POLITIKA E SHBA NE BALLKANIN PERENDIMOR


    POLITIKA E SHBA NE BALLKANIN PERENDIMOR

    KONFERENCE SHKENCORE NDERKOMBETARE

    Universiteti Mesdhetar I Shqiperise organizoi ne hotel Tirana Internacional konferencen shkencore nderkombetare 2 ditore me 28-29 tetor 2019 .

    Fjalen e hapjes se Konferences e mbajti Prof Dr Anastas Angjeli President i Universitetit Mesdhetar te Shqiperise .

    Zonja Leyla Moses Ones e ngarkuara me pune Ambasada e SHBA ne Shqiperi e mori fjalen e para .

    Zv. ambasadorja e SHBA Leyla Moses Ones, u shpreh qartë dje se SHBA nuk do të lejojë që Rusia, Kina apo Irani të thellojë ndikimin në Tiranë. Duke folur nga konferenca “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”, Moses Ones deklaroi se Ballkani Perëndimor është parë nga këto shtete si shfrytëzim për të ndikuar në destabilizim, duke shtuar se Shqipëria i ka refuzuar makinacionet ruse dhe se projekti i vetëm është Bashkimi Europian. “Për Rusinë, Iranin, Kinën, Ballkani Perëndimor është një mjet për një qëllim, një burim nga i cili mund të shfrytëzohet dhe pastaj të flaket tej. Nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë të minojnë modelin perëndimor të vetëqeverisjes që çmon lirinë dhe zgjedhjen me oligarkitë e korruptuara të cilat janë të divorcuara prej interesit të njerëzve të cilëve supozohet t’iu shërbejë qeveria. Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për të blerë një ndikim që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe gjymton autonominë politike të të ashtuquajturve partnerë të saj. Kremlini këmbëngul të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit, ndërsa kërkon të rikuperojë humbjet sovjetike nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë, duke kërkuar t’i përgjigjet argumenteve të arsyes me burracakërinë e detonatorëve të fshehur”, tha Leyla Moses Ones.Më tej, zv. ambasadorja e SHBA foli dhe për reformat e ndërmarra në Shqipëri, atë në drejtësi dhe atë zgjedhore, dUke theksuar se drejtuesit politik në vend kanë treguar vullnet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të mirën e vendit. “Shqipëria është tashmë një vend kandidat - kjo nuk ka ndryshuar. Puna që tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, fshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar. Kjo ka të bëjë me vlerat; kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit; kjo ka të bëjë me begatinë dhe mundësinë për qytetarët shqiptarë. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por tashmë reforma zgjedhore është bërë një projekt kombëtar që qeveria, opozita parlamentare dhe partitë opozitare jashtë tij, po e ndjekin”, u shpreh Leyla Moses Ones.

    Thomas A.Shannon, Jr Ambasador karriere SHBA ish nen sekretar I shtetit u shpreh se SHqiperia ndoshet ne nje moment kyc sic eshte reforma ne drejtesi .Ai deklaroj se lufta ndaj korrupsionit dhe reformimi I gjyqesorit do te sjell shume perparesi per vendin. NJe pjese integrale e partneritetit mes SHBA dhe SHqiperise jane reformat e brendeshme te shqiperise dhe puna e saje vijuese per tu bere anetare e BE Perpjekjet e SHqiperise per te thelluar demokraci per te prenovuar transparencen dhe llogarillenjen ne qeverisje lufta ndoj korrupsionit dhe reformi I gjyqesorit jan pjesee saj per te forcuar demokracin . Lufta ndaj korrupsionit dhe reformimi I gjyqesorit jane pjesee nje prepjekje me madhore per te treguar se demokracia mund te ofroje te mira . ky angazhim do te thote se SHBA e kuptuan se pas Luftes se Ftohte se NATO s mund te ishte nje institucion I Luftes se Ftohet,pra duhet gjetur udha per te modernizuar veten dhe Ballkanin Perendimor ishte celsi .

    Daniel Serwer folipër krizën politike në vend, ku dënoi vendimin e opozitës jashtëparlamentare për bojkotin e zgjedhjeve vendore. Daniel Serwer u shpreh se në një sistem demokratik duhet të ketë pavarësi të pushteteve, ku theksoi se PD-LSI zhgënjyen elektoratin e tyre dhe nuk u ofruan një mundësi zgjedhjeje. “Është e vërtetë që të jesh në opozitë është frustruese, por pjesëmarrja në zgjedhje është një detyrim edhe nëse mendoni se sistemi është i padrejtë. Ndonjëherë popujt në Ballkan mendojnë se mund të përfitojnë më shumë duke bojkotuar sesa duke marrë pjesë. Padyshim që ka procese politike që unë do të dëshiroja t’i bojkotoja, por sjellja normale do të ishte pjesëmarrja. Demokracitë liberale varen tek pavarësia e pushteteve. Njerëzit që nuk votojnë, partitë që nuk marrin pjesë në zgjedhje, ose nuk zënë vendet në Parlament, nuk bëjnë më të mirën e tyre për të përmbushur detyrën përfaqësuese ndaj votuesve”, tha ai. Më tej, Daniel Serwer foli dhe për reformë në drejtësi, ku shprehu bindjen se shumë shpejt do shohim rezultate pozitive në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Serwer hoqi dhe një paralele me sistemin e drejtësisë në SHBA, ku deklaroi se e njëjta drejtësi do vendoset edhe në Shqipëri. “Ka dy çështje që kërkojnë vëmendje në Shqipëri. Njëra është shteti i së drejtës, tjetra është sjellja politike. Jeni të lodhur prej amerikanëve dhe europianëve që predikojnë shtetin e së drejtës. Por juve ju nevojitet kjo gjë. Jo për europianët, por për veten. Institucionet tuaja janë më të mira se ç’ishin dikur dhe ju jeni në proces të rinovimit, por sërish ju mungon kultura e ligjshmërisë. Do të vijë dita kur si këtu dhe në Chicago, ku unë kam jetuar, që t’i ofrosh punë një kushëriri të pakualifikuar nuk është nder që i bën familjes, por abuzim korruptiv me detyrën. Dita do të vijë kur nuk do të toleroni politikanë që kanë burime financiare të cilat nuk i justifikojnë dot. Siç edhe shumica e gjyqtarëve tuaj e kanë humbur detyrën e tyre, të drejtën për të ushtruar profesionin. Është vitale të mbështeteni tek individë të kualifikuar që varen nga merita dhe talenti për të visual karrierën.

    Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka deklaruar dje se SHBA dhe BE do të ndihmojnë Shqipërinë çdo ditë, duke ju kërkuar shqiptarëve që të mos zhgënjehen nga vendimi që mori BE për të bllokuar negociatat. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme. “Rajoni i Ballkani është demokrat duke respektuar të drejtat e njeriut. Ne besojmë se të gjithë kemi punuar në transformimin, por duhet të vijojë punën për integrimin në BE. Jam i bindur se ka pasur shumë zhgënjim nga Maqedonia dhe Shqipëria për mos hapjen e negociatave. Por njerëzit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë se Europa nuk e ka ndryshuar qasjen. Këtu në Shqipëri, reforma në drejtësi ilustron forcën e bashkëpunimit BE-SHBA më shumë se gjithçka. Ne kemi punuar së bashku që ditën e parë për të mbështetur institucionet shqiptare për hartimin dhe rënien dakord për këtë reformë historike. Një reformë që e ka kërkuar shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë dhe që do të jetë një shtyllë themelore për shtetin e së drejtës dhe prosperitetin ekonomik në vend. Mbështetjen që BE do t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian, Soreca ka deklaruar se është edhe detyrë e qeveritarëve për të bërë akoma më shumë në këtë rrugëtim që ka nisur Shqipëria për të hyrë në familjen europiane. “Por njerëzit në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, dhe në fakt rajoni më i gjerë, duhet ta dinë që angazhimi i Bashkimit Evropian për integrimin në BE të Shqipërisë dhe fqinjëve të saj nuk ka ndryshuar. BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë me Shqipërinë dhe rajonin për të mbështetur udhën e tyre të integrimit në BE. Çështja mbetet në krye të axhendës së BE-së dhe shumica dërrmuese e udhëheqësve të BE-së janë të vendosur për të përparuar në këtë udhë. Ndaj në këtë angazhim ndaj integrimit evropian dhe euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor, BE dhe SHBA vazhdojnë të qëndrojnë së bashku. Ai ka nënvizuar përparimin e bërë nga të dyja vendet edhe nga Shqipëria edhe nga Maqedonia e Veriut, por ka shtuar nga ana tjetër se gjithçka tani është në dorën e liderëve të BE dhe varet nga ta. “Ne vijojmë të qëndrojmë me Shqipërinë. Është detyrë e qeveritarëve për të bërë akoma më shumë.

    BE dhe SHBA do të vijojnë që të qëndrojnë këtu çdo ditë, për të ndihmuar çdo ditë për të vijuar progresin përmes reformave. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme. Europa dhe Amerika do u ndihmojnë për të arritur objektivat, por gjithçka varet në dorën e liderëve të Ballkanit, ne jemi gati t'u ndihmojmë.

    Rama e ka konsideruar këtë bllokim si një goditje besueshmërie për vetë BE, teksa shtoi se BE nuk ka kapacitete të mbajë fjalën e dhëne . BE-ja nuk e ka mbajtur fjalën disa herë për shqiptarët, si ndaj Shqipërisë për negociatat, ashtu dhe ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave. “Pozicioni i BE është dobësuar tej mase, dhe kapaciteti i BE për të ndikuar në procesin e dialogut është tkurrur tej mase. Vendimi i BE i dha një goditje jo fort të vogël besueshmërisë së vet. Kemi një nga shembujt më flagrant të mungesës për të mbajtur fjalën. Pas vendimit të KiE-së në 18 tetor pozicioni i BE është dobësuar tej mase dhe ndikimi në procesin e dialogut është tkurrur, pasi BE-ja me vendimin e marrë apo mos vendimin që rezultoi në fund të një debati të nxehtë mes veti ndër të tjera dhe në radhë të parë i dha një goditje besueshmërisë së vet dhe do të jetë e vështirë për të dyja palët që të besojnë në mundësinë e icentivave që mund të mos mbahen. Nuk është hera e parë, pasi po bëhen disa herëqë BE-ja nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës besoj që është një nga shembujt më flagrant të mungesës së kapacitetit për të mbajtur fjalën. Nuk është një shtet, por një tërësi shtetesh e cila funksionon në bazë të konsensusit dhe një të kundërvihet, e gjitha vihet në pozitë të vështirë. BE nuk ka kapacitete

    Teksa ka vijuar me akuza ndaj Bashkimit Europian, kreu i qeverisë ka theksuar se marrja peng e 2 milionë shqiptarëve nga ana e BE tregon mungesë të kapacitetit të vetë BE, si edhe rënien sipas tij të familjes europiane. Gjithashtu Rama ka nënvizuar se për vendin tonë dhe për shqiptarët nuk ka rrugë tjetër përveç asaj që ka përzgjedhur historia e kombit tonë. “E kam fjalën për kushtëzimin absurd, një kushtëzim, që u mor në konsideratë dhe u adresa, të liberalizimit të vizave për Kosovën pas marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Është një rast unikal. Nga 2014 BE-ja liberalizoi vizat për 100 mln njerëz, që nuk janë në proces negociatash. Marrja peng e 2 mln shqiptarëve, reflekton mungesën e kohezionit dhe kapacitetit dhe rënien e gjithë familjes europiane në vazhdimësi në grackën e një vendi apo tjetri që imponon mos konsensusin. Për shqiptarët nuk ka asnjë rrugë tjetër, vetëm të ecin në rrugën që ka piketuar historia jonë, që është e trashëguar si amanet në gjithë vetëdijen e kombit tone.

    Rama falënderon SHBA

    Më tej ai ka vijuar duke shprehur mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa i ka cilësuar si mbështetës tëhershëm të Shqipërisë. Rama ka theksuar se Ballkani sot është një vend më i mirë vetëm nësajëtë marrëdhënieve të mira që ka pasur prej kohësh me SHBA. “Është shumë e vështirë që të kuptohet nga të tjerët “PS”-ja e marrëdhënies me SHBA-në, që pa diskutim është e lidhur thellë me atë që kemi jetuar si komb në shumë faza të historisë dhe atë që kemi përjetuar si popull në Shqipëri dhe Kosovë në periudhën e parë të jetës sonë si bashkëkohës. Shqipëria ka një marrëdhënie speciale me SHBA-në.Nëse sot Ballkani është një vend më i mirë kjo i dedikohet në radhë të parë SHBA-së. Ballkani është pasqyra e suksesit më rrezatues i politikës së jashtme të SHBA pas Luftës së Ftohtë. Nisi me një konflikt të madh, pastaj u shkua në bomba dhe tani po flasim për intensifikim të bashkëpunimit rajonal. Jemi larg paqes përsa kohë nuk ka një zgjidhje tëkonfliktit mes Serbisë dhe Kosovës.

    Prof.Dr.Miomir Zuzul ,Ambasador ,Profesor ,ish ministri i Puneve te Jashteme te Kroacise ligjeroj ( Komisioni i ri Europian – Çfare pritet per Shqiperine dhe rajonin )

    Ndersa Prof Dr Paskal Milo foli reth “ Politika e SHBA ne Ballkanin Perendimor Sfida dhe prespektiva “

    Ndersa Prof Dr Ahmet Shala Ambasador Profesor ish Minister I Ekonomis dhe i Financave te Kosoves u ndal “ Roli I SHBA ne themelimin dhe finalizimin e shtetesise se Kosoves “

    Ndersa Kurt Thormahlen Ekspert Sigurie SHBA foli “Teknologjia ushtarake e SHBA si mundesi ne Shqiepri dhe ne Ballkanin Perendimor “.

    Prof Dr Ksenofon Krisafi ligjeroj : “ Historia dyshekullore e maredhenjeve Shqiptare –Amerikane Edhe dita e dyte u zhvillua me mjaft sukses ne tre panele .

    Ne te parin “ Historia e Marrdhenjeve Nderkombetare dhe Diplomacise nga Orientalizmi ne Soclializem drejt Integrimit Euro Atlantik .Ballkani Perendimor ne SHekullin xx-xxI.”

    Nga Prof Dr Paskal Milo , Dr Perparim Kabo dhe Edon Qesari

    Ne Panelin e Dyte “ Gjenja Aktuale e Marrdhenjeve Nderkombetare “ . Nga Prof Dr Ksenofon Krisafi ,Dr Emilio Cika Dr Skender Demaliaj

    Paneli I trete “Qasje Teorike te Marrdhenjeve Nderkombetar dhe studimeve te sigurise “.

    Nga Dr Nevila Rama ,Kriton Kuci ,Gertjan Veshaj .

    Keto material do te permblidhen ne nje liber per tju ardh ndihme studenteve , studjuesve dhe politikaneve .

    Ibrahim Hajdarmataj

    Kryetari I OJF “ Mesuesi “

    Tel : 069 24 69 145

    EMAIL : ibrahimhajdarmataj@yahoo.com

    7 views

    Shkrimet e fundit