Prill i trishtuar
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Jam i trishtuar
Jam si një dru pa gjethe në këtë pranverë të trishtë Në fundprill si me ethe nga ky virus kaq i pistë! Diellin e vështroj nga ballkoni dhe shoh zogjtë që cicërijnë Si "hije" nga pas, coroni?! Trupi e supet më ngrijnë. O ZOT,- them me vete. - O ZOT,kush e solli këtë virus? O ZOT, ta paguajnë me kokë, që nesër keqbërësit të rrinë"sus" E bënë njerëzimin me"hije";e bënë të flasë me vete Të marrë fund kjo gjendje agonie( në gjyq,individë apo shtete) Askush mos i shpëtoj ndëshkimit ( t'i lënë"përrallat me lakuriq") Dua që,pas gjykimit,drejtësia t'i gozhdojë në kryq. Ta paguajnë rëndë"doganën" (për fajtorët,hiç mëshirë!) Se sollën në botë"kasapanën"(të qrohen,që të jetojmë të lirë).
22 prill 2020
2. LIRIA "Ruaj masën!" Tempulli i Delfit Lirinë e vërtetë e fituam,vetëm kur erdhi Demokracia Se vetëm në demokraci e ndjemë veten mirë Demokracinë e përdhosi dhe e bëri pis"qenëria" Që përmjet politikës e pushtetit,u kthyen në vampirë!
Ne,qytetarët e thjeshtë e të ndershëm,fituam lirinë e mohuar Se vetëm në demokaraci e themi fjalën pa frikë. Politikanët,liderët, pushtetarët:për t'u pasuruar Demonstrojnë forcë, dhe, kur u lipset, përhapin panik. Kështu ka ndodhur dhe po ndodh me Corona virusin Që jo vetëm infekton e vret,por na rrëmbeu lirinë e pakufizuar, Politkanët, paralametarët,presidenti zënë e na bëjnë"Të URTIN" -"Për të mirën tonë?!!!"(rrini brenda! Koha? E pacaktuar....
Ne,pensionistët,vetëm dyorë,ditën e shtunë Për ditët e tjera?Koka në tavan! Fare nuk ka logjikë dhe e quaj veç dhunë Nuk e duroj pushtetarin,kur kthehet në tiran.
Pensionistët janë shtresa më e disiplinuar Kanë nevojë për lëvizje,se ndryshe bëhen ulokë Distancëm dhe maskat (rregullat i kam zbatuar) -Pushtetarë! Mos merrni mendime pa mendje në kokë!
26 prill 2020
3.DHE MUND...
Dhe mund të rrishë tërë natën pa fjetur gjumë
Mendimet vërshojnë si lumë që ka ardhur degë më degë
Jam i mbushur me plot shqetësime unë
Covidi.19-të, më e madhja brengë.
Ka kohë që ky virus është ulur këmbëkryq
Vret, infekton dhe mbjell panik
Shkenca dhe shkencëtarët sikur bëjnë"punëkryq?!"
Kjo gjendje agonie më ka bërë nevrik.
Lajmet janë kthyer në pistoleta të mbushura
Që vrasin më shumë seç vret Covidi
Eh, shkuan e vanë ato copëherë aq të bukura
Na vrau në gjumë,"gogolcovidi".
Na vranë supermanët që duan të sundojnë botën Na vranë shkencëtarët që u kthyen puthadorë Eh,- thonë me përbuzje:" Aq e kaq do lënë kokën!!!" Dhe kush shpëton, do jetoj pak si me"zor!!!".
Se"kush shpëton tani",rrezikun ta presë në shtator Në mos në shtator, në vitin e "afërt",dymijë e njëzet e dy?!!! Njëri zë tundë zile,tjetri tundë këmborë Më thoni, o miq, si mund të vë gjumë në sy?!!!
27 prill 2020
4. Prapë nuk jam, i qetë Prapë nuk jam i qetë.Po si mund të jem? Lajme të trishta dhe jam bërë ujem. -Qëndroni veç pak! Durim... durim! Po ç'janë tri muaj në izolim?!!! Po afrohet qershori dhe në datën njezet e tre E pa"fallxhori" që"do hamë thana në shënndre!" Halli që"virusbeu" na ka pësuar"mutacion" Ku pyesim për shkencë("Fallxhori" s'gabon!)
Lajme kontraverse,gjithë bota në kaos Ngarkuar me strese, durimi m'u sos U bë gjithë bota si han pa porta Kur mos kemi bukë, do hamë biskota!!!
28 prill 2020
5. Si ta shtyj kohën? Si ta shtyj kohën,kur e ke me pashë Ndofta ke një hall, me kë do ta qashë? Shokë s'ka gjëkund; gjëkund s'ka një mik Mërzia të mundë! Jeton në panik. Nervat m'u bënë tel.gati të këputen Dil, o shpirt,pse s'del(hapu dhe, të futem!) Prapa rri "Covidi",në çdo çap si hije Kush këtë e shpiki,pika,pse s'i bie?
Na u bë pranvera si"Mollë e ndalueme" Se mos del nga dera(vdiq "kohë e kalueme") Bëj me vete gjyq, të çajë "izolimin" Mu si KRISHT në kryq,e gjeni Përparimin.
29 prill 2020
Comments