top of page

Poezi nga Kozma Gjergji


THËNGJILLI


Poezi nga Kozma Gjergji



ATDHE

(Rilindasve)

Ndërsa armiqtë

Kujtuan se të

Zhdukën përgjithmonë

Me hekur e zjarr,

Ti rilinde përsëri në

Shkronja e fjalë dhe zemra

E duar që të kënduan

Një dashuri të madhe.



DHOGAT


Nën peshën e rëndë

Dhogat e vogla

Sa të mëdha

I kanë gozhdët!



BRENGËN


Mund ta mbulosh

Në fytyrë

Me një buzëqeshje

Si ato nëpër fotografi,

Por në zemër kurrsesi!



THËNGJILLI


Miku i pabesë

Si thëngjilli

I mbuluar me hi

Të djeg edhe më keq!



NË LUMË


Po lahen lakuriq

Dy vajza nimfa.

Uji dalldiset si

Shtazë e çakërdisur,

Zemrës i

Çrregullohet ritmi!



NJË KAPROLLE


Në rrjetën e ferrave

Një kaprolle e vogël

Kërkon dëshpërimisht

Të gjej shtegdalje.

Përqark hienat

Vërtiten me një

Gëzim mizor!


Kozma Gjergji.

58 views4 comments

4 Comments


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Nov 18, 2022

I nderuar poeti dhe shkrimtari z.Minush Hoxha, njatjetime të përzemërta! Ju falenderoj me mirënjohje për angazhimin dhe mendimet e çmuara rreth poezive. Sinqerisht mrekullohem kur këto më vijnë nga kolegë e miq artistë si Ju!

Me shumë respekt, K.Gjergji.

Like

Minush Hoxha
Minush Hoxha
Nov 18, 2022

Poezi të shkurtëra, të bukura e me mesazhe me peshë. Por, disi-bindja ime-sikur në tregimet tuaja, veç narrativit të këndshëm e interesant, sikur parreshtur përcjellën me një muzikalitet ritmik, anise prozë. Natyrisht, kjo nuk ulë vleren e poezisë, por, meqë proza ka dhe procedeun e një fabule dhënë më gjatësisht, e bënë ata me gudulisëse. Sido të jetë, shprehë emocionin pozitiv edhe për njëren edhe për tjetren gjini krijimtarie dhe ju uroj akoma krjime me vlera.


Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Nov 17, 2022

I dashur Myslim, ju përshëndes e falenderoj përzemërsisht për komentin dhe vlerësimin e poezive. Është kënaqsi dhe shtysë e madhe të t'i pëlqejnë krijimet veçanërisht miq e artist klasi si Ju! Paçi kurdoherë shëndet e gëzime krijuese!

Përqafime, K.Gjergji.

Like

mich.maska
Nov 16, 2022

Si gjithmone me gezoi cikli i ri poetik i poetit te talentuar Kozma Gjergji. Befasira poetike.

Ne vecanti me pelqyen: THENGJILLI, "NE LUME", "BRENGA", "DHOGAT", patjeter"NJE KAPROLLE"

Urime, me arritje te reja. Me shume respekt dhe dashuri,Myslimi.

Faleminderit.


'

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page