaq atё qё kundërshtohet nga një analizë e spastrimeve dhe shkrimet dhe faktet e tij tregojnë sprovat e BRSS-së staliniste të bazuara në psikoanalizë dhe çfarë do të thotë kjo për natyrën e shtetit sovjetik.

Në esetё e tij, nё reagimet e hershme e nё ato tё mëvonshme të publikuara shumicёn edhe tek “Fjala e Lirё”, stili i Ymerit bëhet shumё më i çuditshëm dhe intelektual, dhe më i vështirë për t’u ndjekur jo-akademikët, apo dhe nga ata qё mbeten ende tek leximi didakt i mendimit. Tёrsia e mendimit tё profesorit, mbetet nё njё udhё qё rrreket e thellohet me këmbëngulje dhe e bёn lexuesin tё jetojё me të.

Profesor Dr Eshref Ymeri nё tё gjitha shkrimet e tij përfundon duke diskutuar “mënyrën e tretë” dhe ngritjen e shoqërisë sё destinuar tё mbetet nё role mbikqyrëse. Me vetëm një rimeso të liberalizmit, kufizimi i debatit të vlefshëm politik rreth terrenit të qendrës dhe përdorimi i një shansi “tjetër” të së djathtës për të siguruar kredencialet demokratike pavarësisht nga mungesa e zgjedhjes, do të thotë se mendimi i tij shkon teka ajo qё nё si shqiptarё prej mendimit tё tij, po rritemi dhe po bёhemi të gatshëm për të parë zgjidhje radikale jashtë kësaj “anti-totalitar” qё ёshtё dhe konsensusi liberal i propozuar dhe lexuar nё mjaft shkrime tё tij. Kam nisur tё skruajё dhe kam tentuar tё rishkruaj për këtë më parë dhe gjithnjё shkrimi i bazuar nё mendimin e kёtij njeriu tё mençur e tё kulturuar mbetet një argument bindës se e meriton njё mijё herё mё shumё. Mbështetur nga një thirrje grumbulluese e shpirtit intelektual, për të marrë përgjegjësinë për mundësitë e ofruara nga stili dhe mendimi i kёtij profesori tё vlefshёm shqiptar, natyrisht edhe dita e sotme qё pёrkon me ditёlindjen na jep njё rast urimi mё tё fortё e mё tё ndjeshёm qё tё na afrojё akoma mё shumё vlera dhe mendime qё na mbeten tё pavdekshme nё jetё tё jetёve. Jetё tё gjatё Prof Dr Eshref Ymeri!

#Eshref #Ymeri #terziu #fatmir

20 views

Shkrimet e fundit