top of page

PREJ DRITE DHE PREJ HARRESE


Vasil Vasili

Ky mëngjes i sotëm i vjetër prej ajri dhe prej dielli më erdhi fillikat me kujtimet që si sy tejkëqyrin Kohën Sot që s’e njohin dhe harresat që janë futur në nënngjarje. Vezulloi si fashë drite në lumë, si barqe peshqish prej ajri dhe prej dielli dhe erdhi fillikat me kujtimet dhe me harresat që kishin mbetur në një shtambë me ujë pa kohë. E zbraza shtambën te ky mëngjes i sotëm i vjetër prej ajri dhe prej dielli dhe pashë që pllaquritesha si peshk që kishte përshkruar dy botë mrekulli prej drite dhe prej harrese.

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page