POEZIA IME
Nga Fatmir Terziu
Bukuria jote nuk është ajo që vë në lundrim një mijë anije,
është hëna që kontrollon në frymëzim e sipër çdo skaj.
Nuk është bukuria kundër të cilës disa serenata kanë lidhje,
është era që i këndon vetëm jetës serenatat e saj.
E qeshura jote nuk është vetëm në vëllimin e parë,
është zëri që luajnë engjëjt me urdhërin e Zotit.
Nuk është ajo që dëshirojnë vjershat me rallë,
është motivimi për sensin e mirë të humorit.
Zemra jote nuk është bërë për t'u shtrirë në letër,
është bërë për të vërtetuar ekzistencën e dashurisë letrare.
Dashuria jote nuk është krijuar thjesht për një tjetër,
gjithmonë do të jesh shumë më tepër se sa në vargje.
Minush Hoxha
Bukuria, e qeshura, zemra, dashuria, gjuthe keto vlera njeriu perhere insoirative sa ti japin kuptim e permbajtje jetes dhe sa ta bejne ate te arsyeshme per ta jetuar, kane gjetur penden e lartesuar poetike sa ti shprehe peshen e tyre me fjalen me te bukur. Lirizem poetik frymezues qe te devijuarit emotivisht i kap nga dira e me skofi i kethen ne boten e vlerave. Aferim!
Valbona Ferhati
Kenaqesi qe e lexova kete poezi ! Flladi i bjeshkeve vjen bukur ne kete poezi mesazh ...! Ju pergezoj miku im e suksese !
Thani Naqo
....megjithëse ka poetë që kanë shkruar me qindra poezi me varg të lirë, si për shembull Kadare e ndonjë tjetër. Por ja vjen dita që në Pyllnajën Poetike gjurmojmë më të ndjeshmet, më intimet, më të ngrohtat, d.m.th. veçojmë pikërisht ato poezi që janë Shall i Ngrohtë pas Zemrës, me pika mbi xham e me medalionin e hënës që mbetet në grykë. Pikërisht poezia jote e sotme o Fatmir, më faniti Poetët Tanë Lirikë, dhe Ata Botërorë dhe e tërë kjo që pohova ka të bëjë me poezinë tënde , me titull POEZIA IME. E si mund të shkruhej ndryshe një ndcjenjë e tillë siç është Muza ajo, de, për Muzën Poetike e kam fjalën!, E për çfarë…
Nexhi Baushi
do te jeshe shume me teper se sa ne vargje...Cdo germ cdo fjale cdo varg i gdhendur me gure stralli te rralle, qe gjinden vetem ne bjeshket tona. Komplimente Profesor!
Luan Meta
Shume e bukur. Poezia pranon, ajo ushqen me germat, se ato komunikojne...