top of page

Po i ngjyros kujtimet ...



Në foto: Nga e majta në të djathtë: Ndriçim Hysa, Mehmet Leshi, Fatmir Terziu, Osman Stafa, Beqir Qosja, dhe ulur Veiz Qosja…



A mund të thoje nuk shkoj dot? Sapo e kisha lënë Hekurudhën Milot-Rrëshen-Klos, duke qenë Komandant i Sektorit të Suçit, Burrel, një letër anonime do të shkonte në zyrën e Komitetit Qendror të BRPSH-së së asaj kohe ku midis të tjerave shkruhej: „Ju mbani në një detyrë të lartë një intelektual që ka pasur babain e tij në burg, dhe dihet pse ai ka qenë kundër partisë dhe …“. Ishte e hënë në mëngjes dhe unë u gjënda në zyrën e Mimoza Jazoj, Sekretare…Nuk kisha shans atë ditë të flisja me të tjerët e sekretariatit, ishin në mbledhje me Alinë e Parë. „Ulu, më tha, Sekretarja bjonde. Lexoje këtë…“ Unë shtanga dhe u zverdha. Nuk mund ta besoja. Im Atë vërtet kishte disa probleme me sistemin, por jo të ishte dënuar në një masë të tillë… E dija se puna ishte gjetkë. Ishte burgu i gjyshit tim të nderuar, Shaban Sinani, që falë shokëve të tij si Rrahman Hanku kishte kaluar lehtë me gjashtë vite dënim… E kjo na mbahej fshehtë në shtëpi, se … dihej pse. Nejse, letra ishte letër dhe ishte nënshkruar nga dy persona… Unë po ua them inicialet e tyre, se të dy ishin drejtues të një Këshilli Popullor në Elbasan V.S. dhe F. T.

Eh, çfarë mund të bëje? Bëra likuidimet me kuadrin dhe… Pas dy ditësh u gjenda mësues me emërimin e menjëhershëm në Plangaricë të Gracenit.

Sërish ishte e hënë dhe binte shi. Sekretari i Gracenit, Kujtim Dedja, në mos gaboj dhe Nazmi Beqari shefi i degës së kuadrit më thanë një palë çizme se binte shi. Kështu e nisa punën derisa kjo fotografi me stafin tim të asaj shkolle të largët u fiksua kur më emëruan më pas Drejtor të Shkollës. Dhe kështu ula kokën, por askush nuk besonte se kisha ardhur nga Komandant Sektori në atë shkollë…, mjaft të largët. Unë heshta atëherë, por nuk mund të hesht tani për disa tipa me kostum ushtarak dhe me shijen e negativit në mendjen e tyre…


38 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page