top of page

Politika në Shqipëri, e neveritshme


Skënder Sadri KAPITI

Politika në Shqipëri, e neveritshme

Nga Skënder Sadri KAPITI


Gjëja më e neveritshme, më e gërrditshme është politika dhe janë politikanët e Tiranës. Aq stresante dhe e neveritshme është bërë politika e Shqipërisë sa të krijon neveri dhe vjellje shpirtërore.

Një politikë hipokrizie, mashtruese, gënjeshtare dhe e pabesë ndërvete, por shumë e shumë here më djallzore dhe më e pabesë me shqiptarët dhe me shtetin shqiptar, ndaj Kosovës, shqiptarëve në trojet e tyre dhe për ata të diasporës.

Aq shumë e bajatshme është politika dhe janë politikanët shqiptarë sa që të vjen neveri kur i sheh dhe kur i dëgjon se çfarë flasin e përrallisin qoftë si injorantë, qoftë si sharlatanë e halabakë , qoftë si të kriminalizuar, të korruptuar e hajdutë dhe të papërgjegjshëm e si zullmqarë të paturp që kanë kapur parlamentin , qeveritë, pushtetin vendor, drejtësinë, administratën , diplomacinë, akademinë, arsimin, shëndetsinë e gjithçka politike, ekonomike e shoqërore.

Do të ishte e mjaftueshme për vertetimin e titullit të këtij shkrimi vetëm ajo se çfarë shajnë, ndyjnë dhe akuzojnë njëri-tjetrin me epitete nga më skandaloze të denja vetëm në një shoqëri primitive, madje as atje nuk do të gjesh këtë llumshti e kësi lloj kategorie kopeje politike të pangopur në babëzi, poshtërsi, intriga , hajni e pabesi. Një kope politikanësh të cilët kanë bërë dhe vazhdojnë t’i shkaktojnë shtetit dhe shoqërisë shqiptare vetëm trauma e fatkeqësi, mjerim , stres, përçarje e ngatërresa .

Prej kësaj kopeje që nuk kanë as dhimbshuri dhe as ndjesi humane dhe me pangopësi shtazarake për para e pasuri e kanë pësuar rëndë shqiptarët të cilët largohen nga atdheu për një jetë të lirë, të sigurtë dhe me mirëqënie materiale dhe për të gjetur edhe rehati e qetësi shpirtërore, e për të shpëtuar nga kërcënimi i ligjit të xhunglës të politikës e të politikanëve shqiptarë.

Politika shqiptare është një moçal kënetor ku moral japin të pamoralshmit, ku patriotë shiten e duken tradhtarët; ku për dijen dhe diturinë, për demokracinë e për shtetin, për ligjin e drejtësinë,për arsimin e kulturën leksion japin injorantët; ku për ta luftuar korrupsionin , krimin e hajdutërinë flasin ata që e bëjnë vetë krimin , hajninë dhe korrupsionin; ku kundër drogës flasin trafikatët e saj; ku për shtetin ,ligjin dhe për drejtësinë flasin ata të cilët janë vetë antishteti, antiligji dhe padrejtësia. Dhe prandaj kjo politike dhe këta politikanë, kur i shikon dhe kur i dëgjon, të bëjnë për të vjellur.


7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page