top of page

Piktori e kishte harruar…


OPTIMIZËM, APO PESIMIZËM? DJE APO SOT?... -Duke heshtur ndaj një skice 40 vjeçare të piktorit Huzri Hozha nga Dibra shqiptare- Kjo skicë të merr me vete dhe “të mbyt”…E kam shijuar dhimbshëm 40 vjet më parë. Studenti dibran Uzri Hoxha, ma dedikoi miqësisht si kryeredaktor i gazetws “Studenti i Bujqwsisw”. E shtrëngova fort atë copë letre me skicën e piktorit tashmë të stazhionuar nga vitet…Është e vetmja skicë që më ka shoqëruar deri në Amerikë…Optimizëm apo Pesimizëm?...Unë sa herë i hedh sytë dridhem. Ishte viti 1982, kur “sorrat hanin njëri tjetrin”…Unë pyesja veten: Si është e mundur?, por kurrë nuk u bëra antiqeveri, por i shërbeva qeverisë si edhe shumë të tjerë si unë që sot “krekosen”…Unë thjesht ruaj një dëshmi autentike të “revoltës” dhe dhimbjes.I madhi Huzri Hoxha që e quanim thjesht Uzri Hoxha, nuk ma dha për të botuar, thjesht ma besoi siç besojnë artistët.Unë e ruajta besimin si “ilustrim” i oshalacioneve të asaj moshe, por kurrë

nuk e shita “piktorin dekadent”, talentin e sotëm me emrin Huzri Hoxha…Kjo është një dëshmi se në ato kohë ne ishim të lirë “aq sa donim” dhe “aq sa donin”, por kjo skicë dëshmon se burrat ishin burra dhe unë jam një nga ata bashkë me Uzri Hoxhën…Nuk e shfaq të shes mend, thjesht dua të rrëfej se ajo kohë, sado e egërr ishte, njerëzit e mirë i besonin njëri tjetrit, shpreheshin, revoltoheshin duke thënë “Si është mundur…?” A nuk bërtasim si të marrë edhe sot duke i thënë njëri tjetrit në mejdanet publike me zë të lartë: “Si është e mundur?!…” Çfarë shpreh kjo skicë vizatimore e “Van Gogut” dibran Huzri Hoxha, shpresë apo hidhërim? Optimizëm apo pesimizëm?....E djeshmja, apo e sotmja?...Unë e kam në shënimet e mia personale të vitit 1982. Piktori e kishte harruar…

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page