top of page

PORTRETET E ANNA FRANK- ut



U njoha me portretin e Anna Frank Tani vonë, në moshë të thyer Vuajtur, hequr shumë, jo pak Lotët e shpirti faqet m'i grryen.


Ajo, jetës i buzëqesh me dashuri Dielli i shpirtit mbulon gjithçka Gëzueshëm, ëmbël, me çiltërsi Bisha të rrezatojë, JO nuk e la.


Portrete të tjera ka ANNA FRANG Vrarë, përdhunuar nga cepi në cep Të botës, në vende të ndryshme Dihen fajtorët, s' dënohen, sa keq.


S' janë vetëm të vjetrit, nazistët Kujtesën freskoni, kudo po mbijnë. E njëjta sjellje si me Anna Frank N' Çamëri, Kosovë, Siri e Ukrahinë.


Anna- ve shqiptare ua njoh portretin Në moshë, vendlindje ndryshojnë. Njëra e palindur, tjetra tund' te djepin Tjetra e përdhunuar n' pus përfundoi.


Vritet lulja e jetës e bota hesht Vritet bukuria e jetës, bota hesht Nëna e së nesërmes, bota hesht. Sundon çfarosja, e bota HESHT.

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page