Pozaet Qose: PABESI E PËRLOTUR
- 2 hours ago
- 1 min read

-Kujtimit të mikut tim, Pirro Verushi-
I rëndë ky gjumi yt,
Si guri në thellëdet.
Po çeli, pra, ti sytë,
Se nëna po të pret!
Se zonja, bashkë me djemtë,
Të presin mu në portë,
T'u thuash mirëmëngjes,
Si bëre gjer më sot.
Vëllezërit, buzagaz,
Të presin për gosti
Dhe motra, që nga larg,
Me lotin flet tani.
Ke humbur ti në gjumë
Përgjigje s'u jep dot
As fjalën nazeshumë
S'e fton pranë vetes sot.
Eh, Pirro, veç një herë
U bëre i pabesë,
Kur fryma, që t'u shter,
Për ne u bë kujtesë!








Comments