top of page

Piktori


Minush Hoxha


Përcillësi i Kaltër sikur e quanin se kishte sy të kaltër e të veshura petka blu si një protokolist në kancelari të ndonjë autoriteti shtetëror, e shoqëronte një që jipej fare drejtpërdrejtë për piktor e që askush nuk mundte ta identifikonte të tillë. Sipas një logjike të padijtur, ashtu vetvetiu apo ndofta kishte dhe urdhër, përcillte piktorin, ia qortonte sjelljen a mendimin dhe në këte detyrë si një hije i qëndronte prore pranë. Gjasonte në mumie që ecën dhe flitte pak. Ashtu pa i folur njëri tjetrit, në një hap të nxitueshëm gadi të ngutshëm, Piktori i pari e Përcillësi fare pranë tij, arriten tek galeri e artit pamor e cila ishte bërë e tillë duke u shndërruar nga një bujtinë e një shekulli më parë, dhe tek-tuk vërehej dhe ndonjë vizitor që nga afër me kërshëri shihnin pikturat. Gadi në të njejtin çast ndaluan para një pikture që kishte një koloritë mahnites dhe dimensione më të mëdha se të zakontat . Ky që kishte një natyrë të gjallë e që jipej drejtpërsedrejti piktor, veshur si në dy tre shekuj më parë-larmi pasteli- u deklamua sapo u ndalë. ” Kjo është ajo që kam bërë unë. A s’është mahnitëse!” e pyeti Përcillësin e Kaltër duke ngrirur kokën për shkak të shtatit të lartë të tij. ”E sheh se si përmes ngjyrave e flet një storie që ka ndodhur vërtetë”. Kur Përcillësi i Kaltër i tij e shikoj qortueshëm dhe në pabesim ai vazhdojë: ”Sheh atë brazden që e kalon brusha përmes ngjyres së zezë-të zëzë të rëndë-fëëët-shpejtë, sigurtë” kalojë ai mu mbi ngjyrën e zezë të piktures. ”Është në të vërtetë një simbol. Po, ju të kaltërit që jeni arsyeja, nuk e kuptoni këte finesë . Është një finesë ndjesie, prandaj…” ndërhyri Piktori me qortim e pastaj vazhdojë: ”Një rrëfim për tragjizmin që lidhët për ngjarjen shumë të ditur sipas kallximit të së cilës kishin akuzuar një njeri të njohur të kohes. E përse…? Se, përmes opusit të vetë pamor, kinse kishte kanosur përmbysjen e një pushteti. Cilit? Një pushteti që-ç’është e vërteta- kishte bërë skëterrën nga jetë e njerëzve. E unë, unë që jam autoritet, njihja fare mirë atë njeri dhe kisha një afri me te sa për ziliqar dhe aqë sa rrezikoja të qenit gjallë për këte. Po ky ishte guximi i një gjeniu. Dilte nga rregullat e të krijuarit art. Dhe në një dite të nxehtë -shtoj më pas- kur në praninë e qytetarëve e kishin ekzekutuar me varje në një shesh publik, tek ishin të lemeritur e tek vajtonin nga dhimbja që të gjithë, unë isha mu pranë tij. ”E përjetëshme do jetë figura jote në kujtesen e artit” e trimërova unë. Ai më shikoj drejtë në sy pastaj bëri një hark këqyrjeje dëshmitarëve të ekzekutimit dhe tek pshtyu xhelatet, i hiku një qeshje e lehtë fytyres dhe vazhdojë të jetë i qetë. “Dhe shikon sfondin e kaltërt që katërcipërisht mbulon pëlhuren mbi të cilën shtrihet harmoni e ngjyrave të tjera-shlirëshem e guximshëm, me një ekspresivitet të rrallë. Në të vërtetë janë koha dhe universi të palimituar të cilët në një hapësirë pa fund, nën një qiell të këthjelltë, mavi-mavi, tashmë fare të qetë, një ekulibrim i këndëshem që përmes përçuesve pa fund të lëkures e ndjenë njeriu në vete dhe fle e qetë gjithësia edhe vetë fare e lumtur që është e tillë. Shikon ngjyren e verdhë. Ate që ndalon nga okeri si një zë i arsyes i cili është i spërkatur nga pikla të parregullta purpur si një fishelzjarr i ngadhnjimit në qiell. Sheh se si sublimon në vete lumturinë dhe jetën në një gëzim të pazakonte? Ja pra, ai okeri ndalon harlisjen e pakontrolluar të së verdhes-at atakun karagjoz të saj, që, një gjëndje të mbushulluar me hare por gjithnjë e kontrolluar nga mendja i vë pike ndikimit të mundëshem të satanait dhe ndalon apokaliptiken që do e shkaktonte ai. E shikon se si ëngjëllisht, aqë prajshëm tek-tuk yjzit në një ngjyrë që nuk dij nëse është e bardhë apo e verdhë-por gjithësesi paqësore, të rradhitur në sfondin e kaltër sikur t’i kishte hedhur në gjithësi një dorë tej mase precize, rezojnë një dritë të qetë, o jo- kursesi vërbuese, se nuk duan të prishin harmoninë, por në rrugen që ajo vëte nga përsosmëria, e ndihmojnë duke e mbajtur nga krahu. Dhe tër këto janë jeta që ardhi pas asaj storie tragjike që ta shfaqa më parë, si një shpërblim nga sakrifica që bëri ai njeri” Përcillësi i Kaltër vetëm e shikonte dhe nuk jipte shenjën nëse dyshonte ose aprovonte rrefimin për të vërtetë. Po e dëgjonte vëmendëshem. Sikur i dha isharet të vazhdojë. ” E po, ky jam unë. Piktori vetë!. Ç’zgurdullon sytë? S’e beson! E shoh se do më qortosh duke besuar në njëfarë ndërgjegje kinse të paster se –sikur duket- këte ta dhanë detyrë apo e ke me të lindur.Do ma thuash se rrëshqita nga mendja tek mendoj se iu gjeta pranë atij njeriu! Se bëjë një plagjiaturë të një pikture kaqë të bukur e domëthënëse. Po kjo nuk të ecen të unë…. Ja, do provoj një pyetje dhe ti-po ,mujte-përgjigju: po nuk bëra unë pikturën, nga i dij tërë këto për te pa të cilat ajo as që do qëndronte dhe përse duhet të jetë e përligjur që një firmosje thuaja mëngjeroshe, ashtu krejtësisht pazakonshëm, e që më shumë është shkarravirë e bërë vetimthi, domososhmërisht të provoj autorin kur këte mund ta bëjë çdo njeri që ka s’paku dy gishtërinjë në llëmën e dorës së vetë. Mendon Ti Zotëri i lartësuar se Piktori që fshihet pas shkarravires-se ajo shkarravirë, nuk është një vazhdimësi pa devijime i një procesi i nisur në një çast për të cilin nuk ka datë dhe, tani, të kalojë nëpër mua. Po e mohove këte atëherë nuk ditke asgjë. Se mos e lindi ai ose e sajojë vetën? Zotëri respekt e përkulje ty, por të përgjërohem përulshem t’mos mbash anën e gabuar” Pas këtyre që i thash pyetem: përse nuk mund të jam unë Piktori…Dhe jam, pa dyshim?” Shoqëruesi e kapi më fuqishem nga krahu dhe duke ia trajtuar ate që dëgjoj ilusion ia tha: ”Të vëmë jetës së vërtetë Z. Foltin”. Piktori më kot rrezistonte.Përcillësi i Kaltër ishte shumë më i fuqishëm. Që në çastin tjeter, njësoj si kur ardhën te galeria- dolën… Dhe një foto nga vizita personit që më dha frymë e më inspiroj sa të bëjë jeten që bëra me tërë magjinë e sajë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page