Poezia është tashmë i vetmi gëzim i madh i jetës sime


Nga takimet poetike në Sarandë

Poezia është tashmë i vetmi gëzim i madh i jetës sime


Fatmir Terziu


Intervistë me poetin Petrit Ruka për "Fjalën e Lirë"


Histori e vërtetë? A ka një të tillë, a ekziston një e tillë? Jeta është mësuesi më i madh. Dhe kështu vetë jeta është një histori. Por, a është edhe kjo një e vërtetë? Sidoqoftë le ta themi se jeta është mësuesi ynë më i madh. Dhe si të gjithë mësuesit edhe ajo na rrëfen, na kallëzon, na udhëheq, me e nëpër hitori të shumta. Të vërteta? Ajo na jep madje edhe detyrën për të shkruar, krahas detyrave të tjera. Dhe na kërkon mes shkrimit jo pak herë… edhe një ese.

Një ese për dikë që na frymëzoi në jetë. Unë do ta shkruaja menjëherë për nënën time, nuk më duket se është e vështirë me tu parë. Se sikur të mos ishte për të, nuk do të isha as unë. Ajo ndriçoi zemrën time në një mënyrë të veçantë. Ndërsa jeta, në rolin e mësuesit tim lexonte esenë e ditës.

Ajo lexoi çdo rresht me theks dhe mori frymë hera-herës me hir, dhe jeta u mbush në lotë. Të gjithë lotët filluan të rrokullisen mbi fytyrën e saj. Kjo e bëri zemrën time të buzëqeshte, dhe u ndjeva vërtet mirë. Kisha shkruar një ese të vërtetë për një të vërtetë.

Tashmë edhe jeta e kishte mësuar dhe e kuptoi se eseja ime ishte vërtet, për nënën time, për një të vërtetë. Se rritja e një fëmije duhet të jetë një gjë frymëzuese.

Edhe pse jemi vetë prindër, nuk është e vështirë siç duket, që një e vërtetë të thuhet ashtu sikurse përjetohet në jetë.

Nëna na mësoi gjithçka mbi të thjeshtën, qoftë një të gabuar apo një të drejtë tek vetë e thjeshta. Ndaj të gjitha esetë për nënën janë një e vërtetë. Janë vërtet tek e drejta.

Ajo ka një ndikim të madh në jetën tonë, edhe kur atë e kuptojmë vonë. Përmes kundërshtimit të jashtëzakonshëm, por lidhjes së dashur, ajo na mëson zgjuarësi dhe jo përsosmëri. Histori të vërtetë.

Këtë besoj se e ndjen edhe djali që u përkëdhel nga nëna flladeve poetike të Tepelenës. Ndaj nëna është tek Ai jo pak herë, ndoshta jo aq sa tek të gjithë, por thjesht e me vlerë. Në këtë pikë, lidhja e nënës me poezinë, të vërtetën dhe jetën na shpie në këtë bashkëbisedim me mua në dihamë të Jetës, me të cilën jeta prek pavdekshmërinë me poezi.


Fatmir Terziu


Dhe ndaj mendova që kjo intervistë e dy viteve më parë, ende është e gjallë:



F. Terziu: Ju e përshkruani bukur nënën tuaj edhe kur ajo ndodhi të jetë në udhën e ikjes “Ajo, lutej të shkonte, ne se linim të ikte”. Si e mendon pas leximit e rileximit këtë autori i kësaj poezie: “E shkreta nëna ime?”


P. Ruka: Faleminderit i dashur Fatmir që po më bën të flas për Nënën. Nuk besoj se ka gjë më të bukur në këtë botë se sa të flasësh për nënën. Kam hasur gjatë jetës sime njerëz krejt të zakonshëm që duke folë për nënë e tyre, gati sa nuk këëndonin, fjala u merr një peshë poetike, frazat u rrjedhin si të ishin vargje këngësh. Ja që kështu ndodh.

Momenti i ikjes së më të shtrenjtit njëri në jetë, Nënës, është nga më trondititësit për këdo, mendo pastaj për një poet. Do të kisha plasur nëse një ditë nuk do ta kisha shkruar atë poezi. E shkruajta që të shpëtoja, poezia këtë mision ka; të çliron nga ai lëmshi i madh i mbresave që e kemi përherë të madh në zemër. Poezia ia del ta zvogëloj atë lëmsh dhembjesh. U shkruajt shumë kohë më vonë se sa ikja e saj. Me sa duket procesi i fermentimit është një domosdoshmëri në çdo lloj krijimi, aq më shumë në poezi. Duhet të largohesh nga ngjarja, që ajo të të mos mbysë me detajet e saj të shumta. Si të thuash duhet të zërë mbi të një lloj avulli (prej mallit) edhe është kjo hukama mbi qelqet e kohës që e bën poezinë...

Në labëri fjala "e shkreta nënë" i shkreti baba, motër etj, ka një shumësi nuancash kuptimore të pafundme. Kur gjeta titullin, më duket se gjithçka u bë e lehtë. Dhe ja, një mundim i gjatë më në fund u bë "këngë", poezi. Unë mendoj se fjala këngë është më e denjë se sa fjala poezi, po ne i jemi nënshtruar një fjale me "internacinale". Më vjen shpesh keq që ne nuk e kemi të plotë vetëdijën se shqipja jonë i ka të gjitha fjalët e duhura për cdo fenomen dhe ndjesi. lasushi që e kish të lartë këtë ndjenjë, shumë poezi i emërton Këngë, p.sh "Këngë pleqërishte" etj. Por letë kthehemi tek poezia e ndjesë në se po zgjatem. Ishte vërtetë një përjetim i çuditshëm ajo vuajtja e saj e gjatë tre ditëshe në koma. Ne nuk e linim të ike me gjithfarë marifetesh shkencore. Por thellë në vetëdije, unë, më i vogli i saj, e ndjeja se ajo donte të ikte. Ishte një vendim i tmerrshëm po në fund unë e mora.

.......

Në koridor me mjekun, aty sy më sy,

u pamë tërë një jetë ….

vendosëm për Po!

Nisu astronomia ime e bukur drejt yjeve

Digj lotët e mi për t’u ngjitur ku do...


Ishte një ferr ai vendim, por unë duhet ta prisja atë kordon dashurie (oksigjeni) ashtu siç kish bërë dhe ajo në lindje. Në një farë mënyre tashmë duhet ta rilindja unë duke i dhënë lirinë e pafund të amëshimit. Misioni i saj kish mbaruar. Dhe ajo, si të gjithë ne, një ditë