top of page

Poetja Olga Sedakova është një poete e çuditshme.


Olga Sedakova

Prof Vangjush Ziko

Të çuditshme atë e bën natyra, karakteri i saj i rrallë. Ajo nuk ankohet, është modeste dhe nuk grindet me fatin e vet. Jeta dhe biografia e saj i shmang, ajo nuk i mbivlerëson ngjarjet e jashtëzakonshme, vlerësimet, çmimet, titujt, që me begati ia ka dhënë jeta, talenti, puna dhe përkushtimi i saj i përkorë. Objekt i interesit të saj shkencor dhe i atij artistik mbetet njeriu si krijues i kulturës, i jetës, i vetvetes. Poezia e saj është një poezi doktrinale. Në pytjen se çfarë vendi ze Zoti në poezinë e saj, ajo përgjigjet: -Të gjitha janë për Zotin. Gjashtëdhjetë përqind, dyzet përqind për çdo gjë tjetër.

“Pak kohë më parë, - pohon poetja,- më shkruan dy njerëz, të cilëve e njëjta poezi, “Engjëlli i Reimsit”, ua shpëtoi jetën nga vetëvrasja. Njërit në Itali dhe tjetrit në Zvicër. Ata e lexuan këtë poezi të përkthyer. Ka ardhur një kohë për të rinjtë, të cilët nuk e kuptojnë se përse duhet të jetojnë. Ata nuk kanë se ç'të bëjnë: çdo gjë u duket pa kuptim, civilizimi nuk u propozon asgjë. Unë u them, thjesht, mund të jetohet!”.

Mesazhin kryesor, që përcjell poezia dhe filozofia e saj, na e jep shumë bukur poezia, që po jua sjell në përkthimin tim:

ENGJËLLI I REIMSIT *

Francois Fedier-it

A je gati? (më buzëqesh engjëlli), të pyes, megjithëse e di, padyshim që je gati, nuk po i flas dikujt, po të flas ty, njeriut, zemra e të cilit nuk e përjeton dot tradhtinë e Mbretit të kurorëzuar publikisht dhe për zotin tjetër po të flas, Mbretin e Qiejve, Qengjin tonë, që vdiq shpresëplotë, ti mua përsëri do më dëgjosh, përsëri e përsëri, si çdo mbrëmje, emrin tim ta kumbojnë këmbanat mbi tokën me të lashta të mbara dhe me hardhi plot vesë, edhe kallirin edhe rrushin tingulli im i gjallon, megjithatë, te ky gur xixëllues ngre dorën e plagosur në luftën botërore, megjithatë, lejomë të të kujtoj: a je gati t'i bësh ballë murtajës, nënshtrimit, frikës, zjarrit, pushtuesve të huaj, të tërbuar? Kjo është padyshim e rëndësishme, por s'e kam për këtë fjalën, aspak nuk jam i detyruar të ta kujtoj. Nuk më kanë dërguar për këtë. Po të them: a je gati për një lumturi të pabesueshme?

* Engjëlli i Reims-it zbukuron portalin e fasadës së katedrales mesjetare katolike në Reims të Gjermanisë.

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page