top of page

PETRO DHIMITRI NDEROHET ME AWARD OF EXCELLENCE


PETRO DHIMITRI NDEROHET ME AWARD OF EXCELLENCE


Fatmir Terziu


Petro Dhimitri, një figurat e respektuar të fushës së pikturës, është nderuar këto ditë me çmimin „Award of Excellence“. Këtë çmim ia ka akorduar organizata artistike (klubi) „Don Valley Art Club“. „Don Valley Art Club“ është një nga organizatat më të vjetra dhe më të spikatura në komunitetin e arteve të Torontos. Duke filluar si një grup i vogël artistësh të East York-ut në vitin 1948, klubi që atëherë është rritur dhe vazhdon të lulëzojë me një anëtarësim prej më shumë se 180 pjesëmarrës aktivë.



Portreti Rahila nga Petro Dhimitri

Dhe pikërisht në ekspozitën e pranverës, me rastin e 75 vjetorit të krijimit, ku morën pjesë mbi 100 artistë, ai u nderua për portretin Rahila. Vetë autori i këtij çmimi të lartë shprehet se „Në ekspozitat e pranverës klubi shpërndan dhe çmime për punët më të mira në peizazh, natyra të qeta, kompozime, portrete dhe artin abstrakt.“ „Don Valley Art Club“ është një klub dinamik që ofron një gamë të gjerë aktivitetesh dhe eventesh.

Sikurse shihet nga vetë çmimi firma që e ka nënshkruar atë është vetë Presidentja e „Don Valle Art Club“, Carolyn Shushelski. Çmimi për artistin shqiptaro-kanadez u dha në një pritje në Galerinë e bukur Papermill në Historic Todmorden Mills. E mbi të gjitha ai çmim u dha në një ditë të shënuar sikurse vetë anëtarët e këtij klubi e quajtën „një festë e 75-vjetorit tonë!“



25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page