top of page

Poetit


Poetit

Astrit Lulushi


Për gazetarët do të vajtoj,

Le të vdesin - sepse kanë lindur;

Lajme, opinione prej tyre lexoj

Me pak admirim apo fajësim;

Shtypi është shterpë, megjithëse,

Plot lajme vendase e të huaja,

Asnjë vrasje a përdhunim,

Protestë a sulm policie

Nuk ia vlen të përmendet.

Miqtë tanë, vëshguesit,

Copëtues dhe gdhendës

Janë gjykatës të llaçit dhe gurit;

Por të takohen ose të patakuar,

Në një fushë të hapur,

Me guxim do të shqiptoja,

ata janë asgjë, askushi.

Të tregosh mirësinë tënde, Zot,

Që i dhurove Poetit;

A do të kisha një të tillë

Si një rreze dielli,

Dhe atëherë e gjithë bota ta dinte!

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page