top of page

POEZITË E NËNTORIT


FASLLI HALITI

FASLLI HALITI

POEZITË E NËNTORIT

TE NE

Te ne

Prodhohet

Mjaltë e sheqer,

Po hem ?

Këtu prodhohet çdo gjë !

***

Te ne

Prodhohet

Misër foragjer

Për lopët, derrat

Po për njerëzit ?

Te ne prodhohet !

***

Te ne

Bëhen thurje,

Shthurje gardhesh,

Po s'i hapet rrugë

Progresit,

Përparimit,

Por po thurin

Me gardhe prapë

Livadhet fushat çairet,

Po i venë gardhe përsëri lëndinave, blerimit ...

NDAJ

Pse

S'të doja dje?

Vërtet kërkon ta dish ?

Sepse dje ti ishe komunist,

Ishe

Enverist...

Pse

S'të dua sot përsëri?

Sepse

Sot

Ti po e baltos Enverin përsëri.

Kurse komunistët i pështyn

Në gojë.

Në sy

Po cilin të urrej,

E këtë dua unë,

Shokun komunistodemokratiks.

Apo demokratksin blu,komunisyin e kuq X?

EMIGRIMI I SĒ DREJTËS

(Varjant)

Dje

S' të doja

Ty komunistodemokratiksin mavi,

Sepse ti lije kokën për Enverin.

Sot s'të dua përsëri,

Sepse sot po i hedh aq baltë,

Sa me baltën

Që i hedh

Enverit,

Mund t'i ngrihet

Prapë shtatorja atij,

Jo në bronz dhe beton

Por tretur në flori 24 kartsh

E drejta ermigro thotë greku ilashtë!

4 nëntor 2019

SUNDIMI

Të gjithë sundohemi!

Sundohemi

Nga urrejtja,

Nga hakmarrja.

Nga inati e mëria.

Ende nuk sundohemi

Nga

Dashuria ...

Mua

S'më sundon

As urretja

As inati,

As hakmarrja, mëria;

Mua

Më sundon

Vetëm dashuria.

Dashuria s'më ka sunduar e s'më pushton.

Jo se s'dua të sundohem unë,

Por është ajo që nuk do.

S'më sundoi dje

Në rini

Jo se s'doja unë,

Por s'donte vetë ajo.

Ajo s'më sundon as sot,

Jo se s'dua unë,

Por s'do ajo.

Edhe pse e kam kërkuar,

Dhe e kërkoj sundimin e saj përsëri

Dhe do vazhdoj ta kërkoj përjetësisht me

dashuri…

5 nëntor 2019

NGROHU KOHA

Dole nga acari dimëror,

Nga ngrica

Dimërore.

Ngrohu koha për ty?

Po mua pse më hipën të dridhura, mërdhih?

Nëntor 2019

SI S'NA THATË

Ne mbill,

Ju pështy,

Ne prashit,

Dhe ju pështy,

Ne korr e ju pështy,

Ne shi grurin e ju pështy,

Ç'bëni kështu o të zestë ju ?

Nuk e dëgjoni mallkimin e popullit:

Mos e pështyni bukën se ju zë sytë!

Siç thoshte dje malësori gjoks shkëmb migjenian :

Mos e shkel misrin or ti,

Të shitoftë

Ajo Zanë!

Ne bluaj

Ju prapë pështy

Mjellin tonë të bardhë.

Si s'na thatë njëherë, vëllezër punë të mbarë!

5 nëntor 2019

AMANETI

Sapo poeti mbylli

Sytë

Tha:

Amanet poezitë...!

Amanet

Çifligjet,

Asetet e mia modeste.

Të vetmet pasuri për fëmitē...

5 nëntor 2019

FERR ?!

Si si

Si,

The?

Vendi im i mjerë,

Vendi ynë

Ferr !?

Po Ferri

Popullohet nga të vdekurit

Ne jemi gjallë këtu,

Në atdheun tonë,

E këtu do tëjemi përherë,

Përgjithmonë,

Jo në parajsë

Natyrisht ,

Por jo

Dhe në Ferr ...

O ju korba të zeza, o korbecë skëterrë !

5 nëntor 2019

TY

Ty të shënoshën tenderat.

Tenderat

Të bënë me vila

Vila vila buzë deteve

Buzë liqeneve,

Buzë pyjeve;

Tenderat

T’i ҫuan fëmijët për studim:

Në Amerikë,

Në Europë;

Tenderat

Të ushqejnë

Me qumësht blete,

Me qumësht dallandyshesh.

Janë tenderat ata

Që të servirin qumësht blete

Qumësht dallandysheje ҫdo mëngjes

Me filxhanin e bardhë, të zi, domethënë të kafesë...

Shtator, 2017

VIZA IME

Po

Si deputet

Kam nxjerr viza

Viza për njerëz me halle

Jo viza për të ndjekur sportin

Jo viza për koncerte, shfaqe teatrale.

Jo viza me euro,

Me dollarë

Por

Vizë fri

Që të shpëtonte

Syrin nga verbimi

Dhe jo të t’i nxjerrte

Të t’i verbonte

Sytë të dy.

Viza ime ishte

Vizë fri

Që të nxirrte,

Nga halli, mjerimi

Dhe jo të të zhyste në mjerim, varfëri...

Viza ime, vizë për hall, për fatkeqësi...

Shtator, 2017

PLAGËT

Plagët

Mjekohen

Plagët

Nuk lëndohen

Plagët nderohen

Ka

Plagë

Diamant

Sermë,

Me përdritje floriri

Ka plagë me dritë xhevahiri

Ka

Plagë

Në ballin e lirisë

Ka plagë turpi

Në shpinë në kurriz

Ka

Plagë

Që s’këmbehen

As me xhevahire

As me thesaret totalë

Të faraonëve të kontinentit të zhuritur antik

As me gthesarët total të mbretërve feudalë, oligarkë

As me miliardat e kriminelëve kozmikë

As me biliardat e milionerëve

Kanabistë aktualë

Narkotikë

Plagët diamante, xhevahire

I ruan Liria

Në ballë.

Por

S’ka

Pplagë perlë

Plagë diamant

Plagë xhevahir

Plagë zbukurimi

Për gjokse mbretëreshash

Për gjokse zonjash të para pa një pikë hirësimi...

13 shtator, 2017

ËSHTË PËRJETËSI

Kam dasuruar vetëm një herë

Një herë të vetme në jetë.

Ishte e bukur?

Ishte bukuri.

Ishte e menҫur

Ishte

Menҫuri

Ishte

E dashur?

Ishte dashuri.

Ishte

E besnike?

Ishte besnikëri

Është

Përsëri ?

Ishte dhe është përjetësi...!

Tetor 2017

TË LINDURIT

Dimë

Që bukuria lind.

Lind inteligjenca, menҫuria,

Lindindin, dhuntitë,

Talenti, gjenia,

Trimëria,

Frika

Besnikëria,

Lindin pabesitë dhe dredhitë.

Po kush i ushqen këto e kush i rritë?

Tetor 2017

KUSH

Më vajti dhimbja

Në kockë.

Tre ditë

Tre net

Tre ditë e tre net

E frenova me dhëmbë të shtrënguar

Pastaj dhimbja s’u ndje,

U zbut

U urtësua

U bë frenato

Po kush ma dha dhimbjen

Dhe kush ma mori, kush ma pushoi?

Ma mori ai që ma dha, apo ai që ma frenoi?!

MBETA

Mbeta ,

Në terr,

Në errësirë

S'po gjej polin plusin

Më jepni polin

Plus.

Me një pol

S’prodhohet drita,

Duhet dhe poli minus,

Që t'Më ndrisë dhe mua drita,

Të dalë edhe unë nga ky terri pus...

Po ku ta gjejmë

Ne:

Unë, ti, ai, ajo

Ku ta gjejnë ata, ato

Ku t'i gjejnë djemtë, vajzat tona ato pluse?

Për ne ka vetëm minuse, përvuajtësisht, minuse…!

Tetor 2017

KUSH

Në këtë jetë pa jetë

Kush na sjell

Kush na merr?

Harresa,

Apo përjetësia

Na merr

Dhe na sjell?

Tetor 2017

MILINGONA E DINOZAURË

Ka pasur dinosaur bota?

Ka pasur!

Po milingona?

Po sot

Ka dinosaurë?

Nuk ka,

Natyrisht!

Po milingona?

Milingona ka sigurisht!

Milingona që punojnë natë e ditë përjetësisht...!

Tetor 2017

I QESHURI

Ai me qeshi

Dhe më qeshi

Më i qeshuri i botës...

Edhe pse

Bota

Qeshi, u gajas me të dje

Edhe pse

Bota vazhdon

Të qesh të gajaset edhe sot me të...

Mars, 2016

NDALOHET PRERJA E DAFINAVE

Sa

Lavdi

Sa famë

Jep një degë dafine

Po një gjethe

Po një syth

Po një dafinë e tërë

Po një pyll dafinash?

T’i ruajmë pyjet dafinorë

Ka gjeni pambarim sot kudo te ne

Të ndalohet prerja e pyjeve të dafinave rreptësisht

Na duhen dafinat për thurje kurorash për gjenitë...

Mars 2016

ZAMBIET DHE IKONAT

Po popullohen rrugët

Sheshe, trotuaret

Bale vardet

Me gjeni

Me ikona

Me yje

Me të përjetshëm

Zombiet

Dolën nga varret

Nga dheu i ftohtë, i zi

Po na zenë rrugët autostradat

Bulevardet, rrugicat trotuaret, sheshet

Secili nga ne të gjallët me zambiet po ndeshet...

4 qershor 2018


15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page