top of page

Po si mos ta duash, MUSTAFA GREBLLESHIN?



(Ese)


Nga Përparim HYSi Parabol Ndodh që të kapë një obsesion dhe,krejt pa dashur, bie peng i këtij obsesioni dhe nuk e ke fare të lehtë që të çlirohesh prej tij. Kështu ka ndodhur me mua qëkur isha fëmijë dhe,për çudi,"çlirimi nga ky lloj pengu", më bëri si me krahë,por qe vonë. Tepër vonë.

* * * Kam qenë nxënës në klasën e gjashtë dhe,ngaqë nuk kishim shkollë unike (kështu quhej 7-vjeçarja në vitet '50-të dhe bëhet fjalë për vitin 1953), unë e vazhdoja në Fier,4-orë larg nga shtëpia në fshat. Në Fier banonte një grua plakë që në lidhje pak të largëta fisnore kish të bënte me ne. Qenë vite të vështira dhe babai,kur po nisesha në shkollë, më dha një trastë me miell:- Çoja nënë FERIDESË,- më porositi ai. Ia dija shtëpinë (kish një barakë prej purpuliti) mu përballë ish Hotel "Turizmit". Ia çova asaj dhe ajo,si nga anët tona (me gjak jam nga Skrapari), më puthi në të dy faqet dhe më futi në gojë një pafkë sheqeri. Hodha sytë rreth e rrotull, kurioz si çdo fëmijë dhe sytë më mbetën tek një raft plot me libra. Ne,në shtëpinë tonë, nuk kishim një libër për be,kurse hallë FERIDEJA,vërtet nuk kish miell, por libra kishte sa për gjithë klasën tonë. I zura me dorë dhe sytë më mbetën mbi një libër me të kuqe (nga koha pak e zbardhur) dhe i them:- Hallo FERIDE,a ta marë këtë librin? - A nuk i merr të tëra? E mora librin,e futa në trastën time të librave (unë nuk kam patur çantë) dhe,kur mbrrita në shtëpi, nxora "librin e hallë Ferides dhe frymën e mbajta pas dhënëve. Atje iu futa leximit të librit dhe,O ZOT, u mbusha me çudira. Libri qe "Gremina e dashurisë" dhe e kish shkruar një M.GREBLLESHI. I përpija faqet një nga një dhe,sa inat! U err dhe në shtëpi as më shkonte mendja se mund të lexoja. Ne, në shtëpi, qemë 14-veta dhe drita e llampës nuk më linte të lexoja. Pak nga pak,sikur hyra në "lëkurën e M.GRBELLSHIT" dhe,tek qaja (unë i merrja krejt të vërteta ato që shkruheshin) dhe thosha:- Bobo, ç'të gjeti,mor MEMËL GREBLLESHI (epo,me siguri kështu quhej ky që e kish shkruar) dhe lotët vërgaj:sa për Memlin ,aq dhe për Margaritën. * * * Unë qeshë nxënës në klasën e gjashtë dhe lëndën e gjuhës dhe të leximit po e bënim me një mësuese që të rralla i kish si shoqet,ashtu dhe kolegët meshkuj. Kur erdhi në shkollën nr.2 të Fierit, mësuesja VIOLLCA OMARI qe shtatëzënë dhe i shoqi, HIQMET OMARI, na jepte biologji. Mua profesore VIOLLCA më donte si djalin e saj dhe ndodhte që me djalin e saj të prosalindur,LANDIN apo LEANDRIN në krahë, më përcilte deri sa lija qytetin dhe merrja rrugën për në fshat. Profesorja u bë gati një nënë e dytë për mua dhe një ditë më tha:- Thuajj babait, të keqen profesorja ty,që të ikë me gjithë familje nga fshati! E mira dhe e shtrenjta,porfesorja ime, e nuhaste "kolerën" që i afrohej fshatit,po ku dëgjonte babai im me atë vesh? Ne nuk ikëm nga fshati. Unë vazhdova shkollën për mësues dhe qysh në vitin 1959 u bëmë kolegë me profesoren time. Miqësinë e forcuam dhe unë u ndava me të vetëm kur ndërroi jetë,para disa vjetësh. Miqësinë e mbaj dhe me dy djemtë e profesores,LEANDRIN, një mësues shumë i mirë matematike dhe me LULI OMARIN,të vogëlin, që "ç'i sheh syri, ia bën dora". Pse LULZIM OMARI është i tillë,kur ika në AMERIKË, në vitn 2000, i dhurova bibliotekën time që,sall duarëve të tij të arta,atje në shtëpinë e tij (me të e mbylli jetë dhe profesorja ime),ka marë një hijeshi tjetër. * * * E di që kushdo që lexon këto rreshta do të më marrë për të lajthitur. Se duket që nisem për Sham dhe sos në Bagdat. Jo.Jam shumë i kthiellët,por ka ca përkime të çuditshme që, me të vërtetë, nuk kam se si mos ndalem qoftë dhe paksa. * * * Të kthehem tek"Gremina..."; tek MEMLI e MARGARITA! Kurrë nuk kam qarë sa atëherë. E merrja të"pandehur"autorin(gjithmonë për mua quhej MEMËL dhe shkoi e vate dhe thosha:-Përse?Përse të hidhte në greminë? Ke parë të qashë pa rrahur. MEMLIN-MUSTAFA e përfytyroja të bukur dhe,siç ekujtoj tani mjegullash, më dukej si ai artisti nga Azerbajxhani që këndonte "Arshi-mallalaja", RASHIT BEJBUTOVI (po ku kisha parë tjetër unë?).Mandej... ah,sikur ta takoja qoftë dhe një herë! Epo,kur thonë anglezët a ndofta ÇURÇILLI,:- Mos thuaj,kurrë-kurrrë! Unë atëherë, në klasën e gjashtë në vitin 1953, nuk e dija që ai,MEMLI-MUSTAFA që më kish kapur rob mua, para pak kohe kish qenë mësues në një fshat afër shkollës sime (unë do nisesha mme vrap andej) dhe,tek po prralis për të, veç vonë e mora vesh që profesorja ime e dashur,VIOLLCA OMARI (GREBLLESHI) ishte dora vetë motra e MEMLIT që e kërkoja në qiell dhe e gjeta në tokë. Unë kisha gati 20-vjet mësues (ne nuk i prisnim vizitat reciproke) dhe ja, ndodhi ajo që nuk e prisja: në shtëpinë e profesores (tani u hapën letrat) ,gjeta:- Edhe MEMLIN,edhe MARGARITËN! Tani përsëri qava:por qenë lot gëzimi. Ngjasimi me BEJBUTOVIN qe saktë,kurse MARGARITA,ajo dibrania fisnike RUSHI qe një aritokrate e vërtetë. Doja që ai takim mos mbaronte kurrë.Qe, me të vërtetë,si një përrallë dhe mbeti si e tillë.Kam qarë,kur mora vesh që MUSTAFA GREBLLESHI ndërroi jetë me libër në dorë. E doja dhe vazhdoj ta dua. * * * Sa mora vesh që kishin dalë kujtimet për MUSTAFA GREBLLESHIN, u vura në kërkim dhe në një librari afër shkollës"Sabaudin GabranI" lashë nummrin tim të telefonit për të ma gjetur. Sa e gjeta, i lexova me një frymë dhe, më duket se nga të gjithë ata që e kanë njohur MUSTAFA GREBLLESHIN;, sikur kam të drejtën morale që të shkruaj më shumë për të. Së pari," se më ka mbajtur peng" në vitet.kur çdo gjë që fluturonte, hahej dhe,së dyti, nga MUSTAFA GREBLLESHI mora shpirton dhe ndeza zjarrin e pasionit për të lexuar. Nëse unë jam ky që jam në "fushën e letrave" merita i takon MUSTAFA GREBLLESHIT. Për mua,MUSTAFA GREBLLESHI është i mirë si ujë i pijshëm. Lexon kujtimet e tij nga viti 1939 e deri në vitin 1944 dhe nuk ke se si mos duash atë. Pa vënë brisk në faqe,hedh mbi supe hallet e mëdha të shtëpisë ( i ati,HAMID GRBLLESHI,oficer madhor pëson shok psikologjik qëkur u pushtua Shqipëria nga fashistët dhe mbyllet brenda mureve të shtëpisë.).Sado gjimnazist,17 vjeçar,ai jo vetëm punon në punë të rënda dhe,krahas shokëve,proteston kundër pushtuesëve. Lermotovi,poeti i madh rus,siç më kujtohet,ka dy vargje që,sikur i ka thënë për MUSTAFAN:"... dhe ai, i mjeri,kërkon stuhinë/sikur në stuhi do të gjejë prehje". Po MUSTFA GREBLLESHI apo MEMLI IM e kërkonte"stuhinë" se qe atdhetar; dhe nga"stuhia" nuk gjeti prehje,por dhe u plagos dhe kjo ndodhi (gjithmonë sipas meje) se MUASTAFAI ka qenë edhe BRUT,por edhe KAS. PLUTARKU thotë:" Bruti urrente tiraninë,kurse KASI urrent tiranin". MUSTAFAI i kish të dy këto atribute dhe saj QAZIM MULLETIT (më tepër si tiranas nga derë tësojme) u dërgua për studime në ITALI. I la pa mbaruar dhe vjen në Atdhe dhe punon si gazetar. Kudo me shkrimet e tij e bën ferk:LIU i CAKUT me ato idiomat e të folmes me dialekt, godiste atje ku i dhimbte shoqërisë. Alturist si ai nuk gjen.Përkthen dhe nuk merr pare.Kontributi i tij me Kryqin e kuq, është një atribut tjetër që ia zbardh dhe më shumë ballin dhe faqen e bardhë njëherësh. Si gazetar,di të vëjë pikat mbi i, mbi qeveritarë të kohës dhe nuk i kursen, pa bërë "shartime" me ta. Ka qenë rreth 20-vjeç kur ka shkruar romanin" Gremina e dashurisë" dhe,veç këtij romani, monografi për HAKI STËRMILLIN; një për FAN NOLIN dhe për OMAR KHAJAMIN. Dhe ishte duke bërë gati një për GJERGJI DAKON. Kolegët e tij të penës,GJERGJ BUBANI,STEFAN SHUNDI,FIQRI LLAGAMI dhe, O ZOT :-Sa zhgënjim, që MUSTFA GREBLLESHI që në ato vite ka qenë një penë perfide, u shpërblye, një ditë prej ditësh, me pranga në duar. Si bashkëshokët e penës:PETRO MARKO,DHIMITËR PASKO. Burgu e damkosi,i hoqi lirinë e të shkruarit dhe MUSTAFA GREBLLESHI mbeti në"hije" se nuk dinte të"lëpinte jargët e pushtetit" dhe,sado me pompën e bojaxhiut në kurriz,arriti të na japë atë"Albumin e bojaxhiut", por edhe përkthimet brilante nga PIRANDELO;"Njëmijë e një net" apo dhe të ndonjë autori tjetër. Në gjykimin tim: e"vranë në gjumë". Më vjen mirë që një shkolle i kanë vënë emrin e tij. * * * E kam dashur MUSTAFA GREBLLESHIN dhe,për të paguar një farë"takse", në librin tim të parë "Rektimat e dashurisë" një poezi është për të. MUSTAFA GREBLLESHIT Edne pa vënë brisk në faqe,seç u shfaqe si kometë Memli yt me MARGARITËN, një ROMEU,një ZHULIETË! Libri yt, bibël amori,për rinë seç bën apel Pse më duket MUSTAFA sikur solle një "Verter..."* Diktatura lëmoi kosën se tek ti shihte armik Dhe të morën, të burgosën,tutje në një burg të lig Dhe mandej,klavari i gjatë (pompë e bojës mbi kurriz) Nje regjim i zi,si natë, të vrasë shpirtin alturist. Por në muret lyer me bojë (midis llaçit e zhavorit) Me pen na le pa gojë ( me TUT HUQËT e humorit) Pa kur çlodheshe nënë hije, sado kish andralla Plot" me hurma arabie" na gostisje me përralla.** Ja, kështu, të"vranë në gjumë (e padrejtë je, moj jetë) Ike"sikur kishe punë" (ndoshta kthehesh si kometë) * Verteri i GËTES ** Njëmijë e një net ose"Nën hijen e hurmave" të përktheryera. Po si mos ta duash,MUSTFANË? Pa dyshim që kujtimet e tij do vazhdojnë. Poezinë e kam shkruar në 1996.


Tiranë,15 prill 2021

121 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page