top of page

POJANAKU "NUK E HARRON" POGRADECIN


POJANAKU "NUK E HARRON" POGRADECIN

Janë të shumta trofetë ndërkombëtare që poeti i njohur Pojanaku vazhdon të korrë në eventet prestigjioze të poezisë.

Në çdo emblemë çmimi, përkrah emrit të poetit, jepet vendlindja e tij, Pogradeci, duke e renditur qytetin e Tij ndër qytetet më me shumë çmime ndërkombëtare.

I pyetur nga Sfida për Fjalën e lirë, Pojanaku komenton : QYTETI im është djepi i lirikës shqiptare, vendlindja e kolosëve Lasgush e Mitrush, emra të mëdhenj që i ka zili çdo shtet. Këtu sot ka një plejadë poetë, piktorë, skulptorë, këngëtarë e kompozitorë të talentuar. Jam krenar që kam lindur këtu. Kudo që shkon poezia ime do jetë tok me Pogradecin.

Medalja që po ju përcjellim, i takon vendin të tretë me përmbledhje poetike, e konkurrimit ndërkombëtar "Centro Giovani e Poezia",në Milano, çmim me të cilin Fjala e lire u ka njohur në botimet e saj. Konkurrim I cili zhvillohet me kod për gjithë pjesëmarrësit nga bota.




67 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page