Pozaet Qose: DLIRËSI
- Feb 22
- 1 min read

Rrëkezë e mallit lan kujtimet,
I ndeh në harqet e ylberit,
Si dritë e yllit lan agimet,
Kur tretet pikëllimi i territ.
Në to jam jam vetja dhe i huaj,
Në pamje jete dhe dëshira,
Ndaj i përhumbur nis e shkruaj,
Për dritëvështrimet më të mira.
Aty ti shfaqesh e sahershme,
Si sy, si fjalë, si flok i artë,
Si çast i mbramë i një gënjeshtre,
Pranë së vërtetës, qelq i qartë.
Ato s’më ndahen këmba-këmbës,
Sikur borxhli t’u jem qyshkur
Dhe, kur m’i flasin ëmbël zemrës,
Më ngrijnë, si zanat, më bëjnë gur.








Comments