Prof. Dr. Eshref Ymeri: Lufta në Ukrainë dhe degradimi shpirtëror i rusëve
- 5 days ago
- 7 min read

Kur flitet për degradimin shpirtëror të individit, preket njëra nga temat më të rëndësishme të qenies njerëzore. Degradimi shpirtëror është një proces, në të cilin individi humbet ata orientues themelorë dhe moralë, të cilët përcaktojnë qëndrimin e tij gjatë marrjes së vendimeve me rëndësi jetësore. Kjo mund të ndodhë për disa arsye, të cilat kan të bëjnë jo vetëm me individin, por edhe me mjedisin shoqëror.
Arsyet kryesore të degradimit shpirtëror mund të jenë të ndryshme, por midis tyre mund të dallohen disa faktorë kryesorë. Njëri prej tyre mund të jetë ndikimi i mjedisit. Individi, që jeton në një mjedis, i cili shpërfill parimet morale, gradualisht fillon të ndikohet prej tyre. Si shembull mund të shërbejë mjedisi shoqëror, ku janë në lulëzim korrupioni dhe amoraliteti. Në këto kushte, individi, i papajisur me vlera të larta morale, mund të zhvishet nga parimet e drejtësisë dhe të dinjitetit peronal.
Një tjetër faktor i rëndësishëm është pamjftueshmëia e arsimimit dhe e edukimit. Që në moshë të vogël, individi duhet të orientohet se ç’është e mira dhe e keqja, ç’do të thotë të jesh i ndershëm dhe i përgjegjshëm.
Si faktor i tretë mund të përmenden problemet e brendshme të individit dhe krizat e mundshme. Humbja e kuptimit të jetës, depresioni, ndjenja e vetmisë dhe e paaftësisë, mund ta çojnë individin drejt degradimit shpirtëror.
Pasojat e degradimit shpirtëror mund të jenë të frikshme. Individi humbet aftësinë për të analizuar qëndrimet e veta. Në nivelin shoqëror, një gjë e tillë shfaqet me rritjen e kriminalitetit, individi ndikohet nga propaganda manipuluese, e cila e përdor për qëllimet e veta.
Agresioni rus në Ukrainë ka zbuluar degradimin shpirtëror në radhët e botës ruse.
Portali “Freedomification është një platformë, në të cilën pasqyrohen videomateriale të cilësisë së lartë, artikuj dhe studime analitike, të cilat i kushtohen demaskimit të teknologjive manipuluese dhe pasqyrimit të realitetit faktik për ngjarjet në Ukrainë. Duke analizuar mijëra thënie, artikuj dhe videoregjistrime në rusisht dhe në anglisht, ky Portal nxjerr në dritë të diellit narrativat, kundërthëniet dhe mashtrimet në deklaratat zyrtare të autoriteteve ruse. Çdo material mbështetet në prova të sigurta dhe në burime, të verifikuara me hollësi. Njëri nga qëllimet kryesore të këtij Portali është shmangia e pasojave të mashtrimit të publikut me anë të propagandës, kur njërëzit e pranojnë pa kushte informacionin, pa një analizë kritike.
Në kohën kur mbarë bota po ndjek me tmerr agresionin e egër të Rusisë fashiste kundër Ukrainës, rusët e perceptojnë atë jo si tragjedi, por si një mundësi për përmirësimin e mirëqenies së vet, për një ndihmë financiare, për një makinë të re larëse, për një veturë, pra, për gjithçka, me shpresën se dikush do të kthehet ose jo nga fronti i luftës me rrogën e ushtarit, të siguruar me vrasjen e njerëzve paqësorë. Në këtë mes, më befasues nuk janë shifrat e viktimave ose krimet uhtarake, por fakti si shprehen për luftën disa familje ruse. Meshkujt shkojnë në frontin e luftës për të vrarë, me qëllim që të fitojnë rubla, kurse femrat - gratë, nënat, motrat e tyre - rrëfejnë për gjëra të tilla me buzëqeshje, kurse herë-herë me tallje. Lidhja e tyre me frontin e luftës reduktohet te shumat e parave që u kanë kaluar në nr. e llogarisë dhe te gjërat që kan blerë me ato para. Përsiatjet morale? Ndërgjegjja? Tmerri? Mungojnë krejtësisht. Egoizmi rus dhe mentaliteti perandorak e kanë bërë punën e vet. Gjatë diskutimeve për luftën në Ukrainë, shpeshherë lihet jashtë vëmendjes njëri nga elementet kryesore: baza psikologjiko-kulturore e shoqërisë ruse, e cila, gjatë shekujve, ka ardhur dhe është formuar nën ndikimin e ideve perandorake, e komplesit të inferioritetit dhe të mekanizmave mbrojtës, në raport me botën perëndimore. Të gjitha këto kanë krijuar egoizmin rus - një strukturë komplekse kjo e identitetit kolektiv, në të cilin dhuna, dominimi dhe ndjenja e racës së jashtëzakonshme, luajnë rolin kryesor. Perandoria ruse erdhi e u zhvillua për shkak të ekspansionit, por jo të modernizimit të brendshm. Çdo qindvjeçar kurorëzohej me pushtime territoresh të huaja, me nënshtrimin e popujve të tjerë dhe kultivimin e dhunshëm të kulturës, të gjuhës dhe të antivlerave ruse. Me kalimin e kohës, qe krijuar miti i “Rusisë së Madhe”. Kur gratë dhe nënat gëzohen për “marrjen e shpërblimit” për kufomën e njeriut të tyre, të sjellë nga fronti i luftës, kur dikush flet me buzëqeshje: “po, atje vrasin njerëz paqësor, por im shoq më bleu një sobë të re” (citohet sipas faqes së internetit “freedomification”. 05 qershor 2025), kjo do të thotë se në këtë mes kemi të bëjmë jo thjesht me një rënie morale të individit, por me një argument të degradimit kolektiv të botës ruse. Disa kanale komunikimi të Ukrainës zhvillojnë rregullisht biseda me qytetarë rusë, të cilët, në një mënyrë krejtësisht të çiltër, shpeshherë pa qenë të vetëdijshëm për absurditetet që nxjerrin nga goja, shprehin pikëpamjet e tyre.
Ja si shprehet një grua nga qarku i Krasnojarskut:
“Po pse, ukrainas nuk vriten? Vriten. Po ata vetë e filluan një gjë të tillë. Ne vetëm mbrojmë veten. Edhe im shoq tani do të ketë shtesë page për pjesëmarrje në luftë. Më në fund, do të blejmë një sobë të re” (po aty).
Nëna e një ushtari rus në moshë të re:
“Ai atje shkoi jo për të vrarë. Ai shkoi për para. Atij i dhanë një uniformë ushtrake, një armë dhe tani ai është ushtar. Më mirë kështu sesa të merrrej me vjedhje” (po aty).
Një grua për vrasjen e burrit:
“E po ç’të bëjmë, ai u vra, por tani ne kemi para” (po aty).
Bisedat telefonike me orë të tëra, që kanë regjistruar oficerët e zbulimit ukrainas, dëshmojnë se vuajtjet dhe vdekjet e njerëzve në frontin e luftës, në shumë familje ruse, janë kthyer në një llogari financiare pa kurrfarë shqetësimesh. Reagime të tilla, si: “e po mirë, së paku, do të përfitoj nj shumë prej shtatë milionë rublash”, ose “unë u shkriva gazit kur më thanë se pati humbur këmbën”, hasen më shpesh sesa mund të priste ndokush.
Shtrohet pyetja: pse ndodh kështu?
Përgjigjja gjendet në trashëgiminë e imperializmit sovjetik, ku, gjatë dhjetëvjeçarëve, jeta e njeriut s’kishte asnjë vlerë, në raport me interesat e shtetit; varfëria ishte një dukuri e përditshme dhe arsye për krenari, jo për rebelim; gruaja duhej të kryente detyrat që i takonin dhe të pranonte pa kushte vendimet e pushtetit.
Në çdo epokë dhe në çdo vend vihet re një konflikt mes ndërgjegjes dhe mbijetesës, midis etikës dhe rehatit. Por në Rusinë e shek XXI ky konflikt ka arritur majat dhe përfundimi lë pa mend madje gjithë vëzhguesit më cinikë
Kur shteti ndërmerr një luftë agresive, çfarë bën shoqëria ruse? Ajo shfrytëzon situatën për hir të parave, për hir të qetësisë, të rehatisë. Pra, në vend të respektimit të normave të moralit, njeriu rus përsiat me vete:
“Por mua tani ma rritën rrogën”. “Burri im tani është në radhët e ushtrisë, ne, më në fund, do të kemi më shum ë para” (po aty).
eroizmi nw Rusi Heroizmi n w radhwt e ruswv e iden tifikohetH
Heroizmi në radhët e rusëve identifikohet me dhunën, kurse dhuna me patriotizmin. Por një dukuri e tillë vihet re jo vetëm në radhët e ushtrisë. Edhe në radhët e popullsisë civile fillojnë të arsyetojnë sipas kategorive në vijim:
“Dora e rreptë është e vetmja zgjidhje, humanizmi është dobësi” (po aty).
Këtu kemi të bëjmë me një deformim të vlerave, prandaj përjetimi i gjendjes shpirtërore të tjetrit konsiderohet tradhti, kurse forca, madje e tërbuar, vlerësohet si virtyti më i lartë.
Në Rusi lufta trajtohet jo thjesht si një agresion, por si nj narkotik nacional, i cili shkel mbi dhembjen sociale, mbi varfërinë dhe mbi dobësinë. Veçse pasojat janë trishtuese: shoqëria ruse shndërrohet në një makineri emocionale për hyjnizimin e dhunës.
Rusia, e qeverisur për një kohë të gjatë nën diktaturën e egër të carëve, të sekretarëve të përgjithshëm dhe të presidentëve, popullit i ka futur në gjak kultin karakteristik të dhunës. Për njerëzit, të zhveshur nga dinjiteti personal, të cilët jetojnë në varfëri, pa ndihmë mjekësore dhe mbrojtje elementare sociale, lufta, si një projekt nacional, vjen e shndërrohet jo vetëm në instrument kërcënimi ndaj botës, por edhe në një burim krenarie personale. Kjo është arsyeja që rusët, megjithëse janë të varfër dhe të poshtëruar nga shteti, rrëfejnë me krenari për tanket ruse, për armë bërthamore, madje rrëfejnë me një pasion të tillë, a thua se vetë, personalisht, jan ulur pranë pultit të raketës.
Perëndimi europian dhe Aleanca Veriatlantike duhet të kenë mirë parasysh se nëse mposhtet Ukraina, rreziku i Rusisë fashiste do t’u rokasë në derë, paçka se tellallët e Kremlinit u bien teneqeve të shpuara për politikë të përhershme “paqësore”. Nga radhët e tellallëve të Kremlinit, bie në sy përfaqësuesja e ministrisë së punëve të jashtme, Maria Zaharova, e cila, ca kohë më parë, pati deklaruar:
“Ne, në perspektivën historike, asnjëherë nuk jemi paraqitur si agresorë botërorë, ne nuk kemi filluar kurrfarë luftrash botërore” (Citohet sipas: “Россия никогда не начинала войн, заявила Захарова” (Rusia asnjëherë nuk ka filluar luftëra, deklaroi Zaharova). Faqja e internetit “Ria Novosti”. 12 shkurt 2026).
Këtij mashtrimi skandaloz i kundërvihet e vërteta historike. Në një tjetër informacion thuhet:
“С XVII-го века Россия развязывала более 50 агрессивных войн” (Që prej shek. XVII, Rusia ka pasë shpërthyer më shumë se 50 luftëra agresive). [Citohett sipas: Alla Visotkina. “На какие страны нападала Россия: История конфликтов и агрессий” (Cilat vende ka pasë sulmuar Rusia: historia e konflikteve dhe e agresioneve). Faqja e internetit “Davnjij Galiç”. 19 Nëntor 2025].
Perëndimi europian dhe Aleanca Veriatlantike duhet të kenë parasysh testamentin e perandorit rus Pjetri i Parë (1672-1725, i cili u ka pasë lënë porosi brezаve pasardhës të pushtojnë Europën.
Perëndimi europian dhe Aleanca Veriatlantike duhet të kenë parasysh se çfarë ka shkruar shkrimtari, publicisti dhe mendimtari rus, Ivan Shmelov (1873-1950), autor i librit me titull “Солнце мёртвых” (Dielli i të vdekurve), të botuar në Paris në vitin 1923. Ja citati i tij:
“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë, pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit” [Citohet sipas faqes së internetit “Адские новости” (Lajme të reja nga skëterra). 19 shkurt 2015].
Këto vlerësime për popullin rus janë bërë më shumë se një shekull më parë. Por populli rus i tillë ka mbetur, deri edhe në ditët tona. Ai vazhdon të zvarritet para agait të Kremlinit. Ky është fakt i pamohueshëm, të cilin e vërteton më së miri një tjetër figurë e njohur ruse. Kjo është Valeria Novodvorskaja (1950-2014), disidente sovjetike, publiciste dhe politikane opozitare ruse. Ajo ka deklaruar:
“Gjithë jetën jam munduar të mos e lë populin të zvarritet në gjunjë, ta ngre më këmbë, por ai ka lindur për t’u zvarritur [Citohet sipas: 13 самых громких фраз Валерии Новодворской, которые войдут в историю (13 fraza të famshme të Valiria Novodvorskajas, të cilat do të hyjnë në histori). Faqja e internetit “vokrug svjeta”. 21 Nëntor 2023).
Kaliforni, 08 Mars 2026









Një analizë tejet tronditëse në vijim të atyre të mëparëshme nga dijetari i shumënderuar Profesor Doktor Eshref Ymeri. Befasohesh kur secila, ndonëse e njëjta tematikë, është e freskët e me prurje të reja për nga refleksionet, interpretimi, argumentet, citimet, referencat, e dëshmit e shumta krejt të panjohura. Ndër to veçoj mendimet e pohimet mjaft rrënqethëse të nënave e grave ruse për bijtë e burrat e tyre që kanë shkuar për të vrarë ukrainasit.
Do të ishte shërbim i madh që këto analiza të akademik Ymerit të njiheshin sa më gjerësisht në veçanti nga publiku rus e i vendeve fqinj me Federatën Ruse.
Kurdoherë me energji djaloshare dhe jetë të gjatë Profesor Eshrefi!
Me respekt, K.Gjergji