top of page

Prof. As. Dr. Nazmi Koçi, aty ku memorjet dhe realiteti bëhen kryefjalë...


Prof. As. Dr. Nazmi Koçi, aty ku memorjet dhe realiteti bëhen kryefjalë tek përkushtimi, profesionalizmi dhe respekti.


Prof. Dr. Fatmir Terziu


Pak emra mbesin të pavdekshëm në memorjet e njerëzve të thjeshtë. Ashtu sikurse ndodh që ato pak emra të fshijnë nga memorja harresën, por të mbeten si një magnet dekorativ në zemrat e njerëzve, si një injektim aestetik modern në trurin e tyre, pasi kanë ndjerë respektin, profesionalizmin, përkushtimin dhe shërbimin e përsosur ndaj tyre. Dhe kur ky respekt, ky profesionalizëm ka një zanafillë të hershme në mendjen e mjaft të tillëve emrin e kanë si një shënjtërim, si një entuziazëm me të cilin parashkruajnë jo thjeshtë memorje, por dhe emocione. Kështu ka nisur që në vitin 1971 të mbetet në mendjet dhe zemrat e mjaft dibranëve e më gjerë, emri dhe profesionalizmi i stomatologut Nazmi Koçi, vepër për të cilën, emër për të cilin, kohërat dhe ndjesitë diskursive shkruajnë, po aq edhe memorjet ushqejnë shkrimet.


Peshkopi: Viti 1971. Mbishkrimi: „Tradita krijon siguri“. Protagonist, Prof. As. Dr Nazmi Koçi

Ajo që shkruhet sot, pasi gjen frymëmarje lexuesi edhe online, e në rrjetin social për këtë, mbetet ndoshta thjesht tek një fjali: „Tradita krijon siguri“, por që në gjuhën perëndimore të profesionalizmit do të thotë mes praktikës dhe respektimit të profesionalizmit të nxënë në teori, të dyja bashkë krijojnë një rrugë në të cilën jo vetëm emri, por dhe brezat që e ndjejnë këtë emër bëhen një institucion më vete. E ky institucion është dyrisish.

E para i përket emrit të profesionistit, që në këtë rast është Prof. As. Dr. Nazmi Koçi dhe në rastin tjetër, pra risia e dytë, është rritja e normës tradicionale dhe bashkëkohore që e bën atë një shkollë më vete, një filial universiteti për mjaft breza që kanë shansin dhe mundësinë të ndjekin hapësirën e kësaj risie në profesionin mjaft të kërkuar të ditëve të sotme, atë të stomatologjisë, e me të cilën mjaft vende kanë ndërtuar turizmin dentar, një risi kjo që i duhet më së shumti dhe vetë Shqipërisë.


Dy vëllimet që u paraqitën në Panairin e librit të vitit 2023

Nëse do ta shikojmë një fotografi të fiksuar bardhë e zi, të realizuar në vitin 1971, natyrisht e mirëkuptojmë risinë, e tejvendosim respektin për atë filozofi që vjen pas fjalisë, „Tradita krijon siguri“, pasi aty shohim thjeshtësinë e ndërthurur me mjetin e asaj kohe, me respektin dhe seriozitetin në një profesion që në mendjen dhe zemrën e protagonistit, tashmë autor i një libri voluminoz me dy pjesë, “Stomatologjia në Shqipëri nga lashtësia deri në ditët tona”(Vëllimi I dhe II; vështrim historik). Vetë autori në faqen e tij shkruan se në këtë libër, gjatë Vëllimit të Parë, përshkruhet rrugëtimi i gjatë i stomatologjisëshqiptare si pjesë e shkencave mjekësore që nga lashtësia, koha e ilirëve, kultura e Komanit, Mesjeta, e Perandoria Osmane.“ Në vëllimin e dytë janë trajtuar ndryshimet dhe përparimet e shërbimit stomatologjik aktual e mjaft të tjera“. Por ato i përkasin librit që është një punë e madhe kërkimore dhe shkencore, arkivore dhe akademike, të tjerat lidhen me të pashkruarën, me atë që struket tek memorja dhe respekti i profesionistit në rreth një gjysëmshekulli shërbim.

E kështu që nga viti i parë i dhjetëshes të viteve të 70-tës, që i lamë pas si shekull më vete, duket se në territorin ku shkeli këmba e dentistit të asaj kohe, pra dora e profesionalistit, që donte ta mbante Tirana e asaj kohe në auditoren e institucionet e saj, pra e Nazmi Koçit, në heshtjen e saj ndërtoi bazat e asaj që sot quhet Turizmi Dentar. Sot, Turizmi Dentar nënkupton udhëtimin jashtë vendit për kujdes dentar të përballueshëm dhe të arritshëm, trajtim dentar, kirurgji dentare, ose procedura dentare, të cilat përgjithësisht kanë çmime të larta në vendin e vet. Në Shqipërinë dhe Dibrën e asaj kohe kjo kishte një kuptim ndryshe, pasi njerëzit udhëtonin me të gjitha mundësitë nga anë të ndryshme të gjenin mundësinë e shërbimit të këtij dentisti, që kishte bërë emër dhe tashmë po lë vepër për të gjithë.

Natyrisht ajo që shkruan autori i “Stomatologjia në Shqipëri nga lashtësia deri në ditët tona”(Vëllimi I dhe II; vështrim historik) është një vepër e madhe, e munguar dhe e domosdoshme, por ajo që nuk shkruhet aty mbetet pas emrit dhe profesionalizmit të Prof. As. Dr. Nazmi Koçi, për të cilin duhet të shkruajnë e të shkruajnë me qindra të tjerë. Libri natyrisht sipas të dhënave paraprake nuk është thjesht një vështrim historik, por një vepër e rëndësishme kërkimore, që vendos autoritetin e një udhe me të cilën sot është krijuar një institucion kaq i rëndësishëm për shëndetin e gojës së njeriut, e për më tej për gjithë shëndetin e tij. E kur bëhet fjalë për shëndetin e njeriut të sotëm, sidomos në këtë udhë tranzicioni të ashpër në Shqipëri ajo që pikëtakon dhimbjen e dhëmballës, apo dhe të dhëmbit është dhe dhimbja e ardhur nga qesja, kuleta dhe paraja. Ndaj j më kot thuhet se në pikën që trajtuam më lart vendi më i mirë për turizmin dentar varet përsëri nga ajo që po kërkoni. Për sa i përket gjetjes së trajtimit më të mirë dentar në dispozicion, janë pika të tilla të kombinuar me profesionalizmin dhe me çmimin efikas, pra është ajo që del në krye. Ata kanë akses në teknologjitë më të fundit dhe shumë praktika dentare atje janë të akredituara si në spitalet perëndimore. Si shembull tashmë mbetet dhe Klinika Dentare „Evident“, klinika që ka moto të saj „Klinika Evident ju rikthen buzëqeshjen e munguar dhe me çmime mjaft të arsyeshme“. Është gjithashtu, kjo klinikë e krijuar dhe drejtuar nga Prof. As. Dr. Nazmi Koçi, që sapo të arrini atje, do të habiteni se sa e përballueshme është. Ka kaq shumë kulturë dhe histori për të zbuluar, dhe trajtime profesionale dhe mahnitëse rreth çdo pikë të trajtesës së sotme në shërbim të dhëmbëve.


Flet puna dhe vitet...

Ndërsa periudha që nga viti 1971 shkon përtej një gjysëmshekulli në shërbimin dentar të mjeshtrit të kësaj fushe, Prof. As. Dr. Nazmi Koçi, duke ndjekur dhe lexuar edhe pjesë nga jeta dhe veprimtaria e tij, por dhe nga libri i tij, “Stomatologjia në Shqipëri nga lashtësia deri në ditët tona”(Vëllimi I dhe II; vështrim historik), kuptojmë se çmimet nuk janë i vetmi faktor përcaktues kur pacientët kërkojnë shërbimet e ordinancave stomatologjike në Shqipëri, sidomos në Tiranë, që po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës në këtë drejtim. Vizita e vendeve historike gjatë pushimeve shkon paralelisht me kryerjen e trajtimit të specializuar dentar. Theksi kryesor është te trajtimi dentar, por mundësia për të kombinuar të dobishmen me të këndshmen është një ofertë jashtëzakonisht joshëse.

Dashamirët e emocioneve verore tërhiqen nga bregu i dy deteve që lagin Shqipërinë, dielli i nxehtë dhe plazhet tona të bukura me rërë. E fundit por jo më pak e rëndësishme për ta janë vendet që mund të vizitojnë dhe të eksplorojnë trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe historike. Vendpushimet e zhvilluara detare dhe malore në Shqipëri janë një mundësi e mrekullueshme për të gjithë ata që duan format moderne të pushimit, si balneo, spa dhe turizmi Ëellness. Në sfondin e të gjitha disavantazheve mbi të cilat shpesh priremi të përqendrohemi, një klimë e favorshme është një parakusht shtesë për interesimin e njerëzve jashtë vendit.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës, shërbimet dentare në territorin shqiptar, sidomos nga duar të tillë në profesion mbi një gjysëmshekulli përvojë, sikurse është pra Prof. As. Dr. Nazmi Koçi, kryhen jo vetëm në mënyrë cilësore, por edhe shpejt. Qasja profesionale dhe personale përfshin përdorimin e risive duke përfshirë softuerin e planifikimit të trajtimit, njoftimin e takimit, reagimet e pacientit, etj. Në trajtesën e tij institucionale tashmë ka një numër të mjaftueshëm nënpraktikash dentare që ofrojnë të gjitha llojet e asistencës, duke përfshirë vendosjen e implanteve dhe kurorave dentare, zbardhjen e dhëmbëve etj.

Praktikisht shkurtohet edhe barriera gjuhësore, pasi në ordinancën stomatologjike „Evident“ komunikimi është i lirë në disa gjuhë të huaja dhe nëse është e nevojshme kërkohet ndihma e një ndërmjetësi. Kombësitë që shfaqin një interes të fortë për këtë lloj turizmi tek „Evident“ janë kryesisht Norvegjia, Anglia, Rusia, Gjermania, Suedia, Danimarka. Dhe kështu duke e përmbyllur këtë shkrim meritor dhe dyfish të tillë për kryedentistin dhe autorin akademik, Prof. As. Dr. Nazmi Koçi, mund të themi se është nder dhe krenari që memorjet dhe realiteti bëhen kryefjalë tek përkushtimi, profesionalizmi dhe respekti.

45 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page