Prof Dr Eshref Ymeri: Letër e hapur...
- 2 hours ago
- 4 min read

Prof Dr Eshref Ymeri: Letër e hapur
për publicistin e shquar nacionalist
Skënder Sabri Kapiti
I dashur Skënder,
E lexova me shumë interes analizën tuaj me titull: “Vlora heroike e Pavarësisë, e Ismail Qemalit, e Luftës së Vlorës, e Avni Rustemit”.
Kuvendi kombëtar i Vlorës, që shpalli pavarësinë (megjithëse pavarësi e shpallur “pas pilafit”, ndërkohë që grekët e shpallën më 1821, kurse serbët në vitin 1878), vërtetë ka një rëndësi të jashtëzakonshme, siç e theksoni Ju me shumë të drejtë. Por ai Kuvend u mjaftua vetëm me hedhjen e firmës së 40 firmëtarëve, të cilët mandej u larguan për në shtëpitë e veta, kurse Ismail Qemali mori rrugën drejt Londrës, për t’iu lutur, si një lypsar hesapi, ministrit të jashtëm anglez, Eduard Greit, me kërkesën “Dua vatanet e mia”. Dhe sot, grupi polifonik i Vranishtit të Vlorës, hedh vallen, të shoqëruar me këngën epike në vijim:
“Cili je, cili je, cili je ti, more burrë, cili je ti, more burrë, që po vjen nga Shqipëria? Unë jam, unë jam, unë jam Smail Qemali, unë jam Smail Qemali, kërkoj vatanet e mia. Do t’i marr, do t’i marr, do t’i marr se s’është punë, do t’i marr se s’është punë, është e jona Shqipëria”.
Dhe Ismail Qemali, me të cilin tallej Eduard Grei, i mori vatanet e veta më 36 gusht.
Pra, Kuvendi i Vlorës, me në krye Ismail Qemalin, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, siç është vepruar në raste të tilla në çdo vend të botës, duhej të kishte lëshuar kushtrimin për ngritjen më këmbë të mbarë popullit, për krijimin menjëherë të forcave të armatosura dhe emërimin e një kryekomandanti ushtarak, për mbrojtjen e trojeve tona etnike nga fqinjët e pabesë, të poshtër dhe kriminalë grekosllavë. Por kuvendarët e Vlorës dhe Ismail Qemali nuk e bënë një gjë të tillë, sepse nuk kishin besim absolutisht, madje as sadopak respekt, ndaj energjive krijuese të popullit shqiptar. Madje, kur pati marrë njoftimin se ujqit europianë Dardaninë ia patën dhuruar Serbisë, ai derdhi lot, kurse për Çamërinë nuk pati shprehur ndonjë shqetësim, se atje, sipas tij, banonin vetëm 60 mijë shqiptarë. Domosdo, se Ismail Qemali ishte dhëndër grek, gruaja e tij e dytë ishte greke.
Ngjarjet e mëvonshme vërtetuan në praktikë se çfarë heroizmash është në gjendje të kryejë populli shqiptar në mbrojtje të interesave të vendit. Ne s’kishim as shtet, as ushtri të organizuar kur shpërtheu Lufta e Vlorës. Ishin vetëm disa nacionalistë të njohur, si Halim Xhelo, Dervish Aliu, Osman Haxhiu etj., që iu drejtuan popullit të krahinave të Labërisë dhe të Lumit të Vlorës, për të rrëmbyer armët dhe për t’i flakur në det pushtuesit italianë. Një vit më vonë, kur përsëri nuk kishim as qeveri, as ushtri të organizuar, ai fshatari i thjeshtë, “gjenerali me shajak”, trimi Elez Isufi (1861-1924), çoi më këmbë popullin dibran për të rrëmbyer armët kundër ushtrisë kriminale serbe. Pikërisht Elez Isufi ishte ai që u kalli tmerrin agresorëve serbë dhe lumin Drini i Zi e bëri të kundërmonte erë të keqe nga kërmat e kufomave të tyre.
Pra, kur krerët e vendit e duan dhe e respektojnë popullin e vet, ky është në gjendje të bëjë mrekullira, të kryejë akte të larta heroizmi, sepse ndjenjat nacionaliste janë gjithmonë të ndezura në shpirtin e tij.
Ishte pikërisht faji i rëndë i kuvendarëve të pavarësisë, të cilët, si busull orientimi politik, zgjodhën jo nacionalizmin, jo mbështetjen e fuqishme te populli shqiptar, por servilizmin para të huajve. Një servilizëm të tillë, të niveleve nga më të pështirat, e trashëguan komunistët, të udhëhequr nga askushi - kryeservili i Beogradit, Enver Hoxha, i cili i shfarosi krejt intelektualët nacionalistë, të përgatitur me kulturë universitare perëndimore. Prandaj s’mund të ndodhte ndryshe në dhjetorin “e përmbysjes së madhe” të vitit 1990: nacionalizmi dhe ndjenjat nacionaliste, nën diktatin e trashëgimisë shoviniste të Miladin Popoviçit dhe të Dushan Mugoshës, qenë shuar në periudhën e diktaturës kriminale komuniste dhe domosdo që frenat e demoshëmtisë dhjetoriste s’kishte kush t’i merrte në dorë, përveçse trashëgimtarët e asaj diktature.
Edhe sot e kësaj dite tingëllon mjaft aktual aforizmi i famshëm i intelektualit të shquar, diplomatit dhe specialistit të së drejtës ndërkombëtare, Abdi Baleta (1941-2025):
“Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar”.
Në një vend të tillë, ku nacionalizmi nuk u himnizua që në Kuvendin e Vlorës dhe që u demonizua rëndë nga kryetradhtari Enver Hoxha dhe banda komuniste rreth tij, domosdo që do të hidhte rrënjë antinacionalizmi dhe tradhtia e interesave kombëtare. Kjo është arsyeja, që, trashëgimtari i Enver Hoxhës, kryetradhtari Rama, si kalorës i helenizmit dhe agjent i Serbisë fashiste, e gjeti truallin të gatshëm për të vënë në jetë strategjinë e hershme të armiqve tanë shekullorë grekoserbë, për shfarosjen e kombit shqiptar nëpërmjet shpopullimit katastrofik të vendit tonë dhe popullimin e tij me llojlloj mileti të huaj.
Le të shpresojmë që protestat e fuqishme, gati tremujore, që po vazhdojnë në Tiranë, i kanë ngjallur ndjenjat nacionaliste, kanë zgjuar vetëdijen kombëtare, për shpëtimin e kombit shqiptar nga lavirja neokomuniste, e cila mban në krye një armik të betuar, sorosistin skizofrenik Rama.
Le të shpresojmë, që, pas shporrjes së Ramës nga pushteti, do të themelohet një Kuvend Kombëtar, i cili, përveç ndryshimeve legjislative, do të ketë përherë në rendin e ditës problemin e ribashkimit të trojeve tona etnike dhe rivendosjen në vend të dinjitetit tonë kombëtar, që na e kanë poshtëruar fëlliqësirat greke, për të larguar nga trojet e jugut varrezat e ushtarëve agresorë grekë dhe bustin e kryearmikut të vendit tonë, Micotaqisit.
I bëj thirrje historianit të shquar, intelektualit me brymosje të shkëlqyer nacionaliste, Alban Kalaja, të ngrejë më këmbë popullin shkodran, që të mos lejojë në asnjë mënyrë hapjen e konsullatës armiqëore serbe në Shkodër, sepse një konsullatë e tillë është fyerje e rëndë për trashëgiminë nacionaliste të popullit shkodran, të klerit katolik shkodran dhe të personalitetit të shquar të kulturës sonë kombëtare, Atë Gjergj Fishta.
Kaliforni, 23 gusht 2026








Comments