top of page

Poezia e Fatmir Terziut është poezi e shpirtit


Atdhe Rrustem Geci– Dortmund

Poezia e Fatmir Terziut është poezi e shpirtit

Poetë të mëdhenj shqiptarë

F A T M I R T E R Z I U


( Poezia e Fatmir Terziut është poezi e shpirtit,e ndjenjës së madhe,poezi e thëllimave dhe e gjerësive. Vargjet e Fatmirit janë drithëruese dhe drithmojnë. Në betejat e përditshme të jetës, poezia e Fatmir Terziut, është poezi e pjekur, e tymosur, kuptimplote. Poezia e Fatmir Terziut është një gjak i ri në letersinë tonë të bukur )


Në komunitetin letrar në internet dhe nëpër faqe të revistave dhe forumeve, emri i Fatmir Terziut është i pranishëm kudo. Asgjë nuk mund të mos kthehet. Fatmiri jeton dhe bashkëjeton me poezinë, „Ecja e tij në qelq“ është një shqetësim i madh në ngushticën e shpirtit. Pejsazhi poetik i Fatmirit është i gjerë dhe i thellë. Poeti nuk ndalon,shpërthen të gjitha vetmitë që e rrethojnë. Libri “Ecja në qelq” i Fatmir Terziut thyen gjithë xhamat që poeti shpirtin ta prekë këthjellët, me duart e tij të gjelbërta. Fatmiri është poet I konsoliduar, dhe I mirëfilltë. Libri “Ecja në qelq” shprehë qartë urdhërin hyjnor të poezisë. I guximshëm si poeti, ai nuk është I ndikuar nga shtrëngimi I hijeve, apo heshtjet anakronike të kohës. Nëpër dallgët memece të jetës, aty ku unë bashkëjetoj, poeti qartëson të bukurën,të dhimbshmen, të pazgjidhurën.”Ecja në qelq” është një poezi që të lë pafjetë,dhe të drithmon.Ai edhe kur shkruan në letër, edhe kur shkruan në qelq, Fatmiri ka token dhe qiellin e tij, hapësirën ku ai vzionon. Libri “Ecja në qelq” është një poezi që shpie në të ardhmen, në kopshtin me ngjyra të shpirtit . Fatmiri është kopështar I madh I fjalës poetike. Në shpirtin e tij prej poeti, Fatmiri ka disa puse në artin e tij.Krojza nga më sublimet, prushëza nga më intimet, motive nga më të përbashkëtat. Në poezinë “Koha e njeriut” poeti guximshëm dialogon me kohën, me dhimbjen,me të bukurën. / Kohën e gozhduam mureve/ E futëm në dosje/ në sirtar e kyçëm…/ iu qepëm… së prapthi/ kohën që na kishte grabitur më parë…/ Këto dhe qindra vargje të tjera Fatmirin ( pa e tepruar ) e ngrejnë në piadestalin e poetëve të mëdhenj shqiptar. Ecja në qelq , është një kohë e njeriut, një kohë që vetëm sa ka filluar. Për ta copëtuar atë kohë shprehet poeti, kohës I vumëemra të hajdutëve të saj/ dhe thirrëm kohën si prone e tyre/ duke mos ekuptuar se bënim të njëjtin faj/. Koha nuk shahet thotë poeti,..koha ka kohën esaj… shkruan poeti Terziu. Të bërit poet nuk është I lehtë. Kohën nuk është vetëm ta ndjesh, por edhe ta shkruash. Sa herë jemibijë të kohës, na qëllon të ulem në shesh dhe ta ndjejë poezinë, vullkanin që vlon në mua. “ Ecja në qelq “ shprehet Terziu më lidh me kohën, me të fshehtën e ajrit, dhe zemërimin e së bukurës. Asgjë e virgjër më s´ fluturon, pa I vënë një shenjë, një gërvishtje, nga ata që komandojnë këtej. Plot është sheshi I betejave, sheshi I të kundërtave, i të ndryshmëve, i të pamundshmes.Kjo është bota jonë,fati që po e jetojmë.Po e mbylli këtë ese me një urim vëllazëror, rrofsh o poet I gjakut tim, rrofsh!..

#Atdhe #Rrustem #Geci– Dortmund

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page