top of page

Politika moderne


Fatmir Terziu


Politika moderne fillon të ketë kuptim më të madh kur kupton se shumë prej lëvizjeve të çmendura të sotme po bëjnë një luftë klasash me mjete të tjera. Izolimi i Shqipërisë është një rast në pikë. Ndërsa po shkruaj me thumba, konflikti i klasës për çështjen e rritjes së çmimeve të bukës, kafes, dritave dhe karburantit shpërtheu në forma të ndryshme nga shoqëria civile përpara godinës së Kryeministrisë, ku u tha dhe u pa, se protesta ishte pa organizim, ndërsa edhe opozita bëri thirrje për t’iu bashkuar asaj proteste, ku nga ana tjetër, Ambasada e Shteteve të Bashkuara bëri thirrje për të treguar kujdes dhe për të shmangur grumbullimet.

Ne gjithashtu kemi Foltoren e PD-së, ku lideri historik i forcës së parë opozitare, Prof. Dr. Sali Berisha, tashmë po e ngre duke mbledhur qindra e qindra mbështetës në rrethe të ndryshme të vendit, ku natyrisht kemi platforma, kërkesa masive dhe ndjesa kolektive, për atë që ka shkuar keq dhe për atë që është bërë dobët, kemi një Foltore që flet dhe që shkruan në dobësim të revoltës komike të Kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha, duke e bërë atë një pakt në një formë e në një tjetër me Kryeministrin Rama, dhe një arsye kundër kulturës së anuluar, pra anullimit dhe largimit të aktivistëve në vite nga PD. Zoti Berisha nga këto Foltore shpjegon pse bërja e rolit përjashtues të angazhuesve në vite të PD-së është një krim urrejtje është një ide e tmerrshme, që shkon në ndasi dhe jo në bashkim.

Në një kuptim a në një tjetër, Edi Rama thotë se ajo që ndodh në PD është për të ardhur keq. Sakaq një masë tjetër kërkon që fakti dhe fatura e deklaruar qeveritare i një fature të ngritjes së çmimeve të energjisë duhet të ndriçohet. Dhe analistët heqin kapakun mbi dilemën e fatit shqiptar të kudondodhur në trojet e tyre etnike në Europë.

Të gjitha këto dhe më shumë lexohen si një ndërrmarje e ndodhur pa tenderim, pa një thellim të duhur, pa një mendim të pjekur për të ardhmen, por si një strukturim arsyesh dhe ndikimesh nga arsyet personale, që i bën pronë të saj vetëm kjo lloj politike, nëse do ta quanim moderne. Ata që marrin rrugët përditë e më shumë janë të rrinjtë shqiptarë, ata që ende nuk shohin një dritë në fund të tunelit kaq të errët të këtyre viteve. E parë në një plan real, të ndjeshëm dhe vërtet të domosdoshëm, vetëm një zë tingëllon më i ndjeshmi në këtë pikë të kësaj kohe. E ai është zëri i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që gjithnjë dhe në vijimësi kërkon të anoncoj dhe dënoj shkeljet mbi shqiptarët, keqpërdorimet dhe faturën e keqe të politikës në kurriz të shqiptarëve, edhe kur ai, pra e drejta e tij ligjore keqinterpretohet.

37 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page