top of page

PORTRETI NË BRONX


KLODIAN TANUSHI – PORTRETI NË BRONX NË SHKOLËN ME EMRIN E TIJ


Halil RAMA*


Për 726 nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare Qesarakë, dita e djeshme e fillimit të vitit të ri shkollor do të mbetet në kujtëse si dita e inaugurimit të bustit të dëshmorit Klodian Tanushi, emrin e të cilit mban shkolla e tyre. Një ditë krejt e veçantë kjo, kur para se të futeshin në klasat e tyre, ata si dhe dhjetra personalitete që ju bashkuan këtij eventi do të shpërthenin në duatrokitje të fuqishme në çastin kur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave tona të Armatosura, gjeneralmajor Arben Kingji dhe babai i dëshmorit, ish-ushtaraku shembullor Basri Tanushi do të zbulonin bustin në Bronx të Klodian Tanushit, vepër kjo mjaftë e arrirë artistikisht e skulptorit Ardian Pepa. Kështu, vogëlushët e kësaj shkolle si dhe mësuesit e tyre, çdo mëngjes do të përshëndetën me heroin shqiptar të Letonisë.

Nëse në kampin e NATO-s në Letoni është vendosur një memorial për Klodian Tanushin dhe Zarife Hasanajn, të cilët humbën jetën pas shpërthimit në bazën e NATO-s në Letoni, vendosja e emrit të Klodianit shkollës së re në zonën ku jeton familja e tij, ishte një vendim historik i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.

Nëse lapidari përkujtimor i djalit flokëverdhë dibran, majorit të NATO-s, Klodian Tanushi, atje në Letoninë e largët, është një simbol i miqësisë mes popujve, që bën krenar jo vetëm familjen e Klodianit, babë Basriun, bashkshorten Semiha, djemtë Serxho e Klesoi dhe vajzën Darla, por çdo shqiptar, përjetësimi në portetin në bronx në oborrin e shkollës që mban emrin e tij është vepër e shkëlqyer në nderim dhe vlerësim të veprës heroike të Klodian Tanushit. Ndaj dhe drejtori i shkollës Lulzim Lika, në fjalën e tij përshëndetëse dje u shprehu një falenderim special gjithë shokëve e miqve të Klodit dhe në mënyrë të veçantë familjarevë të dëshmorit Klodian Tanushi. Pasi ju uroj mirëseardhjen nxënësve ai e konsideroi këtë një ditë të shënuar për faktin se përuronin bustin e dëshmorit, emrin e të cilit mban kjo shkollë. “Ne jemi krenar që shkolla jonë do të mbajë dhe në të njejtën kohë do të përjetësojë emrin e Klodit”,-tha ndër të tjera drejtori Lika.



Një vit më parë (22 tetor 2022) në përurimin e kësaj shkolle, së cilës ju vendos emri “Klodian Tanushi, në nder të ‘heroit të paqes”, majorit që humbi jetën në krye të detyrës në Letoni”, Kryeministri Rama që ishte i pranishëm në përurimin e saj në Qesarakë, me kushte dhe hapësira moderne, ndër të tjera vlerësoi aktin e heroit të paqes që sakrifikoi jetën për atdheun, duke mbetur shembull frymëzimi për të rinjtë.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, duke kujtuar figurën e Major Klodian Tanushit, tha se heronjtë e sotëm janë ata që nderojnë kombin edhe pas vdekjes.

“Sot është një ditë e trishtë sepse kujtojmë shokun tonë, djalin tuaj që nuk është më, por një gjë është e sigurt: ky emër, kjo shkollë do të jetë këtu në jetë të jetëve. Sepse Klodiani na la një reputacion të jashtëzakonshëm, prandaj duhet të jeni krenarë. Sot kemi nevojë më shumë se kurdo për frymëzim”, tha ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

Dje, në ditën e inaugurimi të bustit të tij, jeta dhe vepra heroike e Klodian Tanushit u vlerësuan nga deputetët Xhemal Qefalia e Lavdrim Krashi, ndërsa ishin të pranishëm edhe deputetët Bardhyl Kollçaku, Petrit Doda e Denis Deliu, si dhe nënkryetari i këshillit të Qarkut Dibër Armand Gjini. Mbresëlënëse qe për nxënësit e mësuesit edhe përshëndetja e Basri Tanushit, babait të dëshmorit.



“Pas vendosjes së emrit, ne si familje, në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, në mjediset e saj ngritëm muzeun që rrezaton njohuri për këdo që e viziton pasi mëson se kush ishte Klodi. Kjo jo vetëm me shkrime, por edhe me dokumenta, fotografi e vendime për dekorimin e tij nga institucione të rëndësishme të vendit e ato ndërkombëtare”,-tha ndër të tjera babai i dëshmorit. Ndërkohë Bastri Tanushi vlerësoi si ngjarje të rëndësishme përurimin e bustit të djalit të tij në oborrin e kësaj shkolle, për të cilin dha ndihmesë financiare sipërmarrësi Xhetan Ndregjoni.

Jeta e Klodianit, Zarifes dhe shumë të tjerëve që shërbyen dhe ranë heroikisht në misionet paqeruajtëse, flet për dinjitetin e gjakut që nuk bëhet ujë, për shembullin e krijuar që nga marrja e qumështit dhe këshillave të para të nënës e babait në djep, deri në përfshirjen në këtë familje të madhe të Forcave të Armatosura, e cila është e përkushtuar për të mbrojtur bashkësinë e madhe të njerëzve të këtij vendi dhe të Aleancës. Ata na tregojnë se paqja ka një çmim. Ndaj dhe përjerësimi i emrit të tyre në institutucione të tilla arsimore ka rëndësi të veçantë sepse i shërben edukimit atdhetar të brezave.

Kjo për faktin se me aktin e tij heroik, Klodian Tanushi nderoi jo vetëm familjen, por gjithë Shqipërinë, duke i treguar botës se ç’është shqiptaria. Pikërisht për këtë, duhet konsideruar si e drejtë legjitime kërkesa e babait të tij, bërë publike në këtë event mbresëlënës, që trupa pedagogjike e kësaj shkolle të angazhohet maksimalisht në procesin edukativ, mësimor e shkencor, për të bërë të mundur që kjo shkollë të renditet ndër shkollat më të mira të kryeqytetit.


*Mjeshtër i Madh



51 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page