Vendkalimi kufitar midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pikën Trebisht-Zhepisht
Vendkalimet kufitare të Shqipërisë janë një hapësirë e përcaktuar që shërben për të kontrolluar dhe eventualisht për të lejuar kalimin e personave dhe mallrave nga një shtet në tjetrin, prej Shqipërisë. Këto hapësira qeverisen nga organet policore, që regjistrojnë hyrje daljet e personave dhe automjeteve dhe organet financiare që regjistrojnë hyrje daljet e mallrave dhe të mjeteve financiare. Aktualisht Shqipëria ka 26 vendkalime kufitare që janë të natyrës tokësore, ajrore dhe detare. Një kalim i tillë është dhe ai që bashkon dy shtetet atë të Shqipërisë dhe maqedonisë së Veriut në pikëtakimin kufitar Trebisht – Zhepisht (Zhepisht (maqedonisht: Џепиште, shqip: Zhepisht) është një fshat në komunën e Dibrës, Republika e Maqedonisë së Veriut). Ky vendkalim është miratur në parim dhe pasi u ndërtua struktura rrugore dhe logjistike për të bërë të mundur funksionimin e tij, ende mbetet një vendlkalim me orar të reduktuar dhe me një arsyetim vetëm për banorë të lindur në ato fshtra dhe në fshtrat përreth tyre.
Vendlkalimi në fjalë nuk është i hapur për të gjithë shtetasit e të dy vendeve, pasi aty nuk ka dhe nuk është vendosur ende zyrtarisht një strukturë e duhur ligjore.
Duhet sqaruar se më datën 2 maj 2013 filloi funksionimi i kalimit nga pika e kalimit kufitar për qarkullim vendor Zhepisht – Trebisht, por vetëm për këmbësorë. Më pas u lejuan të kalojnë makina personale të rregjistruara në emrat e vendasve të përcaktuar në ligj. Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht (Dibër)-Zhepisht është bërë në bazë të marrëveshjes së atëhershme ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar, hartuar në Tiranë më 23 nëntor 2012. Marrëveshja është miratuar nga Qeveria shqiptare e asaj kohe me Vendimin nr. 70, datë 23.1.2013, botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë nr. 9, datë 14 shkurt 2013. Në atë kohë thuhej se pika e përbashkët e kalimit kufitar, do të funksionojë çdo ditë nga ora 8:00 - 20:00, respektivisht nga ora 8:00 - 18:00 sipas orës vendore dimërore, destinohet për banorët e zonës kufitare, njoftoi më 1 maj 2013 Ministria e Brendshme, Byroja për Sigurinë Publike, Sektori për Çështjet e Kufirit dhe të Migracionit të Maqedonisë së Veriut. Vendndodhja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar është në territorin e Republikës së Maqedonisë në vendin e quajtur “Livadhi”.
Sipas nenit 1, “palët ranë dakord për hapjen dhe vënien në funksionim të pikës së përbashkët të kalimit kufitar të Trebisht-Zhepisht për qarkullimin lokal të personave dhe të automjeteve”.
Sipas nenit 2 të Marrëveshjes “qytetarët e zonës kufitare, të cilët do të kalojnë kufirin shtetëror duke përdorur këtë pikë të kalimit kufitar, mund të transportojnë vetëm sendet dhe mallra që janë vetëm për përdorimin e tyre personal, të cilat janë në përputhje me ligjin doganor dhe janë të përjashtuara nga pagesa e detyrimeve doganore dhe për nga natyra dhe sasia e tyre nuk janë për qëllime tregtare.
“Pika e përbashkët e kalimit kufitar Trebisht-Zhepisht nuk mund të përdoret për transportin e mallrave, përmes kalimit të kufirit shtetëror, të cilat në përputhje me ligjin doganor apo atë tatimor, u nënshtrohen detyrimeve tatimore, apo normave për kontrollin që rregullojnë lëvizjen e tyre nëpërmjet kufirit shtetëror”. Pjesa shqiptare e Trebishtit përfshihet në qarkun e Dibrës dhe ka rreth saj fshatrat Klenjë, Gjinovec, Trebisht-Balaj, Trebisht-Çelebi, Trebisht-Muçinë, Vërnicë, Ostren i Vogël, Ostren i Madh e mjaft fshatra të tjera që përbëjnë zonën e Gollobordës në Shqipëri.
Në një kohë që lëvizja në këtë pikë lehtëson më shumë jetën e banorëve vendas, pasi ata kanë mundësi dhe lehtësi më të mëdha për të qarkulluar dhe në kohë dimri kur zona bllokohet nga dëbora, dhe si pasojë e mungesës së një infrastrukture të përshtatshme në territorin shqiptar, lëvizja e saj me të gjitha ligjet përkatëse dhe me një strukturë të plotë doganore do të mundësonte më së miri zbutjen e halleve të disa qindra banorëve të kësaj treve. Një marrëveshje më e freskët dhe më e detajuar midis dy qeverive aktuale do të bënte që ky vendlkalim të bëhej një shpresë jete dhe një mundësi më e madhe e lehtësimit të mjaft problemeve dhe halleve të kësaj zone. Edhe problemet me furnizimin e ushqimeve, edhe ato shëndetësore mund të kishin mjaft lehtësi, pasi qytetet e Dibrës së madhe, Strugës dhe Ohrit nuk janë shumë larg për këta banorë. Kjo zonë përditë e më shumë po zbrazet nga banorët e saj për shkak të neglizhencës së shtetit ndaj tyre dhe me këtë rast ata do të kishin më shumë mundësi të qëndronin në vendlindje e të kishin shpresa më të mëdha për jetën e familjes dhe të fëmijëve të tyre. Ju mund të nënshkruani këtë Peticion me qëllim që ai të shkojë në dëgjimin zyrtar të të dy vendeve, e në mundësinë e lehtësimit të jetëve njerëzore të kësaj popullsie të abandonuar e të neglizhuar në vite. Kjo sipas të gjitha konventave ndërkombëtare të njohura nga OKB dhe organizmat e tjerë për të Drejtat e lëvizjeve të lira të njeriut.
Të ligjërohet kalimi kufitar Trebisht-Zhepisht për të gjithë qytetarët dhe për mallrat.
Aktualisht pika e përbashkët e kalimit kufitar Trebisht-Zhepisht nuk mund të përdoret për transportin e mallrave, përmes kalimit të kufirit shtetëror, të cilat në përputhje me ligjin doganor apo atë tatimor, u nënshtrohen detyrimeve tatimore, apo normave për kontrollin që rregullojnë lëvizjen e tyre nëpërmjet kufirit shtetëror. Në këtë pikë nuk ka shërbim 24 orësh dhe nuk mund të kalojnë të gjithë shtetasit.
To legalize the Trebisht-Zhepisht border crossing for all citizens and for goods.
Currently, the joint border crossing point Trebisht-Zhepisht can not be used for the transport of goods, through the state border, which in accordance with customs or tax law, are subject to tax obligations, or norms for control that regulate their movement. through the state border. At this point there is no 24 hour service and not all citizens can pass.
FIRMOSE KËTU/SIGN HERE:
Comments