top of page

PREUKUPIMI ME PESHEN E LINDJES


Razije Musa

Të dashura nana, uroj të jeni mirë. Shumë gra shtatëzëna më pyesin se çka të bëjnë e sa të hajnë për të lindë fëmijë me peshë më të madhe.

Unë them se pesha normale është prej atëherë kur fëmija nuk ka nevojë të trajtohet në inkubatorë.

Shumica e bebeve që lindin mes javës 37-40 kanë peshë nga 2.500 deri ne 4kg dhe gjithcka është brenda normave. Nuk është në rregull të hani për dy persona me qëllimin për ta trashë beben. Ju duhet të hani shëndetshëm e të mos shtoni më shumë se 15 kilogramë.

Mua më duket jo normale të dëgjoj nana që me krenari flasin se kanë lindur fëmijë mbi 4 kg e të dëgjoj nana që thonë e kam lindur fëmijën e vogël 2.900 kg, kur kjo peshë është e pranueshme.

Jo, mësohuni ta kuptoni që ka rëndësi shëndeti e jo pesha, ka rëndësi të hani shëndetshëm e jo shumë e çdo gjë. Leni mburrjet e panevojshme për peshën e fëmijëve. Asnje njeri i njejtë nuk është prandaj asnjë fëmijë nuk lind njësoj.

Ju bëjë apel të fokusoheni në shëndet e jo në kilogramë as në lindje as pas saj. Një fëmijë me peshë normale mund të ju ulë shancat për operacion cezarian por edhe lindja vaginale do të jetë më e lehtë.

Me dashuri, Razija

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page