Poezia origjinale mediativo-filozofike...


Poezia origjinale mediativo-filozofike dhe moderne e Ruzhdi Metës

Në kulm të veprimtrarive të spikatura dhe të mirënjohura kombëtarisht të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, dallon përveçmëria origjinale e poezisë mediativo-filozofike dhe modern e poetit të njohur Ruzhdi Meta;anëtar i këtij klubi dinjitoz qysh nga viti 2007 i themelimit të kësaj bashkësie krijusish; të dhe në garë të përherëshme mes njëri-tjetrit me botimet e tyre cilësore në gjini të ndryshme letrare. Po ashtu, në rivalitet të hapur me simotrat organizata apo klube letrare në rafsh kombëtar e rajonal, KSHA –ja durrësake, siç konkludon me të drejtë kritika letraro-artistike e botuar. Qysh në krye të herës të vitit 2017, kur autori ynë në fjalë botoi vëllimin poetik ’’Brenda veh’tes’’ dhe që u mirëprit nga lexuesi dhe veçmas kritika letraro-artistike, duhet pohuar zëplot e katërcipëisht se poezia e poetit R. Meta është sa origjinale aq edhe modern;madje siç do ta analizojmë e skanojmë përmbledhazi më poshtë,kjo lloj poezie e një stili të ri të parapëlqyer e të lëvruar nga autori,trajton me zell e deri në detaje apo trajtë të shterruar qytetrimi,aq të lakmuar pagano-antik,shembull e model të të gjitha kohrave dhe brezave njerëzorë. Madje , edhe të lakmuar ethshëm e të paharritshëm në kulminacionet e këtij Antikiteti si psh: kur rikujtojmë me nder e patos letrar poemat brilante homerike,tragjeditë eskiliane,erotikën safoiste,statujat mahnitëse akroploke;pa harruar dijetarët e filozofët e papërsëritshëm Sokrat, Platon,Demokrit,Aristotel apo historianët Splendia Herodot me dishepujt e tij pauses,babain e mjekësisë Hipokratin e deri në tempujt e polis-qyteteve me arritjet e tijkalime në çdo zeje,profesion, art,teatër apo mjeshtri kryebetejash detare,toksore të shumta e të rralla;krahas shkollore të shumta plot dituri themelore për çdo fushë të veprimtarisë njerëzore. Le të fokusohemi tashmë në këtë skanër të përmbledhur, ku pretendon analiza ime për këtë poet të veçantë: