Petrit Malushi: Dy vjersha

Petrit Malushi: Dy vjersha
„Sofra e vjeshtës“
Vjeshta vjen si e mira amvisë,
Mbushur plot e rëndë ngarkuar.
Ëmbëlsohet rrushi në degë të hardhisë,
Ftua e shegë varur, anuar.
Mënjanë sharkun ka hedhur arra,
Nuk mbetet prapa bajamja e hollë.
Fiku cipëçarë bëhet lara-lara,
Faqet i kuqin dardhë edhe mollë.
Vjeshtën s’harron ta sjellë moti,
E mbush ajo sofrën e sheshtë.
Ka njerëz që presin vetëm nga
Zoti…
Të tjerë, vitin e bëjnë me dy vjeshtë.
Dyzim
Ulur në sofatin me pllaka guri,
Bisedoj e flas me vjeshtën.
Bollëku i stinës fjalët m‘i pruri
Për pemët, të vjelat e vreshtën.
Kush s’i provojë frutat e pjekur?
Prej shijes e lëngut kush s’lëpiu buzët?
Cilët gishta duruan pa prekur
Kokrrat e buta, faqebruzët?








Comments